Herunterladen Diese Seite drucken

Clen CW 200 Installations- Und Wartungsanleitungen Seite 98

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 11
Pompa duhet të instalohet në pozicion vertikal!
7. LIDHJA ELEKTRIKE
Gjatësia e kabllos së ushqimit që gjendet tek pompa kufizon thellësinë maksimale të zhytjes në përdorimin
e vetë pompës. Respektoni udhëzimet e shkruara në targën teknike e në këtë manual tabela 3.
8. NDEZJA
Ekzistojnë dy mënyra funksionimi:
ME DORË (A)
Megjithëse elektropompat e kanë galexhantin mund të përdoren sipas mënyrës me dorë (manuale) Fig.3
1)
Mbërthejeni çelësin pluskues në mënyrë që të rrijë vertikal mbi pompën (me kabllon poshtë) (a). Derisa çelësi
pluskues mbetet i ngritur, pompa mbetet në funksionim pavarësisht nga niveli i ujit.
2)
Futeni spinën e kabllos së ushqimit në një prizë korrenti me 230 V.
3)
Pompa do të hyjë në funksionim, sigurohuni që të jetë e zhytur në lëngun që duhet të thithë.
Kini vëmendjen sepse pompa nuk do të fiket automatikisht, pasi arrin nivelin minimal do të duhet të fiket me dorë nga
përdoruesi, ose duke hequr spinën ose duke ulur galexhantin (funksionimi automatik).
Niveli i thithjes maksimale arrihet vetëm gjatë funksionimit me dorë, sepse në kushtet e funksionimit automatik çelësi
pluskues e ndalon pompën para arritjes së këtij niveli.
AUTOMATIKE (B)
Modelet e pajisura me çelës galexhant futen në funksionim automatikisht kur niveli i ujit ngrihet e fiken kur arrihet niveli
minimal i parashikuar (Fig. 4).
1)
Lëreni galexhantin të lëvizë lirisht.
2)
Futeni spinën e kabllos së ushqimit në një prizë korrenti me 230 V.
3)
Kur galexhanti arrin nivelin ON pompa do të fillojë punën e do të funksionojë derisa të arrihet niveli OFF.
Rregullimi i lartësisë së ndezjes/fikjes:
(Për të ditur lartësinë e futjes e nxjerrjes minimale, konsultoni kapitullin e të Dhënave teknike.)
Gjatësia e kabllos nga një anë duhet t'i lejojë çelësit pluskues që të lëvizë lirisht e nga ana tjetër të shmangë që çelësi të
shkojë në fund. Pjesa e kabllos midis çelësit pluskues e qokës që bllokon kabllon nuk duhet të jetë më pak se 10 cm. Sa
më shumë e shkurtër të jetë pjesa e kabllos midis çelësit pluskues e qokës që bllokon kabllon, aq më e ulët do të jetë
lartësia e ndezjes e aq më e lartë ajo e fikjes. Pika e mbërthimit mund të ndryshohet, për shembull në kapësen e
mëposhtme, me të njëjtën gjatësi do të kemi nivel më të ulët të fikjes e të ndezjes (Fig. 5). Pompa dorëzohet e pajisur me
një fashetë (Fig. 6) që mbërthen kabllon e galexhantit dhe ia pengon rrëshqitjen në kapëse; në rast se vendosni që ta
zgjasni ose ta shkurtoni kabllon e lirë të galexhantit, zhvendoseni fashetën në pikën që korrespondon, në qoftë se nuk
është e mundur të bëni zëvendësimin. Motorët njëfazorë janë të pajisur me mbrojtës termo-amperometrik të inkorporuar e
mund të lidhen direkt me rrjetin. Shënim: nëse motori është i mbingarkuar fiket automatikisht. Pasi ftohet, rindizet
automatikisht pa nevojën e asnjë ndërhyrjeje me dorë.
9. MASA PARAPRAKE
RREZIK NGRIRJEJE: kur pompa mbetet e pandezur në temperaturë më të ulët se 0°C, duhet të siguroheni që të mos
ketë mbetje ujore, e cila duke ngrirë mund të krijojnë krisa në pjesët plastike.
Në qoftë se pompa është përdorur me lëndë që anojnë të depozitohen, ose me ujë të kloruar shpëlajeni pas përdorimit,
me një hedhje uji të fuqishme në mënyrë që të shmanget formimi i depozitimeve ose i koreve që do t'i reduktonin
karakteristikat e pompës.
10. MIRËMBAJTJA E PASTRIMI
Elektropompa gjatë funksionimit normal nuk kërkon asnjë lloj mirëmbajtjeje. Në çdo rast, të gjitha ndërhyrjet e riparimit dhe
mirëmbajtjes duhet të kruhen vetëm pasi ta keni shkëputur pompën nga rrjeti i ushqimit me energji elektrike. Kur e ndizni
përsëri pompën, sigurohuni që të jetë gjithnjë i montuar filtri i thithjes në mënyrë që të mos krijohet rrezik ose mundësi për
kontakt rastësor me pjesët në lëvizje.
SHQIP
96

Werbung

loading