Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Siguria Operacionale - Beko B1RCNA364XB Bedienungsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen

Verfügbare Sprachen

Udhëzimet lidhur me sigurinë
Mos lidhni produktin në sistemet e furnizimit
siç janë pajisjet e furnizimit me energji
diellore. Përndryshe, produkti juaj mund të
dëmtohet si rezultat i luhatjeve të papritura të
tensionit!
Sa më shumë ftohës të përmbajë një
frigorifer, aq më e madhe do të jetë dhoma e
instalimit të tij. Në dhoma shumë të vogla,
mund të ndodhë një përzierje e ndezshme
mes gazit dhe ajrit në rast të rrjedhjes së
gazit në sistemin e ftohjes. Kërkohet të
paktën 1 m3 vëllim për çdo 8 gram ftohës.
Sasia e ftohësit në dispozicion në produktin
tuaj specifikohet në „Type Label" - Etiketën e
llojit.
Vendi i instalimit të produktit nuk duhet të
jetë i ekspozuar në dritën e drejtpërdrejtë të
diellit dhe nuk duhet të jetë në afërsi të një
burimi të ngrohjes siç janë sobat, radiatorët
etj...
Nëse nuk mund të parandaloni instalimin e
produktit në afërsi të një burimi të nxehtësisë,
mund të përdorni një pllakë të përshtatshme
izoluese dhe distanca minimale nga burimi i
nxehtësisë duhet të jetë siç specifikohet më
poshtë.
Së paku 30 cm larg nga burimet e ngrohjes
siç janë sobat, njësitë e ngrohjes dhe radiatorët,
etj...
Së paku 5 cm larg nga furrat elektrike.
Produkti juaj ka nivelin e mbrojtjes I.
Vendoseni produktin në rrymë në një prizë të
vendosur në mur e cila përputhet me vlerat e
tensionit, korrentit dhe frekuencës të cilat
specifikohen në etiketën e llojit. Priza duhet
të jetë e pajisur me një siguresë me një
shkallë prej 10 A - 16 A. Kompania jonë nuk
do të jetë përgjegjëse për dëmet që do të
shkaktohen si rezultat i përdorimit të
produktit pa u siguruar lidhjet e tokës dhe
elektrike të kryera sipas rregullave lokale ose
rregulloret kombëtare.
Kordoni i rrymës së produktit duhet të jetë i
ç'kyçur gjatë instalimit. Përndryshe mund të
ndodhë një rrezik i shokut elektrik ose
lëndimit.
Mos e vendosni produktin në priza të
lirshme, të thyera, të ndotura, të yndyrshme
ose priza që kanë dalë nga instalimet e tyre
me rrezik të kontaktit me ujin.
Vendoseni kordonin e rrymës dhe plastikeve
ndihmëse (nëse ekzistojnë) të produktit në
mënyrë që të mos shkaktojnë rrezik të
rrëzimit.
Depërtimi i lagështisë në pjesët e ndezura
ose në kordonin e rrymës mund të shkaktojë
lidhje të shkurtër. Prandaj, mos e përdorni
produktin në ambiente me lagështi ose në
zona ku uji mund të spërkat (p.sh. garazh,
dhomë e larjes së rrobave, etj.) Nëse
frigoriferi është i lagur me ujë, largojeni nga
priza dhe kontaktoni një shërbim të
autorizuar.
Mos e lidhni frigoriferin tuaj me pajisje të
kursimit të energjisë. Këto sisteme janë të
dëmshme për produktin tuaj.

1.6 Siguria operacionale

Mos përdorni tretës kimikë në produkt. Këto
materiale përmbajnë rreziqe të eksplodimit.
Në rast të një defekti të produktit, hiqeni nga
priza dhe mos e përdorni derisa të riparohet
nga shërbimi i autorizuar. Ekziston rreziku i
shokut elektrik.
Mos vendosni një burim flake (p.sh. qirinj,
cigare, etj.) mbi produktin ose në afërsi të tij.
Mos hipni mbi produkt. Rrezik i rrëzimit dhe
lëndimit!
Mos shkaktoni dëme në gypat e sistemit të
ftohjes duke përdorur mjete të mprehta dhe
shpuese. Ftohësi që spërkat në rast të
shpimit të gypave të gazit, zgjatimeve të
gypave ose veshjeve të sipërme të
sipërfaqes mund të shkaktojë acarim të
lëkurës dhe lëndime të syve.
Mos vendosni dhe mos përdorni pajisje
elektrike brenda frigoriferëve/frigoriferit të
thellë, përveç rasteve kur rekomandohet nga
prodhuesi.
5 / 22 SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis