4 Udhëzime sigurie
► Vishni pantallona të gjata prej materiali
rezistent.
■ Gjatë punës mund të ngrihet pluhur. Thithja e
pluhurit mund të jetë e dëmshme për
shëndetin dhe të shkaktojë reaksione
alergjike.
► Nëse ka pluhur: Mbani maskë kundër
pluhurit.
■ Veshjet e papërshtatshme mund të ngecin
nëpër pemë, shkurre dhe korrësen e barit.
Përdoruesit pa veshjen e duhur mund të
pësojnë lëndime të rënda.
► Vishni rroba të ngushta që rrinë pas trupit.
► Hiqini shallet dhe varëset.
■ Gjatë pastrimit, mirëmbajtjes apo bartjes
përdoruesi mund të bjerë në kontakt me
thikën. Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani doreza mbrojtëse.
■ Nëse përdoruesi mban këpucë të
papërshtatshme, mund të rrëshqasë.
Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani këpucë që i rezistojnë konsumimit,
me qafë dhe me shollë që nuk rrëshqet.
■ Gjatë mprehjes së thikave mund të kërcejnë
grimca materiali. Përdoruesi mund të
lëndohet.
► Mbani syze të ngushta mbrojtëse. Syzet e
përshtatshme mbrojtëse testohen sipas
standardit EN 166 ose sipas normave
shtetërore dhe ofrohen në treg me shënimin
përkatës.
► Mbani doreza mbrojtëse.
4.5
Zona e punës dhe rrethina
4.5.1
Korrëse bari
PARALAJMËRIM
■ Personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët
mund të mos i kuptojnë rreziqet e korrëses së
barit dhe të sendeve të flakura dhe mund të
mos i marrin parasysh. Personat e
painteresuar, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
► Mbajini personat e painteresuar, fëmijët dhe
kafshët larg terrenit të punës.
► Mbajeni larg objekteve.
► Mos e lini korrësen e barit pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
korrësen e barit.
■ Në rast pune nën shi, përdoruesi mund të
rrëshqasë. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë
ose dhe të vdesë.
► Nëse bie shi: Mos punoni.
0478-121-9805-A
■ Korrësja e barit nuk është e mbrojtur nga uji.
Nëse punoni në shi apo në mjedis me
lagështirë, mund të shkaktohet elektroshok.
Përdoruesi mund të lëndohet dhe korrësja e
barit mund të dëmtohet.
► Mos punoni në shi apo në mjedise me
lagështirë.
► Mos kositni bar të lagur.
■ Pjesët elektrike të kositëses së barit mund të
nxjerrin shkëndija. Shkëndijat mund të
shkaktojnë zjarre dhe shpërthime në ambiente
me djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim
i pronës.
► Mos punoni në ambiente të djegshmërisë
së lartë apo me atmosferë shpërthyese.
■ Njerëzit mund të pengohen mbi kordonin
zgjatues. Njerëzit mund të lëndohen dhe
korrësja e barit mund të dëmtohet.
► Vendosni kabllon zgjatuese në mënyrë që
të jetë qartë i dukshëm dhe i sheshtë në
dysheme.
4.6
Gjendja e rregullt e sigurisë
4.6.1
Korrëse bari
Korrësja e barit është në gjendje të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit është e padëmtuar.
– Kordoni zgjatues dhe priza e tij e rrymës janë
të padëmtuara.
– Korrësja e barit të jetë e pastër dhe e thatë.
– Komandat funksionojnë dhe janë të
pandryshuara.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Janë montuar aksesorë origjinalë të STIHL për
këtë korrëse bari.
– Aksesorët janë të instaluar siç duhet.
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt, komponentët mund të
mos funksionojnë më siç duhet dhe pajisjet e
sigurisë mund të anashkalohen. Njerëzit mund
të lëndohen rëndë apo të humbin jetën.
► Punoni me korrëse të padëmtuar bari.
► Punoni me një kordon zgjatues të
padëmtuar dhe një prizë të padëmtuar.
► Nëse korrësja e barit është e papastër apo
e lagur: Korrësen e barit pastrojeni dhe
lëreni të thahet.
► Mos e modifikoni kositësen e barit.
► Nëse komandat nuk funksionojnë: Mos e
përdorni korrësen e barit.
► Instaloni vetëm aksesorë origjinalë STIHL
për këtë korrëse bari.
Shqip
369