SQ
Ndërrimi i llambës së brendshme
Për të ndërruar llambën/dritën LED që përdoret
për ndriçimin e frigoriferit, telefononi Shërbimin e
autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e
përshtatshme për ndriçimin e dhomave të
shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë
përdoruesin të vendosë ushqime në
frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të
lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i
rezistojnë kushteve fizike ekstreme si
temperaturat nën -20°C.
Pastrimi dhe kujdesi
Sipërfaqet e Brendshme dhe të Jashtme
Kujdes
Gjithmonë hiqeni pajisjen nga priza ose
fikeni automatin para se të pastroni.
Pastrojeni pjesën e jashtme me ujë të ngrohtë dhe
detergjent të butë.
Asnjëherë mos përdorni detergjentë gërryes ose
agjentë acidikë.
Fshijeni pjesën e brendshme me leckë të thatë.
Bëni kujdes të mos lejoni që uji të bjerë në kontakt
me lidhjet elektrike të kontrollit të temperaturës
ose dritën e brendshme.
Nëse pajisja nuk do të përdoret për një kohë të
gjatë, hiqeni kabllin e energjisë dhe hiqni të gjitha
ushqimet. Pastrojeni pajisjen dhe mbajeni derën të
hapur.
Për të ruajtur pamjen e pajisjes tuaj, mund ta
lustroni pjesën e jashtme dhe aksesorët e derës
me dyll silikoni.
Pastroni kondensatorin në pjesën e pasme të
pajisjes njëherë në vit duke përdorur një furçë ose
fshesë me korrent. Grumbullimi i pluhurit çon në
rritje të konsumit të energjisë.
Kontrolloni gominën e derës rregullisht.
Pastrojeni vetëm me ujë, dhe thajeni plotësisht.
Udhëzime për përdorim
Pastrimi i aksesorëve
Raftet e derës:
Hiqni të gjitha ushqimet nga raftet e derës.
Ngrijeni kapakun e raftit lart dhe tërhiqeni anash.
Hiqeni fundin e raftit të derës duke e shtyrë lart.
Ena e grumbullimit (Tavë):
Sigurohuni që ena në pjesën e pasme të pajisjes
të jetë gjithmonë e pastër.
Lëshojeni me kujdes kapësen e enës nga
kompresori duke e shtyrë me një mjet (si
kaçavidë), kështu ena mund të hiqet.
Ngrijeni enën, pastrojeni dhe fshijeni.
Montojeni përsëri në rend të kundërt.
Krisperi ose Sirtarët:
Për të pastruar një sirtar, tërhiqeni sa më shumë
të jetë e mundur, ngrijeni lart dhe pastaj nxirreni
jashtë plotësisht
(Artikulli 7-8).
79