Herunterladen Diese Seite drucken

Makita EN420MP Betriebsanleitung Seite 52

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für EN420MP:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 41
ALBANIAN (Udhëzimet origjinale)
SPECIFIKIMET
Modeli:
Përmasat (GJ x T x L)
Pesha neto
Gjatësia e prerjes efikase
Raporti i ingranazheve
Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim.
Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Njësia e miratuar elektrike
PARALAJMËRIM:
Asnjëherë mos e përdorni aksesorin me
njësi elektrike të pamiratuara. Kombinimi i pamiratuar mund të
shkaktojë lëndim të rëndë.
Ky aksesor është miratuar për t'u përdorur vetëm me njësinë(të) e
mëposhtme elektrike:
(Kokë elektrike me shumë funksione)
EX2650LH
(Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon)
BUX360, BUX361, BUX362, UX360D, UX361D, UX362D,
DUX60, XUX01, DUX18, XUX02, UX01G, GUX01
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të përdoren për
pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre përpara
përdorimit.
Lexoni dhe zbatoni manualin e përdorimit.
Tregoni kujdes dhe vëmendje të veçantë!
E ndaluar!
Kujdes nga telat elektrikë. Rrezik goditjeje elektrike.
RREZIK - Mbajini duart larg fletës.
Mbani doreza mbrojtëse.
Mbani helmetë mbrojtëse, mbrojtëse për sytë dhe për
veshët.
Mbani këpucë të forta me shuall që nuk rrëshqet.
Mbajini personat dhe kafshët të paktën 15 m larg nga
vegla elektrike.
Mbajeni zonën e punës të lirë nga të gjithë njerëzit
dhe kafshët shtëpiake.
Sipërfaqe të nxehta - Djegie te gishtat ose duart.
Ndihma e shpejtë
Niveli i garantuar i fuqisë së zhurmës sipas Direktivës
së BE-së për Nivelin e Zhurmës Jashtë.
Niveli i fuqisë së zhurmës sipas Rregullores së
Australisë NSW për Kontrollin e Zhurmës
1 324 mm x 104 mm x 103 mm (52" x 4-1/8" x 4-1/16")
Përdorimi i synuar
Ky aksesor është projektuar vetëm për qëllimin e shkurtimit të
kaçubave, shkurreve dhe barishteve në tokë së bashku me një njësi
të miratuar elektrike. Asnjëherë mos e përdorni aksesorin për qëllime
të tjera. Keqpërdorimi i aksesorit mund të shkaktojë lëndime të rënda.
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Ne si prodhuesit: Makita Europe N.V., Selia e biznesit: Jan-Baptist
Vinkstraat 2 3070 Kortenberg BELGIUM. Autorizojmë Hiroshi
Tsujimura për hartimin e skedarit teknik dhe deklarojmë nën
përgjegjësinë tonë të vetme se produkti(et);
Përcaktimi: Aksesori i prerësit të tokës. Përcaktimi i llojit(eve):
EN420MP.
Plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të ligjit 2006/42/EC dhe
gjithashtu plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të Direktivave të
KE-së/BE-së të mëposhtme: 2000/14/EC dhe janë prodhuar në
përputhje me standardet e mëposhtme të harmonizuara: EN ISO
10517:2019, EN 62841-4-2:2019.
Vendi dhe data e deklarimit: Kortenberg, Belgjikë. 1. 5. 2022
Personi përgjegjës: Hiroshi Tsujimura, Drejtor - Makita Europe
N.V.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërime sigurie për prerësin e shkurreve
1.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg fletës. Mos e largoni
materialin e prerë dhe mos e mbani në dorë materialin që
do të prisni kur fletët janë në lëvizje. Fletët vazhdojnë të
rrotullohen pasi çelësi të jetë fikur. Një moment pakujdesie gjatë
përdorimit të prerësit të shkurreve mund të shkaktojë lëndim të
rëndë personal.
2.
Mbajeni prerësin e shkurreve nga doreza, me fletën të
ndaluar dhe kujdesuni që të mos e vini në punë çelësin e
energjisë. Transportimi i duhur i prerësit të shkurreve do të ulë
rrezikun e ndezjes aksidentale dhe të lëndimeve personale nga
fletët.
3.
Vendosni gjithmonë kapakun e fletës gjatë transportimit ose
ruajtjes së prerësit të shkurreve. Përdorimi i duhur i prerësit të
shkurreve do të reduktojë rrezikun e lëndimit personal nga fletët.
Gjatë pastrimit të materialit të ngecur ose shërbimit të
4.
njësisë, sigurohuni që të gjithë çelësat të jenë të fikur dhe
paketa e baterisë të jetë e hequr ose e shkëputur. Aktivizimi
i papritur i prerësit të shkurreve gjatë pastrimit të materialit të
ngecur ose shërbimit mund të rezultojë në lëndime të rënda
personale.
5.
Kapeni prerësin e shkurreve vetëm në sipërfaqet e izoluara
mbajtëse, sepse fleta mund të prekë tela të fshehur. Nëse
fletët prekin një tel me rrymë atëherë pjesët metalike të prerësit
të shkurreve elektrizohen dhe mund t'i japin përdoruesit goditje
elektrike.
6.
Mbajini të gjithë kordonët e energjisë dhe kabllot larg nga
zona e prerjes. Kordonët e energjisë ose kabllot mund të
jenë të fshehur në gëmusha ose shkurre dhe mund të priten
aksidentalisht nga fleta.
7.
Mos e përdorni prerësin e shkurreve në kushte të këqija
atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik për vetëtima. Kjo
redukton rrezikun e goditjes nga vetëtima.
52
ALBANIAN
EN420MP
2,6 kg (5,93 lbs)
250 mm (9-7/8")
1 : 4,78

Werbung

loading