Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Saeco Xelsis Suprema Benutzerhandbuch Seite 420

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für Xelsis Suprema:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 92
418
Shqip
llogarinë tuaj të "Amazon" me llogarinë tuaj të "Saeco". Pasi të keni përfunduar këto hapa, mund të
përdorni shërbimin "Smart Reorders" (Porositë inteligjente) të "Amazon".
Në menynë "Shop" (Dyqani) në panelin e kontrollit të makinës mund të shihni disponueshmërinë që
kanë shitësit lokalë për produktet dhe aksesorët "Philips" për mirëmbajtje.
Për të gjetur në internet një listë të plotë të pjesëve të këmbimit, vendosni numrin e llojit të makinës
suaj. Numrin e llojit mund ta gjeni në pjesën e brendshme të derës së servisit.
Produktet e mirëmbajtjes dhe numrat e llojit:
- Solucion për pastrimin e çmërsit CA6700
- Filtri "AquaClean" CA6903
- Graso për grupin e përgatitjes HD5061
- Tableta për heqjen e vajit të kafesë CA6704
- Pastruesi i qarkut të qumështit CA6705
- Seti i mirëmbajtjes CA6707
Përditësimet e softuerit
Përditësimi është thelbësor për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe për funksionimin e duhur të makinës
suaj të kafesë. Mund të vendosni nëse dëshironi ta përditësoni makinën tuaj manualisht ose nëse
dëshironi që ajo të bëhet automatikisht.
Nëse ju keni zgjedhur përditësimet automatike, sigurohuni që makina të jetë në prizë gjatë natës
dhe që Wi-Fi të jetë i aktivizuar, në mënyrë që makina të marrë përditësimet e softuerit gjatë natës.
Përditësimet bëhen të disponueshme kur ka përmirësime të softuerit, veçori të reja për makinën
dhe për të parandaluar një problem të mundshëm të sigurisë.
Përditësimet e detyrueshme të firmuerit fillojnë automatikisht kur makina e kafesë është në
modalitetin e gatishmërisë. Makina e kafesë nuk mund të përdoret gjatë një përditësimi të firmuerit.
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të zakonshme që mund të hasni me makinën. Videot
mbështetëse dhe një listë e plotë e pyetjeve të shpeshta gjenden në adresën www.saeco.com/care.
Nëse nuk mund ta zgjidhni problemin, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj.
Për të dhënat e kontaktit, shikoni fletëpalosjen e garancisë.
Problemi
Brenda makinës sime të
re të kafes ka mbetje
kafeje.
Makina është në
modalitetin "DEMO".
Vasketa e pikimit
mbushet shpejt/mbetet
gjithmonë pak ujë në
vasketën e pikimit.
Shkaku
Kjo makineri është testuar me
kafe.
Ju keni mbajtur shtypur ikonën
e gatishmërisë për më shumë se
8 sekonda.
Kjo është normale. Makina
përdor ujë për të shpëlarë
qarkun e brendshëm dhe grupin
e përgatitjes. Uji rrjedh përmes
sistemit të brendshëm drejt e te
vasketa e pikimit.
Zgjidhja
Ndonëse është pastruar me kujdes,
mund të ketë mbetje kafeje. Megjithatë,
ju garantojmë se makina është
absolutisht e re.
Fikeni makinën dhe pastaj ndizeni
përsëri me çelësin kryesor në pjesën e
pasme të makinës.
Boshatisni çdo ditë vasketën e pikimit
ose sapo treguesi "vasketa e pikimit
plot" me ngjyrë të kuqe të shfaqet
përmes kapakut (Fig. 29) të vasketës së
pikimit. Këshillë: vendosni një filxhan
nën grykën për të mbledhur ujin e
shpëlarjes që del prej saj.

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Xelsis deluxe

Inhaltsverzeichnis