Herunterladen Diese Seite drucken

Makita DSC163ZK Betriebsanleitung Seite 106

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 34
6. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në
zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi
ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të
shkaktojë shpërthim.
7. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e
karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kufijve
të temperaturës të specifikuar te udhëzimet.
Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
Shërbimi
1. Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person i
kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
2. Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e paketave
të dëmtuara të baterive. Shërbimi i paketave të
baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose
ofruesit e autorizuar të shërbimit.
3. Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe ndërrimin e
aksesorëve.
PARALAJMËRIMET PËR
SIGURINË E PRERËS SHUFRASH
ÇELIKU ME BATERI
1. Mbajeni veglën mirë ndërkohë që është në
përdorim. Nëse vegla nuk mbahet mirë, mund të
lëndoheni.
2. Mbani duart dhe fytyrën larg pjesëve lëvizëse. Ato
mund të shkaktojnë lëndim.
3. Lironi këmbëzën e çelësit menjëherë për të
ndaluar funksionimin kur vegla është e prishur
ose bën zhurmë të pazakontë gjatë përdorimit.
Inspektojeni dhe riparojeni pranë një qendre të
autorizuar shërbimi. Nëse nuk veprohet kështu
mund të rezultojë në dëmtime ose lëndime.
4. Nëse e rrëzoni ose e godisni veglën, kontrolloni
me kujdes që trupi të mos jetë dëmtuar, krisur ose
deformuar. Çdo dëmtim i tillë mund të shkaktojë
lëndim.
5. Kjo vegël është vegël elektro-hidraulike.
Rezervuari i vajit është mbushur përpara se të
dorëzohej. Mos shtoni vaj përveçse kur vegla
funksionon në mënyrë jonormale.
6. Fletët prerëse metalike kanë maja të mprehta.
Përdorini ato me kujdes që të mos priteni.
7. Fletët e dëmtuara, të deformuara ose të krisura
mund të shkaktojnë aksidente të rënda si edhe
mund të dëmtojnë përdorimin. Zëvendësojini
menjëherë me fletë të reja origjinale.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e
rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual
përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime të rënda
personale.
106
All manuals and user guides at all-guides.com
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1. Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni të
gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2) bateria
dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund të
rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me
ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore
menjëherë. Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të
shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në një
kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose
shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
6. Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në
vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë
50 °C.
7. Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë në
zjarr.
8. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, agjentë të
ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa specifike mbi
paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale të
rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret me
gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të tillë
që të mos lëvizë në paketim.
11. Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në zjarr,
nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Dsc163