Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Carrier 42QHC009DS Installationshandbuch Seite 17

Wall mounted air conditioner
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für 42QHC009DS:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 72
1. PËRGATITJA PËR INSTALIM
1.1 MASAT PARAPRAKE TË SIGURISË
■ Instalimi, ndezja dhe shërbimet e riparimit të pajisjes së kondicionerit mund të jenë të rrezikshme për shkak të presioneve
të sistemit, komponentëve elektrikë dhe vendndodhjes së pajisjes (çati, struktura të ngritura etj.).
■ Kjo pajisje duhet të instalohet, ndizet dhe riparohet vetëm nga montuesit dhe mekanikët e trajnuar e të kualifikuar të shërbimit.
■ Gjatë punës në pajisje, lexoni masat paraprake në dokumentet e produktit, si dhe në shënimet, afishet dhe etiketat e ngjitura
në pajisje.
■ Zbatoni të gjitha kodet e sigurisë. Mbani syze mbrojtëse dhe doreza pune. Gjatë kallajisjes, mbani pranë vetes një leckë
për fikjen e zjarrit dhe fikse zjarri. Bëni kujdes gjatë mbajtjes, ngritjes dhe vendosjes së pajisjes së rëndë.
■ Lexoni të gjitha këto udhëzime dhe ndiqni të gjitha paralajmërimet ose njoftimet e përfshira në dokumentet e njësisë dhe ato
të bashkëngjitura te njësia. Për kërkesa të posaçme, shikoni kodet vendore të ndërtimit dhe Kodin Kombëtar Elektrik.
PARALAJMËRIM
Ky simbol tregon mundësinë e lëndimit ose të humbjes së jetës së personelit.
Gazi ftohës është më i rëndë se ajri dhe zëvendëson oksigjenin. Rrjedhja masive mund të shkaktojë pakësimin e
oksigjenit, veçanërisht në bodrume dhe mund të ketë rrezik asfiksie, duke rezultuar në lëndim të rëndë ose
vdekje.
Kur kondicioneri instalohet në një dhomë të vogël, merrni masat e duhura për t'u siguruar që përqendrimi i
agjentit ftohës që rrjedh në dhomë nuk e kalon nivelin kritik.
Nëse gjatë instalimit ka rrjedhje të gazit ftohës, ajrosni menjëherë zonën.
Gazi ftohës mund të prodhojë gaz toksik nëse bie në kontakt me zjarr të shkaktuar p.sh. nga ngrohësi i ventilatorit, furra ose pajisja e
gatimit. Ekspozimi në një gaz të tillë mund të shkaktojë lëndim të rëndë ose vdekje.
Shkëputeni nga burimi i energjisë përpara se të provoni të kryeni instalimet elektrike. Lidhni mirë kabllon
bashkuese.
Lidhja e gabuar mund shkaktojë dëmtimin e pjesëve elektrike.
Përdorni kabllot e specifikuara për lidhjet elektrike dhe lidhini mirë ato në seksionet lidhëse të bllokut terminal,
në mënyrë që forca e jashtme të mos ushtrohet në terminal.
Sigurohuni që të ketë tokëzim.
Mos i tokëzoni njësitë në tuba gazi, tuba uji, rrufepritës ose tela telefoni. Tokëzimi i paplotë mund të shkaktojë rrezik goditjesh të
rënda, duke rezultuar në lëndim ose vdekje.
Hidhini materialet ambalazhuese në mënyrë të sigurt.
Materialet ambalazhuese, të tilla si gozhdët dhe pjesët e tjera metalike prej druri mund të shkaktojnë plagosje ose lëndime të tjera.
Grisni dhe hidhni qeset plastike të ambalazhit në mënyrë që fëmijët të mos luajnë me to. Fëmijët që luajnë me qeset plastike
rrezikojnë të asfiksohen.
Mos e instaloni njësinë pranë përqendrimeve të avujve të gazit ose të gazit të djegshëm.
Sigurohuni të përdorni pjesët e instalimit të dhëna me pajisjen ose të specifikuara saktë.
Përdorimi i pjesëve të tjera mund të shkaktojë lirim të njësisë, rrjedhje uji, goditje elektrike, zjarr ose dëmtim të pajisjes.
Gjatë instalimit ose zhvendosjes së sistemit, mos lejoni futjen e ajrit ose të substancave të ndryshme nga
agjenti ftohës i specifikuar (R410A) në ciklin e ftohjes.
Mos e modifikoni kurrë këtë njësi pa hequr mbrojtëset e sigurisë ose duke anashkaluar ndonjë prej çelësave
bllokues të sigurisë.
Instalimet elektrike duhet të kryhen në përputhje me manualin e instalimit dhe kodet vendase, shtetërore dhe
lokale të instalimeve elektrike.
Sigurohuni të përdorni qark elektrik të posaçëm. Asnjëherë mos vendosni njëkohësisht pajisje të tjera në të
njëjtën prizë.
3
1. PËRGATITJA PËR INSTALIM
PARALAJMËRIM
Për të shmangur rreziqet që mund të shkaktohen nga rivendosja e shkujdesur e siguresës termike, pajisja nuk duhet të
furnizohet me energji nëpërmjet një pajisjeje të jashtme takim-stakimi, si p.sh. kohëmatës ose të lidhet me një qark që
ndizet dhe fiket rregullisht nga ndërmarrja.
Përdorni kabllot e përshkruara për lidhjen elektrike me izolim të mbrojtur nga mbështjellësja izoluese, e cila ka
diapazonin e duhur të temperaturës.
Kabllot e papërshtatshme mund të shkaktojnë rrjedhje elektrike, prodhim jonormal të nxehtësisë ose zjarr.
KUJDES
Ky simbol tregon mundësinë e dëmtimit të pronës ose të pasojave të rënda.
■ Për të shmangur lëndimin e personave, bëni kujdes kur kapni pjesët me skaje të mprehta.
■ Mos i instaloni njësitë e brendshme ose të jashtme në vende me kushte mjedisore të veçanta.
■ Mos e instaloni në një vend që mund të rrisë nivelin e zhurmës së njësisë ose ku zhurma dhe ajri që del mund
të shqetësojë fqinjët.
■ Instaloni mirë sistemin e shkarkimit/tubat në përputhje me manualin e instalimit.
Tubat e papërshtatshëm të shkarkimit mund të shkaktojnë rrjedhje uji dhe dëmtim të pronës.
■ Mos e instaloni kondicionerin në vendet e mëposhtme.
- Në vendet ku ka vajguri ose acid arseniku.
- Në vendet ku mund të grumbullohet ose mblidhet gaz gërryes (si p.sh., gazi i acidit sulfurik) ose gaz i djegshëm
(si p.sh. hollues) ose ku trajtohen substancat e djegshme që avullojnë.
- Në vendet ku ka pajisje që krijojnë fusha elektromagnetike ose harmonizim të frekuencave të larta.
1.2 AKSESORËT
Njësia vjen me aksesorët e dhënë në vijim. Lloji dhe sasia e tyre mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve.
Emri i aksesorëve
Sasia (copë)
Forma
Manuali
3
Dalja e shkarkimit
1
Guarnicioni
1
Pllaka e instalimit
1
Mbajtëse
5
Vida A
5
Emri i aksesorëve
Sasia (copë)
Forma
Telekomanda
1
Bateria
2
Mbajtësja
1
e telekomandës
Vida B
2
4

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis