Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen

Verfügbare Sprachen

5
Përgatitja
Sigurohuni që së pari t'i lexoni
„udhëzimet e sigurisë"!
Për një pajisje me qëndrim te lirë; "Kjo
pajisje ftohëse nuk është menduar për
t'u përdorur si një pajisje e integruar.
Frigoriferi juaj duhet të montohet të
paktën 30 cm larg burimeve të
nxehtësisë si sobat, furrat, ngrohjet
qendrore dhe stofat dhe të paktën 5 cm
larg nga furrat elektrike dhe nuk duhet
të vendoset nën dritën direkte të diellit.
Temperatura e ambientit të dhomës ku
do të instaloni produktin duhet të jetë të
paktën +5°C. Përdorimi i frigoriferit në
kushte më të ftohta nuk rekomandohet
për sa i përket efikasitetit të tij.
Ju lutem sigurohuni që pjesa e
brendshme e frigorifeirt të pastrohet
plotësisht.
Nëse do të montohen dy frigoriferë njëri
pas tjetrit, duhet të ketë një distancë të
paktën 2 cm midis tyre.
Kur e vini frigoriferin në punë për herë
të parë, ju lutem përmbajuni
udhëzimeve të mëposhtme gjatë
gjashtë orëve të para.
Dera nuk duhet të hapet shpesh.
Duhet të vihet në punë bosh pa
ushqime në të.
Mos e hiqni frigoriferin nga priza. Nëse
ndodh një ndërprerje energjie që nuk e
keni ju në dorë, ju lutem shikoni
paralajmërimet në pjesën "Zgjidhjet e
rekomanduara për problemet".
Paketimi dhe materialet e shkumës
origjinale duhet të ruhen për transport
ose lëvizje në të ardhmen.
Shportat/sirtarët që vijnë me dhomëzën
e ftohjes duhet të jenë gjithmonë në
përdorim, për konsum të ulët të
energjisë dhe për kushte më të mira
ruajtjeje.
Kontakti i ushqimit me sensorin e
temperaturës në dhomëzën e ngrirësit
mund të rrisë konsumin e energjisë së
pajisjes. Kështu që çdo kontakt me
sensorin (sensorët) duhet të shmanget.
Në disa modele, paneli i mjeteve fiket
automatikisht 1 minutë pasi dera të jetë
mbyllur. Do të riaktivizohet kur dera të
hapet ose të shtypet ndonjë pullë.
Për shkak të ndryshimit të temperaturës
si rezultat i hapjes/mbylljes së derës së
produktit gjatë përdorimit, kondensimi
në raftet e derës/trupit dhe në
kontejnerët e qelqit është normal.
Pasi ajri dhe lagështia nuk do të
depërtojnë direkt në produkt kur dyert
nuk janë të hapura, produkti juaj do të
optimalizohet në kushte të mjaftueshme
për ta mbrojtur ushqim tuaj. Funksionet
dhe pjesët si kompresori, erashka,
nxehja, shkrirja, ndriçimi, ekrani dhe
kështu me radhë do të funksionojnë
sipas nevojave për të konsumuar
energji minimale në këto rrethana.
Në rast se ekzistojnë opsione të
shumta, raftet e qelqit duhet të
vendosen në mënyrë që daljet e ajrit në
pjesën e pasme të mos bllokohen,
mundësisht daljet e ajrit të mbeten
poshtë raftit të xhamit. Ky kombinim
mund të ndihmojë në përmirësimin e
shpërndarjes së ajrit dhe efikasitetit të
energjisë.
12 / 22 SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis