Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Siguria E Përgjithshme - Makita EM407MP Originalbetriebsanleitung

Rotierender scherenaufsatz
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 29
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike
1.
Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike.
Përdorni veglën e duhur elektrike për
përdorimin tuaj. Vegla e duhur elektrike do
ta bëjë punën më mirë dhe më të sigurt, me
shpejtësinë për të cilën është projektuar.
2.
Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi
nuk ndizet dhe fiket. Çdo vegël elektrike që nuk
mund të kontrollohet me çelës është e rrezikshme
dhe duhet të riparohet.
3.
Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/
ose hiqni paketën e baterisë, nëse mund të hiqet,
nga vegla elektrike përpara se të bëni rregullime,
të ndërroni aksesorë ose ta ruani veglën. Masa të
tilla parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes
së veglës elektrike aksidentalisht.
4.
Mbajini veglat elektrike të fikura larg fëmijëve
dhe mos i lejoni personat që nuk e njohin
veglën ose këto udhëzime ta përdorin atë.
Veglat elektrike janë të rrezikshme në duart e
përdoruesve të pakualifikuar.
5.
Mirëmbani veglat elektrike dhe aksesorët.
Kontrolloni për keqvendosje ose ngecje të pjesëve
të lëvizshme, thyerje të pjesëve dhe ndonjë gjendje
tjetër që mund të ndikojë në përdorimin e veglës
elektrike. Nëse vegla elektrike është e dëmtuar,
riparojeni përpara përdorimit. Shumë aksidente
shkaktohen nga veglat jo të mirëmbajtura.
Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të
6.
pastra. Veglat prerëse të mirëmbajtura me fletë të
mprehta kanë më pak mundësi të përthyhen dhe
kontrollohen më lehtë.
7.
Përdoreni veglën elektrike, aksesorët dhe
puntot e veglës etj. sipas këtyre udhëzimeve,
duke pasur parasysh kushtet e punës dhe
punën që do të kryhet. Përdorimi i veglës
elektrike për punë të ndryshme nga ato të synuara
mund të rezultojë në situata të rrezikshme.
8.
Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e kapjes të
thata, të pastra dhe pa vaj dhe graso. Dorezat
dhe sipërfaqet e kapjes që janë të rrëshqitshme
nuk lejojnë manovrimin dhe kontrollin e sigurt të
veglës në situata të papritura.
Gjatë përdorimit të veglës, mos mbani doreza
9.
pune prej lecke sepse ato mund të ngecin.
Ngecja e dorezave të punës prej lecke në pjesët
lëvizëse mund të rezultojë në lëndime personale.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
4.
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt
me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i
dalë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
7.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e
karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kufijve
të temperaturës të specifikuar te udhëzimet. Karikimi
i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të specifikuar
mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Shërbimi
1.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person
i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
2.
Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e
paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i
paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
3.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe
ndërrimin e aksesorëve.
Paralajmërime sigurie për gërshërët
rrotulluese
Termat "makineri" në paralajmërimet dhe masat
paraprake u referohen kombinimit të gërshërëve
rrotulluese dhe njësisë elektrike.
Termi "motor" në paralajmërimet dhe masat paraprake i
referohet motorit ose motorit elektrik të njësisë elektrike.
Siguria e përgjithshme
1.
Përdoruesi që e përdor për herë të parë ose
përdoruesi pa përvojë duhet t'i kërkojë shitësit
që ta trajnojë rreth përdorimit të makinerisë. Mos
i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, apo njerëzit që
nuk i njohin udhëzimet, të përdorin makinerinë.
284 ALBANIAN

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis