Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Ferm AGM1088 Originalbetriebsanleitung Seite 94

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 9
duhur. Shihni etiketën e parametrave në pajisje.
• Sigurohuni që diametri i boshtit i diskut
rektifikues, i rondelave, i dadove të shtrëngimit
etj. përputhet me diametrin e boshtit të pajisjes.
• Sigurohuni që disku rektifikues është montuar
në mënyrën e duhur. Mos përdorni përshtatës
ose mjete të tjera ndihmëse për të montuar
disqe rektifikuese që kanë diametër tjetër
boshti. SQ
• Përdorni vetëm disqe abrazive që
rekomandohen nga prodhuesi. Përdorni vetëm
mbrojtëse që janë projektuar posaçërisht për
disk rektifikues.
• Përdorni vetëm disqe rektifikues që janë të
përshtatshëm për përdorimin e synuar. Për
shembull: mos smeriloni me faqen anësore të
një disku prerës.
• Mos e përdorni pajisjen pa mbrojtëse. Montoni
mbrojtësen në mënyrë të sigurt për siguri
maksimale. Sigurohuni që përdoruesi është i
mbrojtur nga disku rektifikues sa më shumë të
jetë e mundur.
• Sigurohuni që materiali i punës është
mbështetur ose fiksuar siç duhet.
• Vendosni syze mbrojtëse. Përdorni mbrojtje
për dëgjimin. Vendosni maskë kundër
pluhurit. Nëse nevojitet, përdorni mjete të tjera
mbrojtëse, si p.sh. doreza sigurie, këpucë
sigurie etj. Rrezik lëndimi personal.
• Mbani kureshtarët larg nga zona e punës.
Sigurohuni që i gjithë personeli në zonën e
punës të ketë pajisje mbrojtëse. Rrezik lëndimi
personal.
• Mbajeni kordonin elektrik larg nga disku
rektifikues që rrotullohet. Nëse kordoni elektrik
prek diskun që rrotullohet, duart ose krahët
tuaj mund të bien në kontakt me diskun
rektifikues. Rrezik lëndimi personal.
• Mbajeni pajisjen nga sipërfaqet e izoluara
të dorezës, aty ku disku rektifikues mund të
bjerë në kontakt me tela ose kabllo elektrike
të padukshme. Nëse disku rektifikues bie në
kontakt me tela "nën tension", pjesët metalike
të ekspozuara të pajisjes mund të marrin
gjithashtu "nën tension". Rrezik goditjeje
elektrike.
• Mos e përdorni pajisjen kur jeni duke e mbajtur
anash trupit tuaj. Rrezik lëndimi personal.
• Mos e përdorni pajisjen në detale që kërkojnë
thellësi rektifikimi më të madhe sesa thellësia
maksimale rektifikuese e diskut.
94
• Mos përdorni aksesorë që kërkojnë përdorimin
e lëngjeve ftohëse. Rrezik goditjeje elektrike.
• Mos e përdorni pajisjen në afërsi të materialeve
të ndezshme. Rrezik zjarri.
• Mos punoni në materiale që përmbajnë asbest.
Asbesti konsiderohet si material që shkakton
kancer.
• Mos punoni në metale me përmbajtje magnezi
më të lartë se 80%.
• Bëni kujdes sepse disku rektifikues vazhdon të
rrotullohet për pak kohë pas fikjes së pajisjes.
Mos tentoni ta ndaloni vetë diskun rektifikues.
• Asnjëherë mos e ulni pajisjen mbi një tavolinë
apo bankë pune përpara se ta keni fikur atë.
• Pastroni rregullisht kanalet e ajrimit.
Rrezik goditjeje elektrike. Kundërgoditja është
një reagim i papritur ndaj një disku rektifikues të
bllokuar, të ngecur ose të përdredhur, e cila bën
që pajisja të ngrihet lart dhe të dalë nga materiali
që punohet, në drejtim të përdoruesit. Nëse disku
rektifikues bllokohet ose ngec ngushtë në prerje,
disku rektifikues bllokohet dhe pajisja shtyhet
mbrapsht me shpejtësi në drejtim të përdoruesit.
Nëse disku rektifikues përdridhet në prerje, buza e
pasme e diskut mund të gërryejë në sipërfaqen e
sipërme të detalit, duke bërë që disku rektifikues
të ngrihet lart nga kanali i prerjes dhe të kërcejë
mbrapsht drejt përdoruesit.
Kundërgoditja është rezultat i përdorimit të gabuar
të pajisjes dhe/ose i kushteve apo i procedurave
të gabuara të punës. Kundërgoditja mund të
shmanget duke marrë masat e duhura të kujdesit:
• Mbajeni fort pajisjen me të dyja duart. Mbajini
krahët në një pozicion që t'i rezistojnë
kundërgoditjes. Poziciononi trupin në njërën
anë të diskut rektifikues, por jo në të njëjtën
vijë me diskun. Kundërgoditja mund të bëjë
që disku rektifikues të kërcejë mbrapsht drejt
përdoruesit. Nëse merren masat e duhura,
përdoruesi mund t'i mbajë nën kontroll forcat e
kundërgoditjes.
• Bëni kujdes të veçantë kur përdorni pajisjen
në cepa, buzë të mprehta etj. Sigurohuni
që disku rektifikues të mos ngecë. Rrezik
kundërgoditjeje.
• Nëse disku rektifikues ngec ose nëse ju
ndërpritni prerjen për çfarëdo lloj arsyeje,
lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes dhe mbajeni
pajisjen të palëvizur në material derisa disku

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis