Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Për Modelet Me Aparatin E Ujit; Përdorimi I Planifikuar; Siguria Për Fëmijët; Përputhja Me Direktivën Weee Dhe Hedhja E Produktit Të Përdorur - Beko GN163120 Bedienungsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für GN163120:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 78
Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin
C
Etiketa në anën e brendshme
majtas tregon tipin e gazit të
përdorur në produkt.
1.1.2 Për modelet me aparatin e ujit
Presioni nga hyrja e ujit të ftohtë duhet
të jetë maksimumi 90 psi (620 kPa).
Nëse presioni i ujit e kalon 80 psi (550
kPa), përdorni një valvulë kufizuese të
presionit në sistemin e rrjetit kryesor.
Nëse nuk dini se si ta kontrolloni
presionin e ujit, kërkoni ndihmën e një
hidrauliku profesionist.
Nëse ekziston rreziku i efektit të goditjes
çekiç të ujit në instalim, përdorni
gjithmonë një pajisje parandaluese për
efektin e goditjes çekiç në instalim.
Këshillohuni me hidraulikë profesionistë
nëse nuk jeni të sigurt se nuk ka një
efekt të goditjes çekiç në instalimin tuaj.
Mos e instaloni te hyrja e ujit të nxehtë.
Merrni masa parandaluese kundër
rrezikut të ngrirjes së tubave. Intervali
funksional i temperaturës së ujit do
të jetë minimumi 0,6°C (33°F) dhe
maksimumi 38°C (100°F).
Përdorni vetëm ujë të pijshëm.
1.2. Përdorimi i planifikuar
Ky produkt është i projektuar për
përdorim familjar. Ai nuk është i
përshtatshëm për përdorim tregtar.
Produkti duhet të përdoret vetëm për
ruajtjen e ushqimeve dhe të pijeve.
Mos mbani produkte delikate që
kërkojnë temperatura të kontrolluara
(vaksina, ilaçe të ndjeshme ndaj
nxehtësisë, materiale mjekësore, etj.) në
frigorifer.
Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi
për çdo dëmtim për shkak të
keqpërdorimit ose keqadministrimit.
Pjesët origjinale të ndërrimit do të
ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes
së produktit.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
1.3. Siguria për fëmijët
Mbajini materiale e paketimit larg nga
fëmijët.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me
produktin.
Nëse dera e produktit ka një kyç,
mbajeni çelësin larg fëmijëve.
1.4. Përputhja me Direktivën WEEE
dhe hedhja e produktit të përdorur
Ky produkt është në përputhje me
Direktivën evropiane WEEE (2012/19/EU). Ky
produkt ka një simbol klasifikimi për pajisjet
elektrike dhe elektronike të përdorura (WEEE).
Ky produkt është prodhuar me pjesë
dhe materiale me cilësi të lartë, të
cilat mund të ripërdoren dhe janë të
përshtatshme për riciklim. Mos e
hidhni produktin e përdorur bashkë
me mbeturinat familjare dhe
mbeturinat e tjera në fund të jetës së
shërbimit të produktit. Çojeni atë në qendrën e
grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Këshillohuni me autoritetet lokale për
të mësuar mbi këto qendra të grumbullimit.
1.5. Përputhja me Direktivën RoHS
• Ky produkt është në përputhje me Direktivën
evropiane WEEE (2011/65/EU). Ai nuk përmban
materiale të dëmshme dhe të ndaluara të
specifikuara në Direktivë.

1.6. Informacionet mbi paketimin

• Materialet e paketimit të produktit prodhohen
nga materiale të riciklueshme në përputhje
me Rregulloret tona kombëtare për mjedisin.
Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me
mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera.
Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet
e paketimit të përcaktuara nga autoritetet
lokale.
5 / 38 SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis