Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Udhëzime Të Përgjithshme Për Sigurinë - KRAUSE 3106 Gebrauchs- Und Bedienungsanleitung

Tritte
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Hyrje Ky manual i përdorimit dhe operativ përshkruan përdorimin e sigurt të shkallëzave. Për shkaqe si
AL
gurie, ju lutemi lexoni me kujdes këto udhëzime operative para përdorimit dhe mbani ato për referencë të
ardhshme. Në rast të huazimit të shkallëzës palës së tretë, duhet të dorëzohen edhe udhëzimet operative dhe të
përdorimit.
1. Intended use: Kjo shkallëz është një pajisje e lëvizshme e punës, e cila mund të përdoret në vende të ndryshme.
Kjo shkallëz mund të përdoret për të kryer punë përmasash të vogla në lartësi, ku përdorimi i pajisjeve të tjera të
punës nuk është proporcional (shih Rregulloren e Sigurisë së Pajisjeve). Kjo shkallëz mund të përdoret vetëm ashtu
siç përshkruhet në këtë manual operativ dhe të përdorimit. Çdo përdorim tjetër konsiderohet si jo i duhur. Për dëmet
e shkaktuara nga përdorimi jo i duhur, nuk do të merret asnjë përgjegjësi.Ky lloj i shkallëzave duhet të përdoret në
ambiente të mbyllura. Ndryshimet në shkallëz, të cilat nuk janë të autorizuara nga prodhuesi, do të kenë si pasojë
zhvlerësimin e garancisë.
2. Informata Teknike: Prezantimi ishkallëzës dhe lista e komponentëve të saj. Informacionet teknike përkatëse për
secilin lloj të shkallëzave janë të vendosura në vetë produktin. Në tabelë mund të gjeni informata të mëtejme.
3. Përmbajtja e paketimit: Lista e të gjitha artikujve të dërguara (shembull): Shkallëza (komplet) + Manual opera-
tiv dhe i përdorimit + Traversë opsionale + parmak opsional(pa foto - shih instruksionet e veçanta të instalimit)
4. Udhëzimet për montim: Në varësi të llojit të shkallëzës dhe gjendjes së dërgesës, shkallëza duhet të jetë e
montuar plotësisht para përdorimit. Disa shkallëza janë të pajisura me një parmak, i cili duhet të montohet para
përdorimit (shih më poshtë). Disa shkallëza janë të pajisura me kangjella, të cilat duhet të montohen para përdorimit.
Ju lutemi referojuni udhëzimeve të veçanta të montimit.
5. Udhëzime të përgjithshme për sigurinë: Rrezik asfiksimi përmes paketimit. Gjatë përdorimit të kësaj shkallëze
gjithmonë ekziston rreziku i rënies, gjegjësisht përmbysjes. Si rezultat, njerëzit mund të lëndohen dhe gjësendet
mund të dëmtohen. Shkallëzat dhe materiali i paketimit nuk janë lodra për fëmijë. Të gjitha punët me dhe në shkallëz
duhet të kryhen në mënyrë të tillë që këto rreziqe të mbahen sa më të ulëta që të jetë e mundur. Shkallëza duhet të
përdoret vetëm për punë të lehta me kohëzgjatje të shkurtër. Mos punoni në shkallëz për një kohë të gjatë pa pushim
të rregullt. Lodhja rrezikon përdorimin e sigurt. Shkallëzat duhet të jenë të përshtatshme për aplikimin përkatës dhe
mund të përdoren vetëm në pozicionin e përcaktuar të vendosjes. Përdorni vetëm këmbëzat e parapara për shkelje.
Shkallëza, gjegjësisht pjesët e shkallëzës, nuk guxojnë të modifikohen. Kujdesuni të mbaheni fort gjatë punës si dhe
gjatë ngjitjes dhe zbritjes. Rregullat dhe rregulloret kombëtare të vlefshme duhet të respektohen patjetër, sidomos
gjatë përdorimit profesional. Përdorni vetëm pajisjet shtesë të miratuara nga prodhuesi.
6. Struktura / përdorimi: Gjatë ndërtimit dhe përdorimit të shkallëzës, duhet të respektohen udhëzimet e dhëna në
produkt dhe në udhëzimet operative dhe të përdorimit.
Instruksione për përdorimin e shkallëzës:
Versioni me një ose dy anë të ngjitjes.
Instruksione për trajtimin e shkallëzës:
Instalimi dhe pozicionimi i sigurtë i shkallëzave. Montimi i traversës (nëse ka) Montimi i kangjellës (nëse ka)
6.1 Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
6.2. Përdorimi i shkallëzave
56
77
7. Mirëmbajtja / servisimi: Kujdesi dhe mirëmbajtja e shkallëzës duhet të sigurojë funksionalitetin e saj. Shkallëza
duhet të kontrollohet rregullisht për dëmtime. Duhet të garantohet funksioni i pjesëve të lëvizshme. Pjesët e lëvizshme
duhet të lubrifikohen me vaj rregullisht. Riparimet në shkallëz duhet të bëhen nga një person i kualifikuar dhe në për-
puthje me udhëzimet e prodhuesit. Pastrimi i shkallëzës, veçanërisht i të gjitha pjesëve të lëvizshme, duhet të kryhet
menjëherë pas përdorimit në rast të ndotjeve të dukshme. Përdorni vetëm agjentët e pastrimit të tretshme në ujë të
disponueshëm në treg. Mos përdorni agjentë abrazivë e agresive. Në rast të përdorimit komercial të shkallëzës, është i
nevojshëm një kontroll i rregullt periodik për gjendjen e duhur nga një person i kualifikuar (test vizual dhe funksional).
Për këtë qëllim, duhet të specifikohet natyra, shtrirja dhe afatet kohore të testeve të kërkuara. Intervalet kohore të
kontrollimit varen nga kushtet e operimit, në veçanti nga frekuenca e përdorimit, ngarkesa gjatë përdorimit si dhe fre-
kuenca dhe ashpërsia e mangësive të gjetura në kontrollimet e mëparshme. Sipërmarrësi duhet gjithashtu të sigurojë
që shkallëzat e dëmtuara të tërhiqen nga përdorimi dhe të ruhen në atë mënyrë që ato të mos mund të përdoren më
tutje derisa të riparohen ose asgjësohen në mënyrën e duhur.
14

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis