Herunterladen Diese Seite drucken

Philips HD5416 Benutzerhandbuch Seite 190

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für HD5416:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 18
11 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen, çka do të ndezë dritën në butonin e
ndezjes/fikjes (fig. 8).
Paralajmërim: Gjatë përgatitjes dhe ruajtjes së ngrohtësisë, depozita e ujit, mbajtësja e filtrit,
pllaka e nxehtë dhe kana prej qelqi e mbushur me kafe janë të nxehta.
12 Lëreni pajisjen të punojë derisa depozita e ujit të boshatiset (fig. 9).
Shënim: Pas përgatitjes, në depozitën e ujit mund të mbetet një sasi e vogël uji. Kjo është
normale dhe e sigurt në pjatën tonë prej inoksi për ushqime.
13 Hiqni kanën e qelqit pasi përgatitja të ketë përfunduar (fig. 16).
14 Hidhni kafenë në një filxhan (fig. 17).
Shënim: 40 minuta pas ruajtjes së ngrohtësisë së kafesë, pajisja fiket automatikisht për siguri
shtesë dhe për të kursyer energji.
Këshillë: Nëse dëshironi që kafeja të qëndrojë e nxehtë për më gjatë, hidheni atë në një kanë me
izolim.
Funksioni i ndalimit të pikimit
Funksioni i ndalimit të pikimit ju lejon ta hiqni kanën nga makina e kafesë përpara se procesi i
përgatitjes të ketë përfunduar. Kur e hiqni kanën, funksioni i ndalimit të pikimit ndalon derdhjen e
kafesë në kanë.
Shënim: Procesi i përgatitjes nuk ndalon kur e hiqni kanën. Nëse nuk e vendosni sërish kanën në
pajisje brenda 20 sekondave, filtri do të tejmbushet.
Pastrimi
Kujdes: Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza përpara se të filloni ta pastroni.
Kujdes: Asnjëherë mos e zhysni pajisjen në ujë.
Kujdes: Pastrojeni gjithmonë pajisjen pasi të jetë ftohur.
Kujdes: Kapaku i kanës nuk mund të shkëputet.
1
Pastroni pjesën e jashtme të makinës së kafesë me një leckë të njomë (fig. 18).
2
Pastroni filtrin e brendshëm dhe kanën e kafesë me ujë të nxehtë dhe detergjent të lëngshëm
enësh.
3
Fshijeni depozitën e ujit me një leckë të butë dhe të pastër pasi pajisja të jetë ftohur.
Kujdes: Pastrimi i rregullt i çmërsit e mban pjesën e brendshme të depozitës së ujit të pastër.
Pastrimi i çmërsit
Pastroni çmërsin nga makina e kafesë kur vëreni avull të tepërt ose kur rritet koha e përgatitjes.
Këshillohet ta pastroni çmërsin nga makina e kafesë çdo dy muaj. Përdorni vetëm uthull të bardhë për
të pastruar çmërsin, pasi produktet e tjera mund ta dëmtojnë pajisjen.
Paralajmërim: Mos përdorni asnjëherë uthull me përmbajtje acidi acetik prej 8% ose më shumë,
uthull natyrale, pastrues çmërsi në formë pluhuri apo tablete për të pastruar pajisjen, pasi kjo
mund ta dëmtojë atë.
1
Mbusheni depozitën e ujit deri në treguesin "MAX" (Maksimum) me uthull të bardhë (4% acid
acetik) (fig. 19).
2
Hapni kapakun e filtrit (fig. 11).
3
Merrni një filtër letre (lloji 1x4 ose nr. 4) dhe paloseni në skajet e izoluara për të parandaluar
grisjen dhe palosjen (fig. 12).
4
Vendosni filtrin prej letre në filtër (fig. 13).
5
Futeni spinën në prizë (fig. 7).
6
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen, çka do të ndezë dritën në butonin e
ndezjes/fikjes (fig. 8).
Shqip
191

Werbung

loading