Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita AC001G Betriebsanleitung Seite 216

Akku kompressor
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für AC001G:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 90
SI TA PARANDALONI
Përdoreni gjithnjë kompresorin në një vend të
ajrosur mirë, ku nuk ka avuj benzine ose holluesi.
Mos përdorni lëngje të djegshme në një hapësirë
të mbyllur.
Ajroseni gjithnjë vendin e spërkatjes.
Mos pini duhan gjatë spërkatjes dhe mos spërkatni
drejt një vendi ku krijohen shkëndija ose flakë.
Mbajini kompresorët sa më larg vendit të
spërkatjes, lini një distancë prej të paktën 6,1 m
nga zona e spërkatjes dhe nga të gjitha materialet
e djegshme.
Mbajini të gjitha materialet e djegshme në një
vend të sigurt larg nga kompresori.
PARALAJMËRIM:
Rrezik ndaj frymëmarrjes
ÇFARË MUND TË NDODHË
Ajri i ngjeshur nga kompresori nuk është i
përshtatshëm për frymëmarrje.
Ajri mund të përmbajë monoksid karboni ose avujt
të tjerë, ose grimca nga depozita ose komponentë
të tjerë.
Materialet e spërkatura si boja, holluesit e bojës,
pastruesit e bojës, insekticidet, pastruesit e
barërave që këqija, etj. përmbajnë avuj dhe helme
të dëmshme.
Frymëmarrja nga kompresori ose nga materialet e
spërkatura mund të shkaktojë plagosje të rënda.
SI TA PARANDALONI
Asnjëherë mos thithni ajër nga kompresori, qoftë
direkt qoftë nga një pajisje frymëmarrjeje e lidhur
me kompresorin.
Punoni në një vend ku ka ajrosje të mirë.
Lexoni dhe zbatoni udhëzimet e sigurisë që
tregohen në etiketë ose në dokumentin e të
dhënave të sigurisë për materialin që po spërkatni.
Përdorni një respirator të miratuar të bërë
posaçërisht për t'u përdorur për punën tuaj.
Mos e mbani me vete kompresorin ndërsa lyeni.
PARALAJMËRIM:
Rrezik nga zhurma
Mbani mbrojtëse dëgjimi për t'i mbrojtur veshët
nga zhurma e shkarkimit gjatë punës.
PARALAJMËRIM:
Rrezik nga ajri i kompresuar
ÇFARË MUND TË NDODHË
Ajri i kompresuar mund të shkaktojë dëmtim të indeve
të buta, dhe mund të shtyjë papastërtitë, ciflat, grimcat
e lira dhe objektet e vogla me shpejtësi të lartë, duke
shkaktuar dëmtim të pronës ose dëmtime fizike.
SI TA PARANDALONI
Mbani gjithnjë syze sigurie të miratuara me mbrojtëse
anësore kur përdorni ose mirëmbani kompresorin.
Asnjëherë mos e drejtoni grykën ose spërkatësin drejt
ndonjë pjese të trupit ose te njerëzit e tjerë ose kafshët.
Fikeni gjithnjë kompresorin dhe shfryjeni presionin
nga linja e ajrit para se të bëni punë mirëmbajtjeje
dhe para se të lidhni mjete ose aksesorë.
PARALAJMËRIM:
Rrezik nga pjesët e lëvizshme
ÇFARË MUND TË NDODHË
Kompresori bën cikël automatikisht kur çelësi On/
Auto-Off është në pozicionin On/Auto. Nëse përpiqeni
ta riparoni ose të bëni punë mirëmbajtjeje ndërkohë
që kompresori është në punë ose i lidhur, mund të
ekspozoheni ndaj pjesëve të lëvizshme.
Këto pjesë të lëvizshme mund të shkaktojnë plagosje të rënda.
SI TA PARANDALONI
Fikeni gjithnjë çelësin On/Auto-Off dhe hiqeni
baterinë. Pas kësaj, lironi presionin nga depozita
dhe nga çdo pjesë para se të provoni të bëni punë
mirëmbajtjeje ose riparime.
Asnjëherë mos e përdorni kompresorin me mbrojtëse
ose kapakë që janë dëmtuar ose janë hequr.
Mbajini flokët, rrobat dhe dorezat larg pjesëve
lëvizëse. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e
gjatë mund të kapen në pjesët lëvizëse.
Hapësirat e ajrit mund të mbulojnë pjesët e
lëvizshme, dhe kjo gjë duhet shmangur.
PARALAJMËRIM:
Rrezik djegieje
Mos e përdorni kompresorin portativ me dyert
e mbyllura ose në ambiente të mbyllura!
Mos e hapni valvulën nëse nuk është lidhur
tubi i ajrit!
ÇFARË MUND TË NDODHË
Kontakti me pjesët e nxehta, si për shembull me kokën
e kompresorit ose tubat e daljes mund të shkaktojë
djegie të rënda të lëkurës.
SI TA PARANDALONI
Asnjëherë mos i prekni pjesët e nxehta gjatë
ose menjëherë pas përdorimit të kompresorit.
Mos futni duart përtej pjesëve mbrojtëse ose
mos u përpiqni të bëni punë mirëmbajtjeje derisa
kompresori të jetë ftohur.
Kapni gjithnjë dorezën kur e lëvizni ose
transportoni kompresorin.
Gjatë përdorimit të kompresorit dhe brenda një
ore pas përdorimit, mos i prekni pjesët e nxehta,
si cilindrin, kokën e cilindrit dhe tubin e shkarkimit.
Këto pjesë mund të nxehen dhe të shkaktojnë
djegie.
216 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis