Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR114 Betriebsanleitung Seite 81

Baustellenradio
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR114:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 14
● Nëse stacioni i zgjedhur i alarmit të AM/FM nuk është i
disponueshëm kur bie alarmi, do të përdoret në vend të
tij alarmi me zile.
b. Vendosja e alarmit me zile HWS (Humane Wake
System):
Do të aktivizohet një sinjal kur zgjidhet alarmi me zile
HWS.
Sinjali i alarmit do të jetë më i shkurtër çdo 15 sekonda
për një minutë i ndjekur nga një minutë qetësie përpara
se të përsëritet cikli.
1. Alarmi me zile mund të vendoset kur radioja është e
ndezur ose e fikur.
2. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e alarmit me zile,
simboli dhe ora në ekran do të pulsojnë bashkë me një
sinjal.
3. Gjatë pulsimit të simbolit të alarmit me zile, rrotulloni
çelësin e kontrollit të sintonizimit për të zgjedhur orën
dhe shtypni çelësin e kontrollit të sintonizimit përsëri
për të konfirmuar cilësimin e orës. Më pas rrotulloni
çelësin e kontrollit të sintonizimit për të zgjedhur
minutën dhe shtypni çelësin e kontrollit të sintonizimit
për të konfirmuar cilësimin e minutës.
4. Rrotulloni çelësin e kontrollit të sintonizimit dhe ekrani
do të shfaqë opsionet e frekuencës për alarmin.
Opsionet e alarmeve janë si më poshtë:
ONCE – alarmi do të bjerë një herë
DAILY – alarmi do të bjerë çdo ditë
WEEKDAY – alarmi do të bjerë vetëm gjatë ditëve të
javës
WEEKEND – alarmi do të bjerë vetëm gjatë fundjavës.
Shtypni çelësin e kontrollit të sintonizimit për të
konfirmuar cilësimin.
Shënim:
Për alarmin me zile nuk ka rregullim volumi.
Ndalimi i tingullit të alarmit
Për ta anuluar një alarm që bie, shtypni butonin e
energjisë.
Çaktivizimi i cilësimit të alarmit
Për të çaktivizuar cilësimin e alarmit përpara se të bjerë
alarmi, shtypni dhe mbani shtypur butonin korrespondues
të alarmit derisa simboli i alarmit të zhduket nga ekrani.
Vënia në dremitje
1. Kur bie alarmi, shtypja e çdo butoni përveç butonit
të energjisë do të vendosë në heshtje alarmin për 5
minuta. Në ekran do të shfaqet "SNOOZE".
2. Për të rregulluar kohën e heshtjes për kohëmatësin e
dremitjes, shtypni dhe mbani shtypur butonin e menysë/
informacionit për të hyrë në cilësimin e menysë.
3. Rrotulloni çelësin e kontrollit të sintonizimit derisa
të shfaqet në ekran "SNOOZE X", më pas shtypni
çelësin e kontrollit të sintonizimit për të futur cilësimin.
Rrotulloni çelësin e kontrollit të sintonizimit për të
rregulluar kohën e heshtjes nga 5, 10, 15 dhe 20
minuta për kohëmatësin e dremitjes.
4. Për të anuluar kohëmatësin e dremitjes ndërkohë që
alarmi është pezulluar, shtypni butonin e energjisë.
Kohëmatësi i fjetjes
Radioja juaj mund të vendoset që të fiket automatikisht
pasi kalon koha e paravendosur. Kohëmatësi i fjetjes
mund të rregullohet mes 60, 45, 30, 15, 120 dhe 90
minutash.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e energjisë për të
hyrë në cilësimet e kohëmatësit të fjetjes. Në ekran do
të shfaqet "SLEEP XX".
2. Vazhdoni ta mbani shtypur butonin e energjisë dhe
opsionet e kohëmatësit të fjetjes do të fillojnë të
ndryshojnë në ekran. Ndaloni derisa në ekran të
shfaqet cilësimi i dëshiruar i kohëmatësit të fjetjes.
Cilësimi do të ruhet dhe ekrani LCD do të kthehet në
ekranin normal.
3. Radioja juaj do të fiket automatikisht pasi të ketë kaluar
kohëmatësi i pavendosur i fjetjes. Ikona e kohëmatësit
të fjetjes do të shfaqet në ekranin që tregon një
kohëmatës aktiv fjetjeje.
4. Për të anuluar funksionin e kohëmatësit të fjetjes
përpara se të ketë kaluar koha e paravendosur,
thjesht shtypni butonin e energjisë për të fikur njësinë
manualisht.
Volumi i zërit
Mund të kompensoni frekuencën më të ulët dhe më të
lartë për radion duke rregulluar funksionin e volumit të
zërit.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e menysë/
informacionit për të hyrë në cilësimet e menysë.
2. Rrotulloni çelësin e kontrollit të sintonizimit derisa
të shfaqet në ekran "LOUD ON" ose "LOUD OFF".
Shtypni çelësin e kontrollit të sintonizimit për të futur
cilësimin.
3. Rrotulloni çelësin e kontrollit të sintonizimit për të
zgjedhur ON për të aktivizuar funksionin e volumit të
zërit, më pas shtypni çelësin e kontrollit të sintonizimit
për të konfirmuar cilësimin.
4. Për të çaktivizuar funksionin, zgjidhni OFF dhe shtypni
çelësin e kontrollit të sintonizimit për të konfirmuar
cilësimin.
Funksioni i balancuesit
Ka 7 lloje treguesish LED me ngjyra rreth çelësit të
kontrollit të sintonizimit për të treguar regjimet e ndryshme
të balancuesit.
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
2. Shtypni butonin e kontrollit të balancuesit për të hyrë
në menynë e cilësimeve të balancuesit.
3. Rrotulloni çelësin e kontrollit të sintonizimit për të
zgjedhur regjimin e dëshiruar. Më pas shtypni çelësin e
kontrollit të sintonizimit për të konfirmuar përzgjedhjen.
Regjimi i
balancuesit
FLAT
JAZZ
ROCK
CLASSIC
POP
NEWS
MY EQ
81 SHQIP
Treguesi LED
I bardhë
Blu
I kuq
Kaf
Rozë
I verdhë
I gjelbër

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis