Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Pastrimi Dhe Kujdesi; Ripozicionimi I Derës; Bëj Dhe Mos Bëj - Beko RCSA330K20PT Gebrauchsanweisung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

SQ
Pas shkrirjes, thajeni plotësisht pjesën e
brendshme (Artikulli 8). Futeni spinën në
prizën në mur dhe ndizeni energjinë.
Ndërrimi i llambës së brendshme
Për të ndërruar llambën/dritën LED që përdoret
për ndriçimin e frigoriferit, telefononi Shërbimin
e autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e
përshtatshme për ndriçimin e dhomave të
shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të
ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në
frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të
lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i
rezistojnë kushteve fizike ekstreme si
temperaturat nën -20°C.

Pastrimi dhe kujdesi

1. Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në prizë
dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta
pastroni.
2. Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta
ose substanca gërryese, sapun, pastrues
shtëpie, detergjent ose dyll lustrues për pastrim.
3. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar
kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
4. Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në
një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në
një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme
dhe thajeni me leckë.
5. Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kutinë e
kontrollit të temperaturës.
6. Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për një
kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha ushqimet,
pastrojeni dhe lëreni derën pak të hapur.
7. Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët metalike
të produktit (p.sh. pjesën e jashtme të derës,
anët e kabinetit) me dyll silikoni (lustrues
makine) për të mbrojtur lustrën e bojës të
jashtme me cilësi të lartë.
8. Pluhuri që grumbullohet në kondensator, i cili
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, duhet të
pastrohet njëherë në vit me fshesë me korrent.
9. Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar
që të jenë të pastra dhe pa grimca ushqimesh.
10. Asnjëherë:
• Mos e pastroni pajisjen me materiale të
papërshtatshme; p.sh. produkte me bazë nafte.
• Mos e ekspozoni në temperatura të larta, në
asnjë mënyrë.
• Mos e krruani, fërkoni, etj me materiale
gërryese.
Udhëzime për përdorimin
11. Heqja e kapakut të baxhos dhe tabakasë të
derës:
• Për të hequr ndarjen e baxhos, më parë ngrini
kapakun lart rreth një inç dhe tërhiqeni nga ana
ku ka një hapësirë mbi kapak.
• Për të hequr një tabaka të derës, hiqni të gjitha
gjërat në to dhe thjesht shtyjeni tabakanë e
derës lart nga baza.
12. Sigurohuni që ena në pjesën e pasme të
pajisjes që grumbullon ujin e shkrirjes të jetë
gjithmonë e pastër. Nëse doni ta hiqni tabakanë
për ta pastruar, ndiqni udhëzimet më poshtë:
• Fikeni prizën dhe hiqeni spinën nga korrenti.
• Rrotulloni lehtë kunjën në kompresor me një
palë pinca në mënyrë që tabakaja të hiqet.
• Ngrijeni lart.
• Ngrijeni enën, pastrojeni dhe fshijeni.
• Montoni përsëri, duke i bërë veprimet në radhë
të kundërt.
13. Për të pastruar një sirtar, tërhiqeni sa më
shumë të jetë e mundur, ngrijeni lart dhe pastaj
nxirreni jashtë plotësisht
Ripozicionimi i derës
Veproni në rend numerik (Artikulli 10).
Bëj dhe mos bëj
Bëj- Pastrojeni dhe shkrijeni pajisjen rregullisht
(Shiko "Shkrirja").
Bëj- Mbajeni mishin e pagatuar dhe shpendët
poshtë ushqimeve të gatuara dhe
produkteve të qumështit.
Bëj- Hiqini të gjitha gjethet e papërdorshme ng
aperimet dhe pastroni dherat.
Bëj- Lërini marulet, lakrat, majdanozin dhe
lulelakrat me rrënjë.
Bëj- Mbështilleni djathin në letër kundër
yndyrës dhe pastaj në një qese polietilieni,
duke nxjerrë jashtë sa më shumë ajër të
jetë e mundur. Për rezultate më të mira,
nxirrini nga frigoriferi një orë para se t'i
konsumoni.
Bëj- Mbështilleni mishin e pagatuar dhe
shpendët lirshëm në qese polietilieni ose
fletë alumini. Kjo parandalon tharjen.
Bëj- Mbështilleni peshkun dhe të brendshmet
në qese polietilieni.
Bëj- Mbështillini ushqimet me erë të fortë ose
që mund të thahen në qese polietilieni, ose
fletë alumini ose vendosini në enë të
izoluara.
33

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis