Herunterladen Diese Seite drucken

Makita DSC163ZK Betriebsanleitung Seite 108

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 34
Përdorimi i bllokuesit të çelësit (Fig. 4)
• Shtyni brenda bllokuesin e çelësit në anën A. Çelësi
zhbllokohet dhe këmbëza mund të përdoret.
• Shtyni brenda bllokuesin e çelësit në anën B. Çelësi
bllokohet dhe këmbëza nuk mund të përdoret.
KUJDES:
• Këmbëza e çelësit duhet të bllokohet në çdo moment
kur nuk është në përdorim.
PARALAJMËRIM:
• Përpara përdorimit, konfirmoni që pozicioni i operatorit
lidhur me veglën dhe zona përreth janë të sigurta për
përdorimin. Mbani syze mbrojtëse dhe vishni veshje
mbrojtëse.
• Referojuni specifikimeve të veglës në këtë manual dhe
mos prisni shufra përforcuese me madhësi ose fortësi
që tejkalojnë kapacitetin prerës të veglës.
• Mos prisni materiale të tjera ndryshe nga shufrat
përforcuese. Pyesni prodhuesin nëse doni që të prisni
materiale të tjera.
PARALAJMËRIM:
• Zëvendësoni menjëherë fletët e dëmtuara (të ciflosura,
të thyera, të krisura) ose të deformuara. Fleta nuk do të
presë mirë dhe mund të thyhet ose të këputet duke
shkaktuar lëndim të rëndë personal.
Procedura e prerjes
PARALAJMËRIM:
• Mos e përdorni kurrë veglën pa mbrojtësin të
vendosur. Nëse nuk e bëni diçka të tillë mund të
shkaktohen lëndime të rënda personale. (Fig. 5)
• Mbrojtësi është një pajisje që pengon që fragmentet të
lëshohen drejt operatorit. Ai nuk pengon lëshimet në
drejtimin aksial të shufrës përforcuese. Pozicionojeni
veten në mënyrë të tillë që mbrojtësi të bllokojë
fragmentet.
• Në disa figura, mbrojtësi nuk shfaqet, por është për të
shfaqur brendësinë e mbrojtësit. Gjithmonë përdorni
mbrojtësin në vendin e vet.
1. Pozicionojeni mes fletëve shufrën përforcuese që do
të pritet. (Fig. 6)
Rregullojeni bllokuesin në diametrin e shufrës
përforcuese që do të pritet në mënyrë që shufra
përforcuese të jetë 90 gradë me fletët. Bllokuesi mban
shufrën përforcuese dhe e mban atë paralel me fletët
gjatë prerjes. (Fig. 7)
PARALAJMËRIM:
• Gjatë prerjes së shufrës përforcuese, rregullojeni
bllokuesin në diametrin e shufrës përforcuese që do të
pritet në mënyrë që shufra përforcuese të jetë 90 gradë
me fletët. Pa këtë rregullim, cipa e prerë mund të
fluturojë tutje dhe të shkaktojë lëndim të rëndë për
operatorin dhe personat afër. Asnjëherë mos lini pa
kontrolluar pozicionin e operatorit në lidhje me veglën
dhe konfirmoni sigurinë e operatorit dhe zonës përreth.
2. Pozicionojeni shufrën përforcuese me thellësi të
mjaftueshme mes fletëve në mënyrë që të mos prekë
mbrojtësin. (Fig. 8)
108
All manuals and user guides at all-guides.com
PARALAJMËRIM:
• Nëse shufra përforcuese që do të pritet nuk është
pozicionuar plotësisht mes fletëve, fletët do të
dëmtohen; shufra përforcuese do të dalë me vrull dhe
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
• Mos prisni shufrën përforcuese kur pjesa që do të pritet
është më pak se 200 mm në gjatësi. Prerja e gjatësive
më të shkurtra mund të bëjë që shufra përforcuese të
fluturojë tutje gjatë prerjes dhe mund të rezultojë në
lëndim të rëndë personal. (Fig. 9)
PARALAJMËRIM:
• Mos e prisni shufrën përforcuese kur ajo nuk mbahet
mirë nga bllokuesi. Gjatë prerjes, mbajeni shufrën
përforcuese në anën e bllokuesit. (Fig. 10, 11) Nëse jo,
copa e prerë mund të fluturojë tutje dhe të shkaktojë
lëndim të rëndë për operatorin dhe personat afër.
3. Shtyni brenda bllokuesin e çelësit në anën A. Çelësi
zhbllokohet dhe këmbëza mund të përdoret.
4. Shtyni këmbëzën e çelësit për të nisur kryerjen e
prerjes. Shufra e prerësit do të lëvizë përpara për të
prerë shufrën përforcuese. Mbajeni çelësin të shtypur
derisa shufra e prerësit të ndalojë në fund të fazës së
saj.
5. Lironi këmbëzën e çelësit kur prerja përfundon dhe
shufra ka arritur fundin e fazës së saj. Shufra e
prerësit më pas do të kthehet automatikisht në
pozicionin e nisjes. Shufra e prerësit nuk do të kthehet
nëse faza nuk përfundon. Në mënyrë të ngjashme,
shufra e prerësit nuk do të jetë në gjendje të lëvizë
përpara sërish derisa të kthehet plotësisht në
pozicionin e nisjes. Shtypni çelësin për të nisur prerjen
e radhës, vetëm pasi shufra e prerësit të kthehet
plotësisht në pozicionin e vet të nisjes dhe të ndalojë.
PARALAJMËRIM:
• Kur prisni shufra përforcuese me forcë të lartë në
tërheqje, pjesa e prerë mund të fluturojë tutje dhe të
shkaktojë lëndime të rëndë për operatorin. Mbani syze
mbrojtëse dhe konfirmoni që zona përreth është e
sigurt përpara se të filloni përdorimin.
PARALAJMËRIM:
• Gjatë punës mbajini duart dhe fytyrën larg fletëve,
pjesëve lëvizëse dhe zonës së prerjes.
Hiqni baterinë nga vegla menjëherë pas përdorimit.
SHËNIM:
• Nëse temperatura e folesë së veglës tejkalon 70°C
(160°F), kapaciteti i veglës bie. Në këtë rast, ndaloni
përdorimin dhe lëreni veglën të ftohet.
SHËNIM:
• Mbajeni vrimën e ajrit në fund të mbajtësit të shufrës të
pastër nga papastërtitë dhe copëzat. Vrima e ajrit
kontrollon presionin e brendshëm dhe nuk duhet të
bllokohet. (Fig. 12)

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Dsc163