Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Shkrirja; Pastrimi Dhe Kujdesi - Beko RCNA355K20PT Gebrauchsanweisung

Frost-free kühl-gefrier-typ i
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RCNA355K20PT:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 33
SQ

Shkrirja

A) Ndarja e frigoriferit
Ndarja e frigoriferit shkrihet automatikisht. Uji i
shkrirjes kalon në tubin e shkarkimit përmes një
ene grumbulllimi në pjesën e pasme të pajisjes.
Kontrolloni që tubi të jetë vendosur mirë me fundin
e tij në tabakanë e grumbullimit mbi kompresor
për të mos lejuar spërkatjet e ujit mbi instalimet
elektrike ose në dysheme (Artikulli 6).
B) Ndarja e ngrirësit
Modeli NO FROST është krejt automatik. Nuk
kërkohet ndërhyrje nga ana juaj. Uji grumbullohet
në tabakanë e kompresorit. Për shkak të
nxehtësisë të kompresorit uji avullohet.
Mos përdorni objekte me majë ose të mprehta
si për shembull thika ose pirunë për të hequr
akullin.
Asnjëherë mos përdorni tharëse flokësh, ngrohës
elektrikë ose pajisje të tilla elektrike për shkrirje.
Fshijeni me sfungjer ujin e shkrirjes të grumbulluar
në fund të ndarjes të ngrirësit. Pas shkrirjes,
thajeni plotësisht pjesën e brendshme (Artikulli 7
& 8). Futeni spinën në prizën në mur dhe ndizeni
energjinë.
Paralajmërime!
Ventilatorët brenda ngrirësit dhe ndarjeve të
ushqimeve të freskëta qarkullojnë ajër të ftohtë.
Asnjëherë mos futni objekte përmes mbrojtëses.
Mos lejoni që fëmijët të luajnë me ventilatorin e
ushqimeve të freskëta dhe ngrirësit.
Asnjëherë mos mbani produkte që përmbajnë gaz
shtytës të djegshëm (p.sh. dispenser akulloresh,
kanaçe spërkatëse, etj.) ose substanca
shpërthyese.
Mos i mbuloni raftet me materiale mbrojtëse të
cilat mund të pengojnë qarkullimin e ajrit.
Mos lejoni që fëmijët të luajnë me pajisjen ose të
ngacmojnë kontrollet.
Mos i pengoni mbrojtëset e ventilatorëve për t'u
siguruar që të arrini performancën më të mirë nga
pajisja juaj. (Artikulli 9 dhe Artikulli 10)
Paralajmërim!
Pajisja juaj ka një ventilator qarkullimi i cili është i
domosdoshëm për performancën e frigoriferit tuaj.
Ju lutem sigurohuni që ventilatorët të mos
bllokohen (ndalohen) ose të pengohen nga
ushqimet ose ambalazhet. Bllokimi (ndalimi) ose
pengimi i ventilatorit mund të shkaktojë rritje në
temperaturën e brendshme të ngrirësit (Shkrirje).
Udhëzime për përdorimin
Ndërrimi i llambës së brendshme
Për të ndërruar llambën/dritën LED që përdoret
për ndriçimin e frigoriferit, telefononi Shërbimin e
autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e
përshtatshme për ndriçimin e dhomave të
shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë
përdoruesin të vendosë ushqime në
frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të
lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i
rezistojnë kushteve fizike ekstreme si
temperaturat nën -20°C.

Pastrimi dhe kujdesi

1. Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në prizë
dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta pastroni.
2. Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta ose
substanca gërryese, sapun, pastrues shtëpie,
detergjent ose dyll lustrues për pastrim.
3. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar
kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
4. Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në
një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në
një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme
dhe thajeni me leckë.
5. Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kutinë e
kontrollit të temperaturës.
6. Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për një
kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha ushqimet,
pastrojeni dhe lëreni derën pak të hapur.
7. Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët metalike
të produktit (p.sh. pjesën e jashtme të derës, anët
e kabinetit) me dyll silikoni (lustrues makine) për të
mbrojtur lustrën e bojës të jashtme me cilësi të
lartë.
8. Pluhuri që grumbullohet në kondensator, i cili
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, duhet të
pastrohet njëherë në vit me fshesë me korrent.
9. Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar
që të jenë të pastra dhe pa grimca ushqimesh.
55

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis