Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Beko BMGB20212B Bedienungsanleitung Seite 151

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 215
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Hiqeni pajisjen nga priza para se
ta pastroni dhe kur pajisja nuk
është në punë.
Mos e tërhiqni kabllin e pajisjes
për ta shkëputur atë nga rryma
dhe kurrë mos e mbështillni
kabllin rrotull pajisjes.
Mos e zhytni pajisjen, kabllin
elektrik ose prizën në ujë a në
ndonjë lëng tjetër. Mos lini që të
bjerë ujë mbi të.
Kur e ngrohni ushqimin në enë
plastike ose kartoni, mbajini sytë
te furra pasi ekziston mundësia
që ena të marrë flakë.
Hiqni lidhëset prej teli dhe/ose
dorezat metalike të qeseve prej
kartoni ose plastike para se t'i
vini qeset në furrë.
Nëse vëreni tym, është mirë
ta fikni ose ta hiqni nga priza
pajisjen dhe ta mbani derën
mbyllur që të fiken flakët.
Mos e përdorni furrën me
mikrovalë për të magazinuar
gjëra. Mos lini sende kartoni,
materiale gatimi ose ushqime
brenda furrës kur ajo nuk po
përdoret.
Furrë me mikrovalë / Manuali i përdorimit
Përmbajtja e shisheve ushqyese
dhe e kavanozave me ushqim
të foshnjave duhet trazuar ose
shkundur dhe temperatura duhet
kontrolluar para konsumimit,
për të shmangur djegiet.
Kjo është një pajisje ISM e Grupit
2 Klasa B. Në Grupin 2 futen të
gjitha pajisjet ISM (Industriale,
Shkencore dhe Mjekësore) në të
cilat energjia e radio-frekuencave
prodhohet dhe/ose përdoret
qëllimisht në formën e rrezatimit
elektromagnetik për trajtimin
e materialeve, dhe pajisjet me
erozionin me shkëndijë.
Pajisjet e Klasës B janë të
përshtatshme për t'u përdorur
në ambiente shtëpiake dhe në
ambiente të lidhura drejtpërdrejt
me një rrjet energjie me voltazh
të ulët.
Mos përdorni në furrë vaj gatimi.
Vaji i nxehtë mund të dëmtojë
përbërësit dhe materialet e
furrës dhe ai madje mund të
shkaktojë djegie në lëkurë.
Shpojini ushqimet me lëkurë të
trashë si për shembull patatet,
kungujt, mollët dhe gështenjat.
151 / SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis