Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Saeco Xelsis Suprema Benutzerhandbuch Seite 418

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für Xelsis Suprema:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 92
416
Shqip
1 Kur makina ju kërkon të pastroni çmërsin, prekni ikonën e konfirmimit
pastrimin e makinës nga çmërsi, pa jua kërkuar makina, prekni ikonën "Status" (Statusi) dhe zgjidhni
"Descale" (Pastro çmërsin).
2 Hiqni vasketën e pikimit, enën e mbetjeve të kafesë dhe enën (Fig. 26) e "HygieSteam", zbrazini ato
dhe vendosini sërish në vend.
3 Hiqni depozitën e ujit është boshatiseni atë. Më pas, hiqni filtrin "AquaClean".
4 Zbrazni të gjithë shishen "Philips" për pastrimin e çmërsit në depozitën e ujit dhe pastaj mbusheni
me ujë deri në nivelin (Fig. 41) "CALC CLEAN (PASTRIMI I ÇMËRSIT)". Pastaj vendoseni depozitën e
ujit përsëri në makinë.
5 Vendosni një enë të madhe (1,5 l) nën grykën e nxjerrjes së kafesë.
6 Sigurohuni që ena "HygieSteam" të jetë montuar (Fig. 34) siç duhet dhe të jetë lidhur me makinën
(Fig. 35). Vendosni tubin e qumështit te mbajtësi i tubit të qumështit.
7 Ndiqni udhëzimet në ekran për të nisur procesin e pastrimit të çmërsit. Procesi i pastrimit të çmërsit
zgjat rreth 30 minuta dhe përbëhet nga një cikël i pastrimit të çmërsit dhe një cikël shpëlarjeje.
8 Pas përfundimit të ciklit të pastrimit, duhet të shpëlani depozitën e ujit dhe qarkun e ujit. Ndiqni
udhëzimet në ekran.
9 Vendosni një filtër të ri "AquaClean" në depozitën e ujit dhe aktivizojeni atë (shih 'Aktivizimi i filtrit të
ujit "AquaClean" (5 min.)').
Këshillë: Përdorimi i filtrit "AquaClean" ul nevojën për pastrimin e çmërsit!
Çfarë duhet të bëni nëse ndërpritet procedura e pastrimit të
çmërsit
Mund të dilni nga procedura e pastrimit të çmërsi duke shtypur ikonën "On/Off" (Ndiz/Fik) në panelin
e kontrollit. Nëse procedura e pastrimit të çmërsit ndërpritet përpara se të përfundojë plotësisht, në
depozitën ose qarkun e ujit mund të mbetet pak lëng nga pastrimi i çmërsit. Në këtë rast, veproni si
më poshtë:
1 Boshatisni dhe shpëlani mirë depozitën e ujit.
2 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër deri në treguesin e nivelit "CALC CLEAN (PASTRIMI I
ÇMËRSIT)" dhe ndizeni sërish makinën. Makina do të nxehet dhe do të kryej ciklin e shpëlarjes
automatike.
3 Përpara se të përgatisni çfarëdo pije, kryeni një cikël shpëlarjeje manuale. Për të kryer ciklin e
shpëlarjes manuale, fillimisht mbushni depozitën e ujit deri në gjysmë me ujë të nxehtë dhe pastaj
përgatisni 2 filxhanë me kafe të bluar paraprakisht pa shtuar kafe të bluar.
Shënim: Nëse procedura e pastrimit të çmërsit nuk ka përfunduar, makina do të kërkojë sa më parë
një tjetër procedurë pastrimi të çmërsit.
Kodet e gabimit
Më poshtë mund të gjeni një listë të kodeve të gabimeve që shfaqin probleme të cilat mund t'i
zgjidhni vetë. Mund të gjeni video udhëzuese në faqen www.saeco.com/care. Nëse shfaqet një tjetër
kod gabimi, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Për të dhënat e kontaktit,
shikoni fletëpalosjen e garancisë.
për të filluar. Për të nisur

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Xelsis deluxe

Inhaltsverzeichnis