Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Carrier 38QHP09E8S-1 Installationshandbuch Seite 120

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für 38QHP09E8S-1:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 132
7. SHËRBIMI I INFORMIMIT
masa e ngarkesës është në përputhje me madhësinë e dhomës brenda së cilës instalohen pjesët që përmbajnë
agjentin ftohës;
makineria dhe daljet e ajrosjes punojnë në rregull dhe nuk kanë pengesa;
nëse përdoret një qark indirekt ftohës, qarqet dytësore duhen kontrolluar për praninë e agjentit ftohës; shënimi
në pajisje vijon të jetë i dukshëm dhe i lexueshëm.
shënimi dhe shenjat që janë të palexueshme duhen korrigjuar;
tubi ose komponentët e ftohjes instalohen në një pozicion që nuk ka gjasë të ekspozohet ndaj substancave
që mund të gërryejnë komponentët që përmbajnë agjentin ftohës, përveç nëse komponentët përbëhen nga
materiale që i rezistojnë vetvetiu gërryerjes ose që mbrohen në formën e duhur ndaj kësaj gërryerjeje.
7.9 KONTROLLET NË PAJISJET ELEKTRIKE
Riparimi dhe mirëmbajtja e komponentëve elektrikë duhet të përfshijë kontrollet fillestare të sigurisë dhe
procedurat e inspektimit të komponentëve. Nëse ka problem që mund të cenojë sigurinë, atëherë në qark nuk
duhet lidhur asnjë linjë ushqimi elektrik pa u zgjidhur më parë problemi. Nëse problemi nuk mund të zgjidhet
menjëherë, por puna është e domosdoshme dhe nuk mund të ndërpritet, duhet gjetur një zgjidhje e duhur e
përkohshme. Kjo i duhet raportuar pronarit të pajisjes në mënyrë që të jenë në dijeni të gjitha palët.
Kontrollet fillestare të sigurisë duhet të përfshijnë sa vijon:
kondensatorët të jenë shkarkuar: kjo duhet kryer në mënyrë të sigurt për të evituar mundësinë e shkëndijave
të mos ketë komponentë elektrikë me ngarkesë dhe tela të ekspozuar gjatë mbushjes, rikuperimit ose
spastrimit të sistemit;
të mos ketë ndërprerje të tokëzimit.
7.10 RIPARIMET NË KOMPONENTËT E IZOLUAR
10.1 Gjatë riparimeve në komponentët e izoluar, të gjitha pikat e furnizimit me energji duhet të shkëputen nga
pajisjet ku po punohet përpara heqjes së kapakëve të izoluar etj. Nëse është absolutisht e domosdoshme
që pajisjet të kenë furnizim me energji gjatë mirëmbajtjes, atëherë duhet të instalohet një formë e
përhershme diktimi të rrjedhjeve në pikën më kritike për të paralajmëruar për situata të mundshme rreziku.
10.2 U duhet kushtuar vëmendje e veçantë rasteve të mëposhtme për t'u siguruar që gjatë punës në
komponentët elektrikë, kasa të mos modifikohet në forma të atilla që mund të cenojnë shkallën e mbrojtjes.
Kjo përfshin dëmtimin e kabllove, numrin e tepruar të lidhjeve, terminalet që nuk përmbushin specifikimin
origjinal, dëmtimin e guarnicioneve, vendosjen e gabuar të permistopave etj.
Sigurohuni që aparati të jetë montuar në formë të sigurt.
Sigurohuni që guarnicionet ose materialet izoluese të mos degradojnë deri në atë masë sa të mos
shërbejnë më për parandalimin e hyrjes së gazeve të ndezshme. Pjesët e këmbimit duhet të jenë në
përputhje me specifikimet e prodhuesit.
SHËNIM: Përdorimi i izolantit të silikonit mund të pengojë efikasitetin e disa tipave pajisjesh për diktimin e
rrjedhjeve. Komponentët që janë vetë të sigurt nuk kanë pse izolohen përpara se punohet me ta.
7.11 RIPARIMET NË KOMPONENTËT VETVETIU TË SIGURT
Mos vendosni ngarkesa të përhershme përçuese ose vëllimi në qark pa garantuar që kjo të mos tejkalojë
tensionin e lejuar dhe rrymën e lejuar për pajisjet në përdorim. Ndërsa ndodheni në praninë e gazeve të
ndezshme mund të punoni vetëm me komponentë vetvetiu të sigurt. Aparati i testimit duhet të jetë në normimin
e duhur. Ndërrojini komponentët vetëm me pjesët e përcaktuara nga prodhuesi. Pjesët e tjera mund të shkaktojnë
ndezjen e agjentit ftohës në atmosferë për shkak të ndonjë rrjedhjeje.
17
7. SHËRBIMI I INFORMIMIT
7.12 KABLLOT
Kontrolloni që kabllot të mos i nënshtrohen konsumit, gërryerjes, trysnisë të tepërt, dridhjeve, skajeve të mprehta
apo ndikimeve të tjera negative mjedisore. Kontrolli duhet të marrë gjithashtu parasysh pasojat e vjetrimit ose të
dridhjeve të vazhdueshme nga burime si kompresorët apo ventilatorët.
7.13 DIKTIMI I AGJENTËVE TË NDEZSHËM FTOHËS
Në asnjë rast burimet e mundshme të ndezjes nuk duhen përdorur për kërkimin apo diktimin e rrjedhjeve të
agjentit ftohës. Nuk duhet përdorur elektrik halogjen (apo detektor tjetër me flakë të hapura).
7.14 MËNYRAT E DIKTIMIT TË RRJEDHJEVE
Mënyrat e mëposhtme për diktimin e rrjedhjeve gjykohen si të pranueshme për sistemet që përmbajnë agjentë të
ndezshëm ftohës. Duhen përdorur detektorë elektronikë rrjedhjeje për diktimin e agjentëve të ndezshëm ftohës,
por ndjeshmëria mund të mos jetë e përshtatshme ose mund të nevojitet rikalibrim. (Pajisjet e diktimit duhen
kalibruar në zona pa agjentë ftohës.) Sigurohuni që detektori të mos jetë burim i mundshëm ndezjeje dhe të
jetë i përshtatshëm për agjentin ftohës. Pajisjet e diktimit të rrjedhjeve duhen caktuar në përqindjen e LFL-së së
agjentit ftohës, duhen kalibruar sipas agjentit ftohës të përdorur dhe duhet konfirmuar përqindja e duhur e gazit
(maksimumi 25%). Lëngjet për diktimin e rrjedhjeve janë të përshtatshme për përdorim me shumicën e agjentëve
ftohës, por përdorimi i detergjenteve me përmbajtje klori duhet evituar, pasi klori mund të veprojë me agjentin
ftohës dhe të gërryejë tubacionin prej bakri. Nëse dyshohet për rrjedhje, të gjitha flakët e hapura duhen hequr ose
fikur. Nëse vërehet rrjedhje e agjentit ftohës që kërkon saldim, i gjithë agjenti ftohës duhet nxjerrë nga sistemi ose
duhet izoluar (nëpërmjet valvulave mbyllëse) në një pjesë të sistemit larg nga rrjedhja. Azoti pa oksigjen (OFN)
duhet spastruar në vijim nga sistemi edhe përpara edhe pas procesit të saldimit.
7.15 HEQJA DHE NXJERRJA
Në raste ndërhyrjeje në qarkun e agjentit ftohës për riparime ose qëllime të tjera duhen përdorur procedura
konvencionale. Por është e rëndësishme që të ndiqen praktikat e mira pasi duhet marrë parasysh ndezshmëria.
Duhet ndjekur procedura e mëposhtme:
hiqni agjentin ftohës;
spastroni qarkun me gaz inert;
nxirrni gazin;
rispastroni me gaz inert;
hapeni qarkun me prerje ose saldim.
Mbushja me agjent ftohtës duhet të rikuperohet në cilindrat e duhur të rikuperimit. Sistemi duhet të shpëlahet me
azot pa oksigjen për të garantuar sigurinë e njësisë. Mund të nevojitet që ky proces të përsëritet disa herë.
Nuk duhet përdorur ajër i komprimuar apo oksigjen për këtë punë.
Shpëlarja duhet të kryhet duke hequr vakuumin nga sistemi me anë të azotit pa oksigjen dhe duke vijuar me
mbushjen derisa të arrihet presioni i punës, në vijim duke e çajrosur atmosferën dhe duke e zbrazur së fundi deri
në vakuum. Ky proces duhet të përsëritet derisa të mos mbesë më agjent ftohës në sistem.
Kur të përdoret mbushja e fundit me azot pa oksigjen, sistemi duhet të çajroset deri në presionin atmosferik që
mundëson kryerjen e punës. Ky veprim është i rëndësisë kritike nëse në tubacion do të kryhen punime saldimi.
Sigurohuni që dalja e pompës së vakuumit të mos mbyllet në burime ndezjeje dhe që të ketë ajrosje.
18

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

38qhp12e8s-142qhp09e8s-142qhp12e8s-1

Inhaltsverzeichnis