Herunterladen Diese Seite drucken

schellenberg STA Slide 400 Handbuch Seite 110

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für STA Slide 400:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
VERIFIKIMET PËRPARA INSTALIMIT
Për të garantuar sigurinë e nevojshme dhe funksionimin pa probleme të mekanizmit
të transmisionit, duhet verifi kuar kushtet e mëposhtme paraprake:
– Dera duhet të jetë e përshtatshme për mekanizmin e transmisionit. Në veçanti, duhet të sigurohet që ajo është mjaftueshëm e
fortë dhe e qëndrueshme. Në rastin e dyerve metalike, ne këshillojmë lidhjen me vida me mekanizmin e transmisionit. Në rastin e
dyerve prej druri, vidat e mbërthimit duhen vendosur në anën e brendshme dhe të jashtme të pllakave metalike, sepse përndry-
she lidhja me fi leta do të bllokohet me kalimin e kohës.
– Përmasat dhe pesha duhet të përputhen me të dhënat e karakteristikave teknike.
– Verifi koni lëvizjen pa fërkim dhe të njëtrajtshme të kanateve, që do të thotë që përgjatë të gjithë lëvizjes nuk duhet hasur në fër-
kim dhe/ose pengesa.
– Duhet që të jenë të pranishme ndaluesit mekanikë në pozicionet „Tor AUF" (Dera hapur) dhe „Tor ZU" (Dera mbyllur).
– Hiqni bravat dhe bllokuesit e mundshëm.
PAS INSTALIMIT
– Rreziku më i madh i lëndimit ekziston në mjedisin afër shtyllave.
– Lëvizja e kanateve nuk duhet ngacmuar qëllimisht që të kundërveprojë.
– Degët e pemëve dhe gëmushat nuk duhet të ndikojnë në funksionimin e sistemit automatik të derës.
– Sistemet e treguesit të dritës duhet të jenë gjithmonë në gjendje funksionale dhe të duken mirë.
– Kanati i derës mund të lëvizet manualisht, vetëm pasi të jetë kryer zhbllokimi i tij.
– Në rast të problemeve në funksionim, kanatet duhen zhbllokuar për të mundësuar vazhdimin e kalimit përmes tyre. Duhet
pritur për ndërhyrjen teknike të personelit teknik të kualifi kuar.
– Ne rekomandojmë që personeli teknik i kualifi kuar të bëjë të paktën një herë në vit kontrollin e gjendjes funksionale të siste-
mit të derës, të pajisjeve të sigurisë dhe të aksesorëve të ndryshëm.
KUSHTET E GARANCISË
– Nga garancia përjashtohen dëmet, të cilat shkaktohen nga:
- Konsumimi normal i kushtëzuar nga përdorimi
- Montimi, lidhja, përdorimi ose trajtimi i gabuar
- Forca e madhe e ushtruar ose nga ndikime të tjera të jashtme
- Mirëmbajtja dhe riparimi i pasaktë nga të tretët
- Ndryshimet teknike nga të tretët
– Në rastin e garancisë, ne do të kryejmë riparimin e produktit ose shkëmbimin e tij me një produkt tjetër SCHELLENBERG
me të njëjtën vlerë, në varësi të zgjedhjes sonë.
– Periudha e garancisë nuk zgjatet në rastin e shkëmbimit ose të riparimit të produktit.
– Kushte paraprake për kërkesat e garancisë janë paraqitja e një kopjeje të faturës origjinale të blerjes. Në rastin e dërgimit të
pajisjeve, ju lutemi të bashkëngjitni gjithmonë një kopje të faturës origjinale të blerjes dhe një përshkrim të defektit të shfaqur.
– Periudhën e garancisë do ta gjeni të specifi kuar te specifi kimet teknike
Adresa për dërgimin e pajisjes:
Alfred Schellenberg GmbH
Endverbraucher-Service
An den Weiden 31
D-57078 Siegen
service@schellenberg.de
110

Werbung

loading