Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Kujdesi Dhe Pastrimi; Pastrimi Pirolitik - AEG BPE558370M Benutzerinformation

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 123
• Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë pajisjes ose mbi të.
• Mos e ndani fjalëkalimin tuaj të Wi-Fi.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose çngjyrosjen e emalit:
– mos fusni enët e furrës ose objekte të tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në fund.
– mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të hapësirës së pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes.
• Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që mund të
mbesin përgjithmonë.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për
shembull për ngrohje dhome.
• Gatuani gjithmonë me derën e furrës të mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të
mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të
akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje,
banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht
pas përdorimit.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni qendrën
e autorizuar të shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos
përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.

2.5 Pastrimi pirolitik

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje/zjarri/emetimesh kimike (avuj) në regjimin pirolitik.
• Përpara se të kryeni funksionin Vetëpastrim pirolitik ose përpara përdorimit të parë ju lutemi
hiqni nga hapësira e furrës:
– çdo ushqim të mbetur, mbetje/rrjedhje vaji ose yndyre.
– çdo objekt të lëvizshëm (përfshi raftet, shinat anësore etj., që kanë ardhur me produktin)
veçanërisht çdo tenxhere, tigan, tavë, takëme etj., që nuk ngjisin.
• Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për pastrim pirolitik.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës që pastrimi pirolitik është në funksionim.
UDHËZIMET PËR SIGURINË
771/928

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Bpk558370m

Inhaltsverzeichnis