Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita AN613 Betriebsanleitung Seite 88

Coilnagler-hp
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für AN613:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 65
Ngarkimi i gozhduesit
KUJDES:
Kini kujdes të mos lëndoheni me
shtrëngueset gjatë ngarkimit dhe shkarkimit.
VINI RE:
Zgjidhni gozhda të përshtatshme për
punën.
VINI RE:
Vendoseni pllakëzën mbështetëse
të gjerdanit sipas madhësisë së gozhdës që
do të përdoret. Nëse vegla përdoret me pllakën
mbështetëse të gjerdanit në gradimin e gabuar, mund
të rezultojë në lëshim të dobët të gozhdëve ose në
avari të veglës.
1.
Shtypeni levën kapëse dhe hapni kanatin dhe
kapakun e kasetës.
► Fig.12: 1. Leva kapëse 2. Kapaku 3. Kapaku i
kasetës
2.
Tërhiqni dhe rrotulloni pllakëzën mbështetëse të
gjerdanit sipas gjatësisë së gozhdës që do të përdoret.
► Fig.13: 1. Pllakëza mbështetëse e gjerdanit
2. Gradimi
Gjatësia e gozhdës
57 mm ose 65 mm
45 mm ose 50 mm
38 mm
3.
Vendoseni gjerdanin e gozhdëve mbi pllakëzën
mbështetëse të gjerdanit. Çmbështillni gozhdët sa
duhet për të arritur te grremçi furnizues. Vendosni
gozhdën e parë në kanalin e lëshimit dhe gozhdën e
dytë në grremçin furnizues. Vendosni gozhdë të tjera
të çmbështjella në trupin e furnizuesit. Kontrolloni nëse
gjerdani i gozhdëve është vendosur në rregull në kasetë
dhe pastaj mbylleni kapakun e kasetës dhe kanatin.
► Fig.14: 1. Grremçi furnizues
Lidhja e tubit të ajrit
KUJDES:
Mos e vendosni gishtin te këmbëza
kur lidhni tubin e ajrit.
► Fig.15: 1. Pajisja e ajrit 2. Foleja e ajrit
Vendoseni folenë e ajrit të tubit të ajrit në pajisjen e ajrit
në vegël. Sigurohuni që foletë e ajrit të bllokohen mirë
në pozicion kur i instaloni në pajisjen e ajrit.
Duhet instaluar dhe një bashkues tubash mbi veglën
apo pranë saj në mënyrë të atillë që rezervuari i
presionit të shkarkohet në çastin kur shkëputet
bashkimi i furnizimit me ajër.
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni që të punojnë të gjitha
sistemet e sigurisë përpara se të nisni punën.
Pozicioni i pllakëzës
mbështetëse të gjerdanit
Gradimi i poshtëm
Gradimi i mesëm
Gradimi i sipërm
Kontrolli i punimit të duhur përpara
përdorimit
Përpara përdorimit, gjithmonë kontrolloni pikat e mëposhtme.
Sigurohuni që vegla të mos përdoret vetëm duke
lidhur tubin e ajrit.
Sigurohuni që vegla të mos përdoret vetëm duke
tërhequr këmbëzën.
Sigurohuni që vegla të mos përdoret vetëm duke
vendosur elementin e kontaktit te materiali i punës
pa tërhequr këmbëzën.
Në modalitetin e aktivizimit me një sekuencë,
sigurohuni që vegla nuk funksionon kur tërhiqni
këmbëzën në fillim dhe më pas vendosni
elementin e kontaktit te materiali i punës.
Zgjedhja e mënyrës së funksionimit
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që
përzgjedhësi i regjimit të aktivizimit të jetë
vendosur siç duhet në pozicionin për regjimin e
dëshiruar të nguljes së gozhdëve përpara nguljes.
► Fig.16: 1. Përzgjedhësi i regjimit të aktivizimit
Regjimi i aktivizimit me një sekuencë:
Mund të ngulni një gozhdë me një veprim sekuencial.
Zgjidheni këtë regjim kur ngulni gozhdë me kujdes dhe saktë.
Për të zgjedhur këtë regjim, vendoseni përzgjedhësin e
regjimit të aktivizimit në pozicionin
Regjimi i aktivizimit me kontakt:
Mund të ngulni gozhdë në mënyrë të përsëritur duke
vendosur elementin e kontaktit me këmbëzën të tërhequr.
Për të zgjedhur këtë regjim, vendoseni përzgjedhësin e
regjimit të aktivizimit në pozicionin
Aktivizimi me një sekuencë
KUJDES:
Mos e mbani me forcë të tepruar
elementin e kontaktit te materiali i punës.
Gjithashtu, shkrepeni këmbëzën plotësisht dhe
mbajeni shkrepur për 1-2 sekonda pas gozhdimit.
Edhe në modalitetin "Aktivizimi me një sekuencë",
tërheqja përgjysmë e këmbëzës shkakton gozhdim të
papritur, kur elementi i kontaktit kontakton sërish me
materialin e punës.
Vendoseni elementin e kontaktit te materiali i punës dhe
tërhiqni plotësisht këmbëzën.
Pas gozhdimit, lëshojeni elementin e kontaktit, dhe më
pas lëshoni këmbëzën.
► Fig.17
Aktivizimi me kontakt
Shkrepni përpara dhe pastaj vendosni elementin e
kontaktit te materiali i punës.
► Fig.18
88 SHQIP
.
.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis