RREZIK! Plagosje trupore! Mos e përdorni produktin për të prerë
shkurre, gardhe e kaçube, për të prerë bimët kacavjerrëse ose barin
në çati apo në saksitë e ballkoneve, për të krasitur degë e shkarpa
dhe për të niveluar dheun e tokës. Mos e përdorni produktin në
pjerrësi mbi 20° maksimumi.
1. SIGURIA
E RËNDËSISHME!
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni më
vonë.
Simbolet mbi produkt:
VINI RE!
Nëse nuk përdoret siç duhet produkt mund të jetë i rrezikshëm. Paralajmërimet
dhe udhëzimet e sigurisë duhet të ndiqen për të garantuar siguri të arsyeshme
dhe efikasitet në përdorimin e produktit. Përdoruesi është përgjegjës për zbatimin
e paralajmërimeve dhe të udhëzimeve në këtë manual dhe mbi produkt. Mos
e përdorni kurrë produktin nëse mbrojtëset e dhëna nga prodhuesi nuk janë në
pozicionin e duhur. Përdorimi i pakujdesshëm apo i gabuar i produktit mund
të sjellë lëndimin e përdoruesit apo të të tjerëve. Lexoni dhe kuptoni përmbajtjen
e manualit të përdorimit. Ruajeni manualin për referencë në të ardhmen.
Lexoni manualin e përdorimit.
Mbani larg personat e tjerë.
Ruhuni nga tehet e mprehta. Tehet vazhdojnë
të rrotullohen pas fikjes së motorit.
Shkëputeni kabllon e linjës elek trike përpara
se të kryeni mirëmbajtjen ose nëse kablloja
dëmtohet apo pritet.
Kabllon e linjës elektrike mbajeni larg
teheve prerëse.
Këshilla të përgjithshme sigurie
Siguria elektrike
RREZIK! Goditja elektrike!
Rrezik plagosje për shkak të goditjes elektrike.
Produkti duhet të furnizohet me rrymë elektrike nëpërmjet një
v
ndërprerësi diferencial (RCD) me një rrymë nominative aktivizimi prej
maksimumi 30 mA.
RREZIK! Goditja elektrike!
Rrezik plagosje për shkak të goditjes elektrike.
Shkëputni produktin nga rrjeti para se të kryeni mirëmbajtje ose
v
të ndërroni pjesët. Si rrjedhojë, priza e shkëputur duhet të jetë në
diapazonin e shikimit.
Kabllot
Nëse përdoren zgjatues, duhet të plotësojnë minimumin e karakteristikave në
tabelën e mëposhtme:
Tensioni
Gjatësia e kabllos
220 – 240 V / 50 Hz
Deri në 20 m
220 – 240 V / 50 Hz
20 – 50 m
1. Kabllot e linjës elektrike dhe zgjatuesit disponohen nga qendra lokale e miratuar
e shërbimit.
2. Përdorni vetëm zgjatues të krijuar posaçërisht për përdorim të jashtëm dhe
që pajtohen me një nga specifikimet e mëposhtme: Gomë e zakonshme
(60245 IEC 53), poliviniklorid i zakonshëm 60227 IEC 53) ose PCP e zakonshme
(60245 IEC 57).
3. Nëse dëmtohet përcjellësi i lidhjes së shkurtër, për të shmangur rreziqet
duhet ndërruar nga prodhuesi, nga agjenti i tij i shërbimit apo nga persona të
tjerë me kualifikim të ngjashëm.
Trajnimi
1. Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni me komandat dhe përdorimin e duhur
të makinerisë.
2. Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk i njohin këto udhëzime të
përdorin pajisjen. Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
3. Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse ka njerëz pranë, sidomos fëmijë apo kafshë
shtëpiake.
4. Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet ndaj
të cilave ekspozohen personat e tjerë ose prona e tyre.
88
GAR_05031-20.960.04_2024-03-13.indd 88
GAR_05031-20.960.04_2024-03-13.indd 88
Përgatitja
1. Gjatë përdorimit të makinerisë vishni gjithmonë këpucë të forta dhe pantallona
të gjata. Mos e përdorni pajisjen kur jeni zbathur apo kur keni veshur sandale
të hapura. Shmangni veshjen e rrobave të gjera ose me penj ose fije që varen.
2. Inspektojeni me kujdes zonën ku do të përdoret makineria dhe hiqni të gjitha
objektet që mund të flaken prej saj.
3. Përpara përdorimit, kontrolloni gjithmonë me sy për të parë nëse tehu, buloni
dhe grupi i tij nuk janë konsumuar ose dëmtuar. Për të ruajtur ekuilibrin,
ndërrojini në grup komponentët e konsumuar ose të dëmtuar. Ndërroni etiketat
e dëmtuara ose të palexueshme.
4. Përpara përdorimit, kontrolloni kordonin elektrik dhe zgjatuesin për shenja
dëmtimi ose konsumimi. Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni
menjëherë nga rryma.
MOS E PREKNI KORDONIN PËRPARA SE TA SHKËPUTNI NGA RRYMA.
Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni është dëmtuar ose konsumuar.
Përdorimi
1. Përdoreni makinerinë vetëm gjatë ditës ose në kushte të mira ndriçimi
artificial.
2. Shmangni përdorimin e makinerisë në bar të lagur.
3. Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në zona të pjerrëta.
4. Ecni, mos vraponi asnjëherë.
5. Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë lart e poshtë.
6. Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta.
7. Mos kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
8. Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin e makinerisë ose kur e tërhiqni
drejt vetes.
9. Ndaloni tehet nëse makineria duhet anuar për transportim, kur kaloni në
sipërfaqe ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga zona apo për në zonën
e përdorimit.
10. Mos e përdorni kurrë makinerinë me mbrojtëse defektive ose pa montuar në
vendin e duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet shmangëse dhe / ose
mbledhësen e barit.
11. Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me këmbët larg teheve.
12. Mos e anoni makinerinë kur ndizni motorin, përveçse kur makineria duhet
të anohet për t'u ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë nga sa është
e patjetër nevojshme dhe ngrini vetëm pjesën që është larg përdoruesit.
13. Mos e ndizni makinerinë kur jeni duke qëndruar përpara vrimës së shkarkimit.
14. Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo nën pjesët rrotulluese. Qëndroni
gjithmonë larg vrimës së shkarkimit.
15. Mos e transportoni makinerinë kur burimi i energjisë është i ndezur.
16. Fikni makinerinë dhe hiqni spinën nga priza. Sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht:
• sa herë që largoheni nga makineria,
• përpara se të pastroni bllokimet apo të zhbllokoni marmitën,
• përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni me makinerinë,
• pasi të keni goditur objekte të huaja. Inspektoni makinerinë për dëmtime
nëse makineria nis të ketë dridhje jonormale (kontrolloni menjëherë):
• inspektoni për dëmtim,
• zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara,
• kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e lira.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
1. Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrën guara për t'u siguruar që
makineria është në gjendje të sigurt pune.
2. Kontrolloni vazhdimisht grumbulluesin e barit për konsumim ose vjetrim.
3. Në pajisjet me tehe të shumëfishta, tregoni kujdes pasi rrotullimi i një tehu
mund të shkaktojë rrotullimin e teheve të tjera.
4. Bëni kujdes gjatë rregullimit të makinerisë për të parandaluar ngecjen
e gishtave në tehet lëvizëse dhe në pjesët e fiksuara të makinerisë.
Prerja tërthore
5. Lëreni gjithmonë makinerinë të ftohet përpara se ta ruani.
1,5 mm
2
6. Gjatë kryerjes së shërbimeve tek tehet, bëni kujdes pasi edhe pse burimi
i energjisë është i fikur, tehet mund të vazhdojnë të lëvizin.
2,5 mm
2
7. Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të dëmtuara. Përdorni vetëm
pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinalë.
Paralajmërime sigurie shtesë
Siguria elektrike
Ky produkt gjeneron gjatë punës një fushë elektromagnetike. Kjo fushë në kushte
të caktuara mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implantateve
mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave të cilat mund
të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse duhet që personat me një
implantat mjekësore para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun
e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Përpara përdorimit, kontrolloni kabullin për shenja dëmtimi ose vjetrimi. Nëse
kabulli ka defekt, çojeni produktin në një Qendër Shërbimi të Autorizuar dhe
zëvendësojeni kabullin.
Mos e përdorni produktin nëse kabllot elektrike janë dëmtuar ose konsumuar.
Nëse kablloja është prerë ose nëse izolimi është dëmtuar, shkëputeni menjëherë
nga rrjeti elektrik. Mos e prekni kabllon elektrike derisa të jetë shkëputur. Mos
e riparoni kabllon e prerë ose të dëmtuar. Zëvendësojeni me një të re.
dhe bëni riparime përpara se ta rindizni dhe ta përdorni;
RREZIK! Ndalim zemre!
13.03.24 15:26
13.03.24 15:26