Shqip
► Nëse transportohet vetëm korrësja e barit:
► Palosni timonin.
► Mbajeni korrësen e barit me njërën dorë mbi
dorezën e bartjes (1) ndërsa me dorën tjetër
mbani karkasën (2).
► Ngrijeni dhe barteni korrësen e barit.
► Nëse korrësja e barit dhe shporta për
mbledhjen e barit barten në të njëjtën kohë:
► Mbajeni korrësen e barit duke e kapur me
një dorë në dorezën e transportit (1).
► Ngrini korrësen e barit dhe mbajeni në anën
tuaj.
Transportimi i korrëses së barit në automjet
► Sigurojeni korrësen e barit në këmbë, në
mënyrë që të mos përmbyset dhe të mos
lëvizë.
13 Ruajtja
13.1
Mbajtja e korrëses së barit
► Fikeni korrësen e barit.
► Shkëputni bashkimin e kordonit zgjatues nga
spina e rrymës së korrëses së barit.
► Lëreni korrësen e barit të ftohet.
► Boshatisni shportën për mbledhjen e barit.
► Vendoseni korrësen e barit në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Vendosni pozicionin e transportit.
► Mbajeni korrësen e barit në mënyrë të tillë që
të përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit të mbahet larg vendeve ku
mund të arrihet nga fëmijët.
– Korrësja e barit të jetë e pastër dhe e thatë.
14 Pastrimi
14.1
Vendoseni korrësen e barit në
pozicionin e pastrimit
► Fikeni korrësen e barit.
Thika nuk duhet të rrotullohet.
► Shkëputni bashkimin e kordonit zgjatues nga
spina e rrymës së korrëses së barit.
► Vendoseni korrësen e barit në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hiqni shportën për mbledhjen e barit.
378
► Mbajeni korrësen e barit nga timoni (1), anojini
anash dhe vendoseni poshtë.
14.2
Pastrimi i korrëses së barit
► Fikeni korrësen e barit.
Thika nuk duhet të rrotullohet.
► Shkëputni bashkimin e kordonit zgjatues nga
spina e rrymës së korrëses së barit.
► Lëreni korrësen e barit të ftohet.
► Pastrojeni korrësen e barit me një leckë të
njomë.
► Pastrojeni kanalin e daljes me një furçë të
butë ose leckë të njomë.
► Pastroni kontaktet elektrike të korrëses së
barit me një furçë boje ose furçë të butë.
Zonën e thikës dhe thikën pastrojeni me
shkop, furçë të butë ose leckë të njomë.
UDHËZIM
■ Pastrimi me një pastrues me presion të lartë
ose me rryma uji mund të dëmtojë pajisjen.
► Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
presion të lartë ose me rrymë uji.
15 Mirëmbajtja
15.1
Intervali i mirëmbajtjes
Intervali i mirëmbajtjes varet nga kushtet e
mjedisit dhe të punës. STIHL rekomandon
intervalin e mëposhtëm të mirëmbajtjes:
Vjetore
► Kryeni mirëmbajtjen e korrëses së barit tek një
shitës i specializuar STIHL.
15.2
Montimi dhe çmontimi i thikave
15.2.1
Heqja e thikës
► Fikeni korrësen e barit.
► Shkëputni bashkimin e kordonit zgjatues nga
spina e rrymës së korrëses së barit.
► Korrësen e barit anojeni anash dhe vendoseni
poshtë.
13 Ruajtja
0478-121-9805-A