Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Mirëmbajtja Dhe Kujdesi; Zgjidhja E Problemeve; Asgjësimi Në Përputhje Me Mjedisin; Deklarata Ekonformitetit Me Ke-Në - Makita ELM3800 Originalanweisungen

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für ELM3800:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 19
11. MIRËMBAJTJA DHE KUJDESI
PARALAJMËRIM: Përpara se të kryeni
shërbime mirëmbajtjeje ose pastrimi, hiqni gjithmonë
prizën!
Mos e spërkatni njësinë me ujë. Hyrja e ujit mund të
shkatërrojë njësinë e kombinacionit çelës-spinë dhe
motorin elektrik. Pastroni njësinë me një copë, furçë dore,
etj.
Kërkohet inspektim nga ekspertë, mos bëni asnjë
rregullim vetë, duhet të kontaktoni qendrën
e autorizuar të shërbimit Makita:
a) Nëse kositësja e barit godet një objekt.
b) Nëse motori ndalon papritur.
c) Nëse disku është i përkulur (nuk qëndron drejt!)
d) Nëse boshti i motorit është i përkulur (nuk qëndron
drejtë!)
e) Nëse ndodh një qark i shkurtër kur kablloja është e
lidhur.
f) Nëse ingranazhet dëmtohen.
g) Nëse rripi në formë V-je ka defekt.
h) Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë të
rekomanduara nga prodhuesi.

12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Defekti
Veprimi korrigjues
Motori nuk niset Kontrolloni kabllon e lidhjes me linjën
kryesore.
Nisni punën me barin e shkurtër ose në
zona ku bari është prerë.
Pastroni kanalin/folenë e shkarkimit -
disku prerës duhet të rrotullohet me
lehtësi.
Korrigjoni lartësinë e prerjes.
Kontrolloni karbonçinat e motorit, nëse
diktoni që kanë mbaruar, ju lutemi të
ndërroni HT118.
Rënie e fuqisë
Korrigjoni lartësinë e prerjes.
së motorit
Pastroni kanalin/folenë e shkarkimit.
Mprihni sërish/ndërroni diskun e
kositjes  në një qendër të autorizuar
shërbimi.
Mbledhësja e
Korrigjoni lartësinë e prerjes.
barit nuk
Lëreni sheshin e barit të thahet.
mbushet
Mprihni sërish/ndërroni diskun e
kositjes  në një qendër të autorizuar
shërbimi.
Pastroni rrjetën e hekurit në
mbledhësen e barit.
Pastroni kanalin/folenë e shkarkimit.
Transmisioni i
Rregulloni kabllon fleksibël.
disqeve nuk
Kontrolloni rripin në formë V-je/
ingranazhet  në një qendër të
funksionon
autorizuar shërbimi.
Kontrolloni transmisionin e disqeve për
dëmtim.
PARALAJMËRIM: Përpara se të kryeni
shërbime mirëmbajtjeje ose pastrimi, gjithmonë hiqni
prizën nga spina dhe prisni derisa prerësi të ketë ndaluar
plotësisht.
KUJDES: Defektet që nuk mund të ndreqen me
ndihmën e kësaj tabele, mund të ndreqen vetëm nga
qendra e autorizuar e shërbimit Makita.
13. ASGJËSIMI NË PËRPUTHJE
ME MJEDISIN
Sipas direktivës së BE-së mbi mbeturinat
elektrike dhe pajisjet elektronike dhe
implementimin e saj në ligjin kombëtar, të
gjitha veglat elektrike duhet të grumbullohen
të veçuara dhe të riciklohen në përputhje me
mjedisin. Asgjësim alternativ: Nëse pronari i
veglës elektrike nuk e kthen veglën te prodhuesi, ai është
i përgjegjshëm për asgjësimin e duhur te një pikë e
caktuar grumbullimi që e përgatit pajisjen për riciklim në
përputhje me ligjet dhe rregulloret kombëtare të riciklimit.
Kjo nuk përfshin aksesorë dhe vegla pa pjesë elektrike
ose elektronike.
14. DEKLARATA E
KONFORMITETIT ME KE-NË
(Vetëm për shtetet evropiane)
Ne, Makita Corporation, si prodhuesi përgjegjës
deklarojmë që makineria(të) e mëposhtme Makita:
Emërtimi i makinerisë: Kositëse bari me korrent
Nr. i modelit/ Lloji: ELM3800
Specifikimet: Shihni "4. Të dhëna teknike", janë për
prodhim në seri dhe
konform direktivave të mëposhtme evropiane:
2004/108/KE, 2006/42/KE,
2000/14/KE & 2005/88/KE, 2006/95/KE
Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e
mëposhtme ose me dokumentet e standardizuara
EN 60335-1, EN 60335-2-77, EN 62233,
EN 55014-1, EN 55014-2, EN 61000-3-2,
EN 61000-3-3
Dokumentacioni teknik ruhet nga:
Makita International Europe Ltd.
Technical department,
Michigan Drive, Tongwell,
Milton Keynes, Bucks MK15 8JD, England
Procedura e vlerësimit të pajtueshmërisë e kërkuar nga
direktiva 2000/14/KE ishte në përputhje me shtojcën VI.
Autoriteti i njoftuar:
TÜV SÜD Industrie Service GmbH
Westendstraße 199, 80686 München, Germany
Numri i identifikimit: 0036
Modeli: ELM3800
Niveli i matur i fuqisë së zërit: 93,4 dB (A)
Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 96 dB (A)
13. 12. 2013
Tomoyasu Kato
Makita Corporation
3-11-8, Sumiyoshi-cho,
Anjo, Aichi, 446-8502, JAPAN
Drejtor
145

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis