Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR114 Betriebsanleitung Seite 75

Baustellenradio
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR114:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 14
11. Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që është
e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara
ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime
apo rrezik plagosjeje.
12. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në zjarr
ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj
zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C(266°F) mund të
shkaktojë shpërthim.
13. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e
karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kufijve
të temperaturës të specifikuar te udhëzimet. Karikimi
i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
14. Priza e RRYMËS KRYESORE përdoret si pajisja
shkëputëse dhe duhet të qëndrojë e gatshme për
përdorim
15. Mos e përdorni produktin me volum të lartë për një
periudhë të gjatë kohe. Për të shmangur dëmtimin e
dëgjimit, përdoreni produktin me nivel volumi mesatar.
16. (Vetëm për produktet me ekran LCD) Ekranet LCD
përmbajnë lëngje që mund të shkaktojnë irritim dhe
helmim. Nëse lëngu ju bie në sy, shpëlajeni me ujë
dhe telefononi mjekun.
17. Mos e ekspozoni produktin ndaj shiut ose kushteve
me lagështirë. Uji që hyn në produkt mund të rrisë
rrezikun e goditjeve elektrike.
18. Ky produkt nuk është prodhuar për t'u përdorur nga
persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara
fizike, ndijore ose mendore, ose të cilëve u mungon
përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën mbikëqyrje
ose udhëzuar për përdorimin e këtij produkti nga një
person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet
të mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me
produktin. Ruajeni produktin larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
RREGULLA SPECIFIKE
SIGURIE PËR PAKETËN E
BATERISË
1. Përpara se ta përdorni paketën e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2) bateria
dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e hiqni paketën e baterisë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë mase,
ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund të rezultojë në
rrezik mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe
shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me paketën e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e paketës së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni paketën e baterisë në ujë ose
shi. Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
6. Mos e ruani pajisjen dhe paketën e baterisë në vende
ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C
(122°F).
7. Mos e digjni paketën e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Paketa e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Për së shmangur rrezikun, duhet të lexohet përpara
përdorimit manuali i baterisë zëvendësuese. Dhe
rryma maksimale e shkarkimit të baterisë duhet të jetë
më e madhe ose e barabartë me 8A.
11. Bateritë e përfshira të litiumit, iu nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, agjentë
të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa specifike mbi
paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale të
rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret me
gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të tillë
që të mos lëvizë në paketim.
12. Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të baterisë.
13. Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuara
nga Makita. Instalimi i baterive në produkte të
papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, nxehtësi të
lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
KUJDES:
● Rrezik shpërthimi nëse bateria zëvendësohet në
mënyrë të pasaktë.
● Zëvendësojeni vetëm me një lloj të njëjtë ose të
ngjashëm.
● Përdorni vetëm bateri origjinale Makita. Përdorimi i
baterive jo-origjinale Makita ose baterive që mund
të jenë modifikuar, mund të rezultojë në marrjen
flakë të baterisë, lëndime personale apo dëmtime.
Kjo do të anulojë gjithashtu edhe garancinë e
Makita-s për veglën e Makita dhe karikuesin.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1. Karikojeni baterinë përpara se të shkarkohet plotësisht.
Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe karikojeni
baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
2. Asnjëherë mos e rikarikoni baterinë të karikuar
plotësisht. Karikimi i tepërt shkurton jetëgjatësinë e
baterisë.
3. Karikojeni baterinë në temperaturën e dhomës në 10
°C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni paketën e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta karikoni atë.
4. Karikojeni baterinë nëse nuk e përdorni për një kohë të
gjatë (mbi gjashtë muaj).
75 SHQIP

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis