Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita ML009G Betriebsanleitung Seite 120

Akku-baustrahler led
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 14
Simbolet
Më poshtë tregohen simbolet e përdorura për pajisjet.
Sigurohuni që e kuptoni kuptimin e tyre përpara përdorimit.
• Lexoni manualin e udhëzimeve.
• Vetëm për vendet e BE-së. Për shkak të
pranisë së përbërjeve të rrezikshme në
pajisje, pajisjet e mbetura elektrike dhe
elektronike, akumulatorët dhe bateritë mund
Ni-MH
Li-ion
të kenë një ndikim negativ për mjedisin dhe
shëndetin e njeriut. Mos i hidhni pajisjet
elektrike dhe elektronike ose bateritë me
mbeturinat shtëpiake! Në përputhje me
Direktivën Evropiane për pajisjet e mbetura
elektrike e elektronike dhe për akumulatorët
dhe bateritë edhe akumulatorët e bateritë
të mbetura, si dhe përshtatjen e tyre
me ligjin kombëtar, pajisjet e mbetura
elektrike, bateritë dhe akumulatorët duhet
të ruhen veçmas dhe të dërgohen në një
pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet
komunale, duke u operuar në përputhje
me rregulloret për mbrojtjen e mjedisit. Kjo
tregohet nga simboli i koshit me rrota të
kryqëzuar të vendosur në pajisje.
• Rrezatimi optik (UV dhe IR).
Minimizoni ekspozimin ndaj syve ose lëkurës.
• Mos ia ngulni sytë llambës.
• Përdorni mbrojtje të duhur ose mbrojtjen e
syve.
• Kujdes dhe vëmendje të veçantë!
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM: Kur përdorni pajisje, duhet të ndiqen
gjithmonë masat paraprake themelore të sigurisë për të
zvogëluar rrezikun nga zjarri, goditjen elektrike dhe lëndimin
personal, përfshirë këtu:
LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET.
1. Mos shikoni drejt dritës dhe mos e drejtoni dritën drejt
syve. Mund të dëmtoni sytë.
2. Mos e mbuloni llambën me rroba ose kartonë etj,
përndryshe mund të shkaktojë flakë.
3. Mos e ekspozoni ndaj shiut ose borës. Mos e lani në ujë.
4. Mos prekni në pjesën e brendshme të pajisjes me pinca,
vegla metalike etj.
5. Kur pajisja nuk është në përdorim, gjithmonë fikeni dhe
hiqni baterinë nga pajisja.
6. Mos shkaktoni goditje të pajisjes nga rrëzimet, përplasjet
etj.
7. Informacione sigurie për ndriçuesit portativë me bateri.
• Flakja e baterisë së përdorur duhet të bëhet në përputhje
me rregulloret lokale që trajtojnë hedhjen e materialeve
të rrezikshme.
• Mos i vini flakën baterisë.
8. Informacione shtesë për ndriçuesit.
• Burimi i dritës i këtij ndriçuesi nuk është i
zëvendësueshëm, kur burimi i dritës arrin fundin e jetës
së tij, i gjithë ndriçuesi duhet të ndërrohet.
9. Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri.
• PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha udhëzimet
dhe paralajmërimet për sigurinë. Mosrespektimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të shkaktojë
goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.
• Parandaloni ndezjen e paqëllimtë. Sigurohuni që çelësi
të jetë në pozicion e fikjes para se të vendosni paketën e
baterisë, të ngrini ose mbani pajisjen. Mbajtja e pajisjes
me gishtin tuaj në çelës ose pajisjen energjetike që ka
çelësin të ndezur bëhet shkak për aksidente.
• Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja përpara se
të bëni ndonjë rregullim, ndërrim të aksesorëve ose
magazinimin e pajisjes. Këto masa parandaluese të
sigurisë zvogëlojnë rrezikun e ndezjes së pajisjes
aksidentalisht.
• Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues i përshtatshëm për një lloj pakete
baterie mund të krijojë rrezik zjarri kur përdoret me një
tjetër paketë baterie.
• Përdorni pajisje vetëm me paketa baterie të përcaktuara
posaçërisht. Përdorimi i çdo tjetër pakete baterie mund të
krijojë rrezik lëndimi dhe zjarri.
• Kur paketa e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëse letre,
monedha, çelësa, gozhdë, vida ose objekte të tjera
të vogla metalike, të cilat mund të bëjnë lidhje nga një
terminal në tjetrin. Qarku i shkurtër i terminaleve të
baterisë së mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
• Në kushte abuzive, lëngu mund të nxirret nga bateria;
shmangni kontaktin me të. Nëse kontakti ndodh
rastësisht, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt
me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore krahas kësaj. Lëngu
i nxjerrë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose
djegie.
• Mos përdorni një paketë baterie ose pajisje që është
e dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të
modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme
që rezultojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik dëmtimi.
• Mos e ekspozoni një paketë baterie ose pajisje ndaj
zjarrit ose temperaturës së tepruar. Ekspozimi ndaj zjarrit
ose temperaturës mbi 130 °C (265 °F) mund të shkaktojë
shpërthim.
• Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e
karikoni paketën e baterisë ose pajisjen jashtë gamës
së temperaturës, të specifikuar në udhëzime. Karikimi
i gabuar ose në temperatura jashtë kufijve të caktuar
mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
• Bëni që shërbimi të kryhet nga një riparues i kualifikuar
duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo siguron
që siguria e produktit të ruhet.
• Mos modifikoni ose të përpiqeni të rregulloni pajisjen apo
paketën e baterisë, përveç siç tregohet në udhëzimet për
përdorim dhe kujdes.
120
Shqip

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis