Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita ML009G Betriebsanleitung Seite 121

Akku-baustrahler led
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 14
10. Udhëzime të rëndësishme të sigurisë për baterinë.
• Para se të përdorni baterinë, lexoni të gjitha udhëzimet
dhe shenjat paralajmëruese mbi (1) karikuesin e baterisë,
(2) baterinë dhe (3) produktin që përdor baterinë.
• Mos e çmontoni ose ndërhyni te bateria. Kjo mund të
shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
• Nëse koha e funksionimit është bërë shumë më e shkurtër,
ndaloni menjëherë punën. Mund të rezultojë në rrezik të
mbinxehjes, djegie të mundshme, madje edhe në shpërthim.
• Nëse elektrolitet futet në sytë tuaj, shpëlajini me ujë të
pastër dhe menjëherë kërkoni kujdes mjekësor. Mund të
rezultojë në humbjen e shikimit tuaj.
• Mos bëni qark të shkurtër me baterinë.
• Mos e mbani dhe mos e përdorni veglën dhe baterinë në
vende ku temperatura mund të arrijë ose të tejkalojë
50 °C (122 °F).
• Mos e shponi, prisni, shtypni, hidhni, rrëzoni baterinë
dhe mos e përplasni baterinë me një objekt të fortë. Një
sjellje e tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
• Mos përdorni një bateri të dëmtuar.
• Bateritë me jone litiumi u nënshtrohen kërkesave të
legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transporte tregtare p.sh. nga palë të treta, agjentët
transporti, duhet të respektohet kërkesa e veçantë për
paketimin dhe etiketimin. Për përgatitjen e transportimit
të artikullit, kërkohet konsultimi me një ekspert për
materiale të rrezikshme. Ju lutemi respektoni rregullat
kombëtare ndoshta më të detajuara. Ngjisni me shirit
ngjitës ose mbuloni kontaktet e hapura dhe paketoni
baterinë në atë mënyrë që të mos lëvizë në paketim.
• Përdorni bateritë vetëm me produktet e specifikuara nga
Makita. Instalimi i baterive në produkte jo në përputhje
mund të rezultojë në zjarr, mbinxehje, shpërthim ose
rrjedhje të elektrolitit.
• Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë kohore të
gjatë, bateria duhet të hiqet nga vegla.
• Gjatë dhe pas përdorimit, bateria mund të nxehet, gjë që
mund të shkaktojë djegie nga temperatura e lartë ose edhe
e ulët. Tregoni kujdes gjatë manovrimit të baterive të nxehta.
• Mos e prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet sa të shkaktojë djegie.
• Mos lejoni ashkla, pluhura ose dhera të mbetura në terminale,
vrima dhe kanale të baterisë. Kjo mund të shkaktojë
rendiment të ulët ose shkatërrim të veglës ose baterisë.
• Përveçse nëse vegla mbështet përdorimin në afërsi të
linjave elektrike me voltazh të lartë, mos e përdorni baterinë
në afërsi të linjave elektrike me voltazh të lartë. Kjo mund të
shkaktojë defekt ose shkatërrim të veglës ose baterisë.
• Mbajeni baterinë larg nga fëmijët.
11. Këshilla për ruajtje të jetëgjatësisë maksimale të baterisë.
• Karikoni baterinë para se të shkarkohet plotësisht.
Ndaloni gjithmonë përdorimin e veglës dhe karikoni
baterinë kur vini re një ulje të fuqisë së veglës.
• Asnjëherë mos karikoni një bateri të karikuar plotësisht.
Mbikarikimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të
baterisë.
• Karikoni baterinë në temperaturën e dhomës në 10 °C
- 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni që bateria e nxehtë të
ftohet para se ta karikoni.
• Kur nuk e përdorni baterinë, hiqeni atë nga vegla ose
karikuesi.
• Karikoni baterinë nëse nuk e përdorni për një periudhë
të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).
KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita.
Përdorimi i baterive jo origjinale Makita ose baterive
që janë ndryshuar, mund të rezultojë në shpërthimin e
baterisë duke shkaktuar zjarr, lëndim personal dhe dëmtim.
Gjithashtu do të anulojë garancinë e Makita për veglën dhe
karikuesin Makita.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për referencë në të
ardhmen.
PËRSHKRIMI FUNKSIONAL
KUJDES:
• Gjithmonë sigurohuni që pajisja të jetë e fikur dhe bateria
të jetë hequr përpara se ta rregulloni ose kontrolloni
funksionin në pajisje.
Instalimi ose heqja e baterisë
KUJDES:
• Mbajeni fort pajisjen dhe baterinë kur instaloni ose
hiqni baterinë.
Mosmbajtja fort e pajisjes dhe baterisë mund të bëjë
që të rrëshqasin nga duart tuaja dhe të rezultojë në
dëmtimin e pajisjes dhe baterisë si dhe në lëndim
personal.
• Kini kujdes që mos të kapni gishtin(at) midis pajisjes dhe
baterisë kur ngarkoni baterinë, si dhe ndërmjet pajisjes
dhe kapakut të baterisë kur mbyllni kapakun e baterisë.
Për të instaluar baterinë, lironi bllokuesin e kapakut dhe
hapni kapakun e baterisë. (Fig. 1)
Futni baterinë. Vendosni gjuhëzën e baterisë në brazdën
e strukturës dhe rrëshqiteni në vend. Futeni deri në fund
derisa të bllokohet në vend me një klikim të vogël. Pastaj
mbyllni kapakun e baterisë.
Për të hequr baterinë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të baterisë. (Fig. 2)
KUJDES:
• Gjithmonë instaloni fishekun e baterisë plotësisht në
vend. Nëse jo, mund të bjerë aksidentalisht nga pajisja,
duke shkaktuar lëndimin tuaj ose të dikujt përreth jush.
• Mos instaloni baterinë me forcë: Nëse bateria nuk
rrëshqet lehtë, nuk po futet siç duhet.
SHËNIM: Mund të instalohen deri në dy bateri, megjithëse
pajisja përdor një bateri për funksionim.
121
Shqip

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis