Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Siguria Elektrike; Siguria Gjatë Manovrimit; Siguria Gjatë Instalimit - Beko B1RCNA364XB Bedienungsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen

Verfügbare Sprachen

Udhëzimet lidhur me sigurinë
Nëse ekziston një dry në derën e
produktit, mbajeni çelësin jashtë
përdorimit të fëmijëve.

1.3 Siguria elektrike

Produkti nuk duhet të futet në prizë
gjatë operacioneve të instalimit,
mirëmbajtjes, pastrimit, riparimit dhe
transportimit.
Nëse kordoni i rrymës është i dëmtuar,
duhet të zëvendësohet nga shërbimi i
autorizuar për të evituar ndonjë rrezik
që mund të ndodhë.
Mos e futni kordonin e rrymës nën
produkt ose në pjesën e pasme të
produktit. Mos vendosni gjësende të
rënda mbi kordonin e rrymës. Kordoni i
rrymës nuk duhet të lakohet, të shtypet,
dhe të bie në kontakt me ndonjë burim
të nxehtësisë.
Mos përdorni kordon zgjatës, pajisje me
shumë priza ose konvertor për të
operuar produktin.
Pajisjet me shumë priza ose furnizimi
portativ me energji elektrike mund të
kenë nxehje të tepër dhe të shkaktojnë
zjarr. Prandaj, mos të keni një pajisje
me shumë priza prapa ose afër
produktit.
Priza duhet të jetë e lehtë për t'u qasur.
Nëse kjo nuk është e mundur, në
instalimin elektrik duhet të ketë një
mekanizëm i cili plotëson legjislacionin
elektrik dhe që shkëput të gjitha
terminalet nga rrjeti (siguresa, çelësi,
çelësi kryesor etj.).
Mos prekni prizën me duar të lagura.
Kur e shkëputni pajisjen nga priza, mos
e mbani kordonin e rrymës, por prizën.
1.4 Siguria gjatë manovrimit
Ky produkt është i rëndë, mos e bartni
vetë.
Mos e mbani produktin nga dera e tij
gjatë manovrimit me produkt.
Bëni kujdes që të mos e dëmtoni
sistemin e ftohjes dhe gypat gjatë
manovrimit me produkt. Mos e vëni
produktin në funksion nëse gypat janë
të dëmtuar dhe kontaktoni një shërbim
të autorizuar.
1.5 Siguria gjatë instalimit
Kontaktoni shërbimin e autorizuar për
instalimin e produktit. Për të përgatitur
produktin për instalim, shikoni
informacionet në udhëzuesin për
përdorues dhe sigurohuni që pajisjet
elektrike dhe ato të ujit janë siç
kërkohet. Nëse instalimi nuk është i
përshtatshëm, thirreni një elektricist dhe
hidraulik të kualifikuar në mënyrë që t'i
kryejnë aranzhimet e nevojshme.
Përndryshe, mund të shkaktohen shoku
elektrik, zjarri, probleme me pajisje ose
lëndime.
Kontrolloni për ndonjë dëmtim në
produkt para se ta instaloni atë. Mos e
instaloni produktin nëse është i
dëmtuar.
Vendoseni produktin në një sipërfaqe të
sheshtë dhe të fortë dhe drejtpeshoni
me këmbët rregulluese. Përndryshe,
frigoriferi mund të përmbyset dhe
shkaktojë dëmtime.
Produkti mund të instalohet në një
ambient të thatë dhe të ajrosur. Mos
mbani qilima, tepihë ose mbulesa të
ngjashme për dysheme nën produktin.
Kjo mund të shkaktojë rrezik të zjarrit si
pasojë e ventilimit/ajrosjes të
papërshtatshëm/së papërshtatshme.
Mos i bllokoni ose mbuloni vrimat e
ventilimit. Përndryshe, konsumimi i
energjisë elektrike mund të rritet dhe
mund të ndodhin dëmtime ndaj
produktit tuaj.
4 / 22 SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis