Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR114 Betriebsanleitung Seite 78

Baustellenradio
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR114:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 14
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të temperaturës
së ambientit, treguesi mund të ndryshojë paksa nga
kapaciteti aktual.
Instalimi i baterisë rezervë (Fig. 2 dhe 3)
Mbajtja e baterive rezervë brenda folesë të tyre
parandalon humbjen e të dhënave të ruajtura në memoriet
e paravendosura.
1. Tërhiqni bllokuesin e folesë së baterisë për të liruar
folenë e baterisë. Ka fole për paketën e baterisë
kryesore dhe fole për baterinë rezervë.
2. Hiqni kapakun e folesë së baterisë dhe futni 2 UM-3 të
reja (madhësia AA). Sigurohuni që bateritë të jenë me
polaritetin e duhur siç tregohet brenda folesë. Vëreni
në vend kapakun e baterisë.
3. Pasi të futen bateritë rezervë, fusni paketën e baterisë
kryesore për të ndezur radion.
Përdorimi i përshtatësit të dhënë të
rrymës AC
Hiqni mbrojtësen prej gome dhe futeni fishën e përshtatësit
në folenë DC në anën e djathtë të radios. Futeni përshtatësin
në një dalje standarde prize. Sa herë që përdoret
përshtatësi, paketa e baterisë shkëputet automatikisht.
KUJDES:
● Gjithmonë shkëputeni plotësisht përshtatësin
e rrymës përpara se të lëvizni radion. Nëse
përshtatësi AC nuk është hequr, mund të shkaktojë
goditje elektrike.
● Asnjëherë mos tërhiqni dhe/ose zvarrisni kordonin
e përshtatësit. Në të kundërt, radioja mund të bjerë
aksidentalisht, duke ju lënduar juve ose personin
pranë jush.
E RËNDËSISHME:
● Përshtatësi i rrymës përdoret si mjeti i lidhjes së radios
me furnizimin me rrymë. Priza e rrymës e përdorur për
radion duhet të mbetet e aksesueshme gjatë përdorimit
normal.
● Për ta shkëputur radion, përshtatësi i rrymës duhet të
hiqet krejtësisht nga priza e rrjetit.
● Përdorini vetëm përshtatësin e rrymës AC që keni
marrë me produktin ose të specifikuar nga Makita.
● Mos e mbani kabllon e furnizimit me energji dhe spinën
me gojë. Duke vepruar kështu mund të shkaktoni
goditje elektrike.
● Mos e prekni prizën e rrymës me duar të lagura ose me
yndyrë.
● Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë rrezikun
e goditjes elektrike. Nëse kordoni është i dëmtuar,
kërkoni që ta zëvendësojë atë qendra jonë e autorizuar
e shërbimit për të shmangur ndonjë rrezik ndaj sigurisë.
Mos e përdorni atë para riparimit.
● Pas përdorimit, gjithmonë ruajeni përshtatësin e rrymës
AC në një vend ku nuk arrihet nga fëmijët. Nëse fëmijët
luajnë me kordonin, ata mund të lëndohen.
Shënim:
Kur radioja në bandën AM krijon interferencë me
përshtatësin, ju lutemi lëvizeni radion më shumë se 30 cm
larg nga përshtatësi i rrymës AC.
Karikimi me portën USB të furnizimit me
energji
Në pjesën e përparme të radios ndodhet porta USB.
Pajisjen USB mund ta karikoni përmes portës USB.
1. Pajisjen USB, si p.sh. një lexues MP3 ose CD, lidheni
me kabllo USB që mund t'i gjeni në treg.
2. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
3. Pavarësisht nëse radioja është e furnizuar me AC ose
me bateri, radioja mund ta karikojë pajisjen USB kur
radioja është e ndezur dhe në regjimin e radios FM
ose në regjimin BT, ose në regjimin AUX, që shfaqet
kur lidhet një burim i jashtëm audio.
Shënim:
● Pajisjet USB nuk mund t'i karikoni gjatë regjimit AM
sepse marrja e sinjalit të radios bëhet shumë e dobët
gjatë karikimit të pajisjes USB.
● Volumi maksimal i altoplarlantit do të ulet kur USB-ja
është në karikim.
● Foleja e USB-së mund të ofrojë maksimumi 5 V/2,4 A
rrymë elektrike.
E RËNDËSISHME:
● Përpara se të lidhni pajisjen USB me karikuesin,
gjithmonë rezervoni të dhënat tuaja në pajisjen USB.
Ndryshe, të dhënat ka mundësi të humbasin.
● Karikuesi mund të mos i furnizojë me rrymë disa pajisje
USB.
● Kur nuk e përdorni apo pas karikimit, hiqeni kabllon e
USB-së dhe mbyllni kapakun.
● Mos e lidhni burimin e rrymës me portën e USB-
së. Ndryshe, ka rrezik zjarri. Porta e USB-së është
prodhuar për t'u përdorur vetëm për karikimin e
pajisjeve me tension të ulët. Gjithmonë vendoseni
kapakun në portën e USB-së kur nuk karikoni pajisje
me tension të ulët.
● Mos fusni brenda portës së furnizimit të USB-së me
energji gozhdë, tela, etj. Ndryshe, qarku i shkurtër
mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
● Mos e lidhni këtë fole USB-je me portën e USB-së
në kompjuter, sepse ka shumë të ngjarë të shkaktojë
prishje të njësive.
PËR TË DËGJUAR RADION
Skanoni duke sintonizuar AM/ FM
Shënim:
Antena FM është e integruar te doreza. Kur përdorni
radion, ju lutemi drejtojeni dorezën mirë mbi radio për
të marrë sinjal më të mirë. Për bandën AM, rrotullojeni
radion për të marrë sinjalin më të mirë sepse antena AM
është e integruar në radio.
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
2. Shtypni butonin e burimit për të zgjedhur regjimin e
radios AM ose FM.
3. Shtyni dhe mbani shtypur çelësin e kontrollit të
sintonizimit për të kryer një sintonizim automatik.
Radioja do të skanojë lart bandën AM/FM nga
frekuenca e shfaqur aktualisht dhe do të ndalojë
skanimin automatikisht kur të gjejë një stacion me fuqi
78 SHQIP

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis