Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita AC001G Betriebsanleitung Seite 215

Akku kompressor
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für AC001G:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 90
PARALAJMËRIM:
Rrezik i plasjes së depozitës së ajrit
ÇFARË MUND TË NDODHË
Situatat e mëposhtme mund të çojnë në dobësim të
depozitës, dhe TË SHKAKTOJNË SHPËRTHIM TË
FUQISHËM TË DEPOZITËS, DUKE JU PLAGOSUR
RËNDË JU OSE TË TJERËT:
Nëse uji i kondensuar nuk derdhet siç duhet nga
depozita, kjo mund të shkaktojë ndryshk dhe
hollim të murit të depozitës.
Modifikimet ose përpjekjet për ta riparuar
depozitën.
Modifikimet e paautorizuara në çelësin e presionit,
valvulën e sigurisë ose në ndonjë komponent
tjetër që kontrollon presionin e depozitës.
SI TA PARANDALONI
Pastrojeni depozitën e ajrit çdo ditë ose pas çdo
përdorimi. Nëse në depozitën e ajrit ka rrjedhje,
ndërrojeni menjëherë me një depozitë të re ose
ndërrojeni të gjithë kompresorin.
Mos e shponi, saldoni apo modifikoni në ndonjë
mënyrë depozitën e ajrit, përndryshe do të
dobësohet. Depozita mund të çahet ose të
shpërthejë. Ndërrojeni me një depozitë të re ajri.
Ndiqni rekomandimet e prodhuesve të pajisjeve
dhe mos e kaloni asnjëherë presionin maksimal
të lejuar të pjesëve. Asnjëherë mos e përdorni
kompresorin për të fryrë objekte të vogla të
presionit të ulët, si lodrat e fëmijëve, topat e
futbollit, topat e basketbollit, etj.
PARALAJMËRIM:
Rrezik që pjesët dhe aksesorët të çahen
ÇFARË MUND TË NDODHË
Nëse tejkalohet vlera e presionit të mjeteve me
ajër, pistoletave me ajër, aksesorëve që punojnë
me ajër, gomave DHE mjeteve të tjera që fryhen,
kjo mund të bëjë që ato të çahen ose të kërcejnë,
dhe kjo mund t'ju shkaktojë plagosje të rënda juve
ose të tjerëve.
Zbatoni gjithnjë të gjitha rregullat e sigurisë të
rekomanduara nga prodhuesi i mjetit me ajër,
përveç rregullave të sigurisë për kompresorin
me ajër. Zbatimi i këtij rregulli do të ulë rrezikun e
dëmtimeve të rënda personale.
PARALAJMËRIM:
Rrezik gjatë fryrjes së gomave
ÇFARË MUND TË NDODHË
Fryrja e tepërt e gomave mund të shkaktojë plagosje të
rënda dhe dëmtim të pronës.
SI TA PARANDALONI
Kontrolloni presionin e gomave para çdo përdorimi
me një matës presioni. Ndërsa fryni gomat,
konfirmoni presionin e saktë të gomave të shkruar
në murin anësor të gomës.
SHËNIM: Pajisjet që përdoren për fryrjen e gomave,
si depozitat e ajrit dhe kompresorët mund t'i fryjnë
tepër shpejt gomat e vogla ose artikujt e ngjashëm.
Rregulloni fryrjen e ajrit në mënyrë që të jetë i
barabartë ose më pak se vlera e presionit të gomës.
Për të parandaluar fryrjen e tepërt, fryni ajër pak nga
pak dhe kontrolloni shpesh presionin e gomës duke
përdorur një matës presioni të gomës.
PARALAJMËRIM:
Rrezik i goditjes elektrike
ÇFARË MUND TË NDODHË
Kompresori juaj me ajër punon me energji elektrike.
Njëlloj si çdo pajisje tjetër me energji elektrike, nëse
nuk përdoret siç duhet, kjo mund të shkaktojë goditje
elektrike.
SI TA PARANDALONI
Çdo instalim elektrik ose riparim që nevojitet
në këtë produkt duhet të bëhet nga personeli
i kualifikuar i shërbimit ose nga një elektricist i
licencuar, në përputhje me rregullat kombëtare
dhe lokale elektrike.
Asnjëherë mos e përdorni kompresorin jashtë kur
bie shi, ose në një ambient të lagësht.
Asnjëherë mos e përdorni kompresorin me
mbrojtëse ose kapakë që janë dëmtuar ose janë
hequr.
Për të ulur rrezikun e goditjeve elektrike, mos
e ekspozoni ndaj shiut. Ruajeni në ambiente të
brendshme.
Mos e ekspozoni kompresorin në shi ose kur ka
lagështi. Uji që hyn në kompresor rrit rrezikun e
goditjeve elektrike.
Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të
tokëzuara siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe
frigoriferët. Ka rrezik më të madh goditjeje
elektrike nëse trupi juaj prek tokën.
PARALAJMËRIM:
Rrezik shpërthimi ose zjarri
ÇFARË MUND TË NDODHË
Është normale që kontaktet elektrike brenda presionit
dhe çelësit të presionit të lëshojnë shkëndija çdo herë
që kompresori fillon ose ndalon së punuari. Asnjëherë
mos e vini kompresorin në punë në një vend ka të
pranishëm avuj të djegshëm. Kjo mund t'ju shkaktojë
plagosje të rënda juve ose të tjerëve.
215 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis