Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Zgjidhni Vendin E Montimit Të Njësisë Së Jashtme; Instalimi; Instalimi Hidraulik; Instalimi Elektrik - Vaillant climaVAIR intro VAIL1-025WNO Installations- Und Wartungsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 3
4.4
Zgjidhni vendin e montimit të njësisë së
jashtme
1.
Respektoni distancat e nevojshme minimale.
Udhëzim
Për të arritur lehtësisht tek valvula e
shërbimit në anën e njësisë së jashtme,
rekomandohet një distancë minimale prej
50 cm.
2.
Gjatë zgjedhjes së vendit të instalimit merreni
parasysh, që produkti gjatë funksionimit mund të
përcjellë vibracione në dysheme ose në muret e
afërta. Montojeni produktin mundësisht me distancë të
mjaftueshme nga muret dhe dritaret.
3.
Montojeni njësinë e jashtme me një distancë minimale
prej 3 cm nga dyshemeja, për të mundur të instaloni
njësinë e jashtme të tubacionit të shkarkimit të lëndës
ftohëse.
4.
Nëse njësia e jashtme do të montohet vertikalisht mbi
dysheme, atëherë sigurohuni që kjo e fundit të ketë
kapacitetin e nevojshëm mbajtës.
5.
Nëse njësia e jashtme montohet në një fasadë, atëherë
sigurohuni që muri dhe shtylla të ketë kapacitetin e
nevojshëm mbajtës.
5

Instalimi

5.1

Instalimi hidraulik

5.1.1
Lidhni tubacionet e lëndës ftohëse në njësinë e
jashtme
Udhëzim
Instalimi është më i thjeshtë, kur tubi i gazit është
lidhur fillimisht. Tubi i gazit është tubi më i trashë.
1.
Montoni njësinë e jashtme në vendin e parashikuar.
2.
Hiqni tapat mbrojtëse nga valvulat bllokuese të
tubacioneve të lëndës ftohëse në njësinë e jashtme.
3.
Përkuleni tubacionin e instaluar të lëndës ftohëse me
kujdes në drejtimin e njësisë së jashtme.
4.
Vendosini dadot tek tubacionet e lëndës ftohëse dhe
vendosni fllanxhat.
5.
Lidhini tubacionet e lëndës ftohëse me valvulat
përkatëse bllokuese në njësinë e jashtme.
6.
Lërini valvulat bllokuese të mbyllura.
7.
Hermetizoni vijat ndarëse të termoizoluesit me shirit
izolues.
5.1.2
Planifikoni si duhet rrjedhën kthyese të vajit tek
kompresori
Qarku i lëndës ftohëse përmban një vaj të veçantë, i cili e
lubrifikon kompresorin e njësisë së jashtme. Për një kthim
më të lehtë të vajit në kompresor:
Poziciononi njësinë e brendshme paksa më lart sesa
njësia e jashtme, nëse është e mundur.
Montoni tubin thithës (më të trashin) me zgavrën në
drejtim të kompresorit.
Në lartësitë mbi 7,5 m:
114
Instaloni gjithashtu një sifon ose një ndarës vaji çdo 7,5
metra, ku vaji të mund të mblidhet dhe të thithet, për t'u
kthyer më pas sërish në njësinë e jashtme.
Montoni një hark përpara njësisë së jashtme, për të
përmirësuar edhe më shumë kthimin mbrapsht të vajit.
5.2

Instalimi elektrik

5.2.1
Instalimi elektrik
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
për jetën nga goditja elektrike.
Hiqni spinën. Ose kalojeni produktin pa
tension (separator me hapësirë kontakti
3 mm, p. sh. siguresë ose çelës fuqie).
Siguroni që të mos rindizet.
Prisni minimalisht 30 min, derisa të jenë
ngarkuar kondensatorët.
Kontrolloni që të mos ketë tension.
Lidhni fazën me tokën.
Lidhni fazën me nulin.
Mbuloni ose mbyllni pjesët në afërsi, që
kanë tension.
Instalimi elektrik duhet të kryhet vetëm nga një elektricist.
5.2.2
Përgatitja e instalimit elektrik
1.
Kalojeni produktin pa tension.
2.
Prisni minimalisht 30 min., derisa të jenë ngarkuar
kondensatorët.
3.
Kontrolloni që të mos ketë tension.
4.
Nëse parashikohet për vendin e instalimit, instaloni një
çelës sigurie për rrymën e mbetur, të tipit B.
5.2.3
Kabllazhi
1.
Përdorni shtrënguesit e kabllove.
2.
Shkurtoni kabllin lidhës sipas nevojës.
30 mm max.
3.
Për të shmangur qarqe të shkurta gjatë nxjerrjes së
paqëllimshme të një konduktori, zhvishni këmishën e
jashtme të kabllit fleksibël vetëm maksimalisht 30 mm.
4.
Sigurohuni që izolimi i fillit të brendshëm gjatë
zhveshjes së këmishës së jashtme nuk do të dëmtohet.
5.
Hiqni izolues vetëm aq sa duhet nga fijet e brendshme,
siç kërkohet për një lidhje të besueshme dhe të
qëndrueshme.
6.
Për të parandaluar një qark të shkurtër nga lirimi i
lidhëseve, pas heqjes së izolantit, bashkoni këmishët
lidhëse tek kontaktet.
7.
Kontrolloni nëse të gjitha fijet janë mekanikisht të
fiksuara mirë në terminalet e spinës. Nëse është
nevoja, shtrëngojini ato.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes 0020319937_01

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis