Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Ndërrimi I Llambës Së Brendshme; Pastrimi Dhe Kujdesi; Ripozicionimi I Derës; Bëj Dhe Mos Bëj - Beko Rcsa210K20W Gebrauchsanweisung

Kühl-gefrier-typ i
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RCSA210K20W:
Inhaltsverzeichnis
Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 15
SQ
Mos përdorni objekte me majë ose të
mprehta si për shembull thika ose pirunë
për të hequr akullin.
Asnjëherë mos përdorni tharëse flokësh,
ngrohës elektrikë ose pajisje të tilla elektrike
për shkrirje.
Fshijeni me sfungjer ujin e shkrirjes të
grumbulluar në fund të ndarjes të ngrirësit.
Pas shkrirjes, thajeni plotësisht pjesën e
brendshme (Artikulli 8 & 9). Futeni spinën në
prizën në mur dhe ndizeni energjinë.
Ndërrimi i llambës së brendshme
Për të ndërruar llambën/dritën LED që
përdoret për ndriçimin e frigoriferit, telefononi
Shërbimin e autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është
e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të
shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të
ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në
frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të
lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i
rezistojnë kushteve fizike ekstreme si
temperaturat nën -20°C.

Pastrimi dhe kujdesi

1. Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në prizë
dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta
pastroni.
2. Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta
ose substanca gërryese, sapun, pastrues
shtëpie, detergjent ose dyll lustrues për
pastrim.
3. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar
kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
4. Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në
një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode
në një pintë uji për të pastruar pjesën e
brendshme dhe thajeni me leckë.
5. Mos përdorni asnjëherë agjentë pastrimi
ose ujë që përmban klor për të pastruar
sipërfaqet e jashtme dhe pjesët e lyer me
krom të produktit. Klori shkakton gërryerje mbi
sipërfaqet metalike.
6. Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kutinë e
kontrollit të temperaturës.
7. Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për një
kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha ushqimet,
pastrojeni dhe lëreni derën pak të hapur.
8. Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët
metalike të produktit (p.sh. pjesën e jashtme
të derës, anët e kabinetit) me dyll silikoni
(lustrues makine) për të mbrojtur lustrën e
bojës të jashtme me cilësi të lartë.
Udhëzime për përdorimin
9. Pluhuri që grumbullohet në kondensator, i cili
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, duhet të
pastrohet njëherë në vit me fshesë me korrent.
10. Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar
që të jenë të pastra dhe pa grimca ushqimesh.
11. Asnjëherë:
• Mos e pastroni pajisjen me materiale të
papërshtatshme; p.sh. produkte me bazë nafte.
• Mos e ekspozoni në temperatura të larta, në
asnjë mënyrë.
• Mos e krruani, fërkoni, etj me materiale
gërryese.
12. Heqja e kapakut të baxhos dhe tabakasë të
derës:
• Për të hequr ndarjen e baxhos, më parë ngrini
kapakun lart rreth një inç dhe tërhiqeni nga ana
ku ka një hapësirë mbi kapak.
• Për të hequr një tabaka të derës, hiqni të gjitha
gjërat në to dhe thjesht shtyjeni tabakanë e
derës lart nga baza.
13. Sigurohuni që ena në pjesën e pasme të
pajisjes që grumbullon ujin e shkrirjes të jetë
gjithmonë e pastër. Nëse doni ta hiqni
tabakanë për ta pastruar, ndiqni udhëzimet
më poshtë:
• Fikeni prizën dhe hiqeni spinën nga korrenti.
• Rrotulloni lehtë kunjën në kompresor me një
palë pinca në mënyrë që tabakaja të hiqet.
• Ngrijeni lart.
• Ngrijeni enën, pastrojeni dhe fshijeni.
• Montoni përsëri, duke i bërë veprimet në
radhë të kundërt.
14. Për të pastruar një sirtar, tërhiqeni sa më
shumë të jetë e mundur, ngrijeni lart dhe
pastaj nxirreni jashtë plotësisht.
Ripozicionimi i derës
Veproni në rend numerik (Artikulli 10).
Bëj dhe mos bëj
Bëj- Pastrojeni dhe shkrijeni pajisjen
rregullisht (Shiko "Shkrirja").
Bëj- Mbajeni mishin e pagatuar dhe shpendët
poshtë ushqimeve të gatuara dhe
produkteve të qumështit.
Bëj- Hiqini të gjitha gjethet e papërdorshme
ng aperimet dhe pastroni dherat.
Bëj- Lërini marulet, lakrat, majdanozin dhe
lulelakrat me rrënjë.
Bëj- Mbështilleni djathin në letër kundër
yndyrës dhe pastaj në një qese
polietilieni, duke nxjerrë jashtë sa më
shumë ajër të jetë e mundur. Për
rezultate më të mira, nxirrini nga
frigoriferi një orë para se t'i konsumoni.
31
Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis