Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Saeco Xelsis Suprema Benutzerhandbuch Seite 412

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für Xelsis Suprema:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 92
410
Shqip
5 Për të ndaluar nxjerrjen e pijes para se makina të ketë përfunduar, shtypni përsëri ikonën
"Start/Stop" (Ndiz/Fik)
(vetëm SM8885, SM8889).
Kur zgjidhni funksionin "ExtraShot" (Dozë shtesë), mund të përgatitni vetëm një kafe.
Funksioni "ExtraShot" (Dozë shtesë) nuk është i disponueshëm për të gjitha pijet.
Rregullimi i cilësimeve të makinës
Mund të rregulloni shumicën e cilësimeve të makinës duke trokitur lehtë mbi ikonën "Settings"
(Cilësime)
dhe duke ndjekur hapat në ekran.
Për mbështetje në internet (pyetjet më të shpeshta, filma etj.), skanoni kodin QR në kopertinën e kësaj
broshure ose vizitoni faqen www.saeco.com/care
Caktimi i fortësisë së ujit
Për një performancë optimale dhe për një jetëgjatësi më të madhe të makinës, ju këshillojmë të
rregulloni cilësimin e fortësisë së ujit sipas nivelit të fortësisë së ujit në rajonin tuaj. Kjo gjithashtu
parandalon nevojën për pastrimin e shpeshtë të çmërsit nga makina. Cilësimi i parazgjedhur për
fortësinë e ujit është 4: ujë i fortë.
Përdorni shiritin për testimin e fortësisë së ujit, i cili gjendet në kuti, për të
përcaktuar fortësinë e ujit në rajonin tuaj:
1 Zhytni shiritin e testimit të fortësisë së ujit brenda në ujin e rubinetit ose mbajeni nën ujin e
rubinetit për 1 sekondë (Fig. 12).
2 Prisni 1 minutë. Numri i katrorëve në shiritin e testimit që marrin ngjyrë të kuqe tregojnë fortësinë e
ujit (Fig. 13).
Vendosni makinën në fortësinë e duhur të ujit:
1 Prekni ikonën "Settings" (Cilësime)
"Water hardness" (Fortësinë e ujit).
2 Zgjidhni nivelin e fortësisë së ujit. Numri katrorëve të kuq të zgjedhur në ekran duhet të jetë i njëjtë
me numrin e katrorëve të kuq në shiritin (Fig. 14) e testimit.
3 Pasi të keni vendosur fortësinë e duhur të ujit, prekni ikonën e konfirmimit
Rregullimi i cilësimit të bluarjes
Fortësinë e kafesë mund ta ndryshoni nëpërmjet çelësit për cilësimin e bluarjes brenda enës së
kokrrave të kafesë. Sa më i ulët cilësimi i bluarjes, aq më imët bluhen kokrrat e kafesë dhe aq më e
fortë bëhet kafeja. Mund të zgjidhni ndër 12 cilësime të ndryshme të bluarjes.
Makina është konfiguruar që të përftojë shijen më të mirë nga kokrrat e kafesë. Prandaj, ju këshillojmë
që të rregulloni cilësimet e bluarjes pasi të keni përgatitur 100-150 filxhanë (përafërsisht 1 muaj
përdorim).
Diferencën mund ta ndjeni plotësisht pasi të keni përgatitur 2 deri në 3 pije.
Për të parandaluar dëmtimin e bluesit, mos e rrotulloni çelësin për cilësimin e bluarjes më shumë se
një dhëmbëzim çdo herë.
1 Prekni ikonën "Beans" (Kokrra kafeje) në menynë kryesore.
2 Prekni "Grinder" (Bluesin).
3 Shikoni videot ilustruese.
(vetëm SM8780, SM8782, SM8785) ose shtypni përsëri ikonën "Stop" (Fik)
dhe rrëshqisni nga e majta në të djathtë për të zgjedhur
për ta konfirmuar.

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Xelsis deluxe

Inhaltsverzeichnis