Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR110N Betriebsanleitung Seite 81

Baustellenradio
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR110N:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 61
PËRDORIMI
Kjo radio ka tri metoda sintonizimi - sintonizimi me
skanim, sintonizimi manual dhe thirrja e paravendosjes
në memorie.
Zgjedhja e një stacioni – DAB
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
2. Zgjidhni regjimin DAB duke shtypur butonin e bandës.
3. Shtypni butonin e cilësimit të përparuar dhe rrotulloni
çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/zgjedhjes
derisa në ekran të pulsojë "Station List". Shtypni
çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/zgjedhjes
për të hyrë në listën e stacioneve.
4. Rrotulloni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes për të lëvizur nëpër listën e stacioneve
të disponueshme. Shtypni çelësin për të zgjedhur
stacionin.
5. Rregulloni volumin e dëshiruar duke rrotulluar çelësin
e volumit/kontrollit të sintonizimit/zgjedhjes.
Regjimet e ekranit – DAB
Radioja juaj ka një gamë opsionesh afishimi në regjimin
DAB.
Shtypni butonin e informacionit për të kaluar në cikël
mes opsioneve të ndryshme të shfaqura në shkronjat e
mëposhtme (a. deri g.)
a. Emri i stacionit
Tregon emrin e stacionit që po
dëgjohet.
b. Lloji i programit
Tregon llojin e stacionit që po
dëgjohet. P.sh. POP, CLASSIC,
NEWS etj.
c. Emri i multipleksit
Tregon emrin e multipleksit DAB
të cilit i përket stacioni aktual.
d. Ora dhe data
Tregon orën dhe datën aktuale.
e. Frekuenca dhe
Tregon frekuencën dhe numrin
kanali
e kanalit për stacionin DAB të
sintonizuar aktualisht.
f. Shpejtësia bit/ Lloji
Tregon shpejtësinë bit të audios
i audios
dixhitale dhe llojin e audios për
stacionin DAB të sintonizuar
aktualisht.
g. Forca e sinjalit
Tregon forcën e sinjalit për
stacionin DAB të sintonizuar
aktualisht.
Gjetja e stacioneve të reja – DAB
Herë pas here, mund të vihen në dispozicion stacione
të reja radioje DAB. Ose mund të keni lëvizur në një
pjesë tjetër të vendit. Në këtë rast, mund t'ju duhet të
aktivizoni radion tuaj për të skanuar për stacione të reja.
Që ta lejoni radion të gjejë stacionet e disponueshme,
rekomandohet që të kryeni një skanim të plotë të të
gjitha frekuencave DAB Band III.
1. Shtypni butonin e sintonizimit automatik.
2. Radioja juaj do të kryejë një kërkim të plotë të
frekuencave DAB. Ndërkohë që radioja gjen
stacionet, numëruesi i stacioneve në anën e majtë të
ekranit rritet dhe stacionet shtohen në listë.
Sintonizimi manual – DAB
Sintonizimi manual ju lejon të sintonizoni radion në një
frekuencë DAB të caktuar në Band III. Ky funksion mund
të përdoret gjithashtu për të asistuar në pozicionimin e
antenës ose të radios për të optimizuar marrjen për një
kanal ose frekuencë specifike.
1. Shtypni butonin e cilësimit të përparuar dhe rrotulloni
çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/zgjedhjes
derisa në ekran të shfaqet "Manual Tune". Shtypni
çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/zgjedhjes
për të hyrë në regjimin e sintonizimit manual.
2. Rrotulloni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes për të zgjedhur kanalin e dëshiruar DAB.
Shtypni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes për të konfirmuar frekuencën e zgjedhur.
Konfigurimi i renditjes së stacioneve
– DAB
Radioja juaj ka 3 cilësime renditjeje stacionesh nga
të cilat mund të zgjidhni. Cilësimet e renditjes së
stacioneve janë alfanumerike, grup dhe stacionet e
vlefshme.
1. Shtypni butonin e cilësimit të përparuar.
2. Rrotulloni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes derisa të shfaqet në ekran "Station
Order", më pas shtypni çelësin e volumit/kontrollit të
sintonizimit/zgjedhjes për të futur cilësimin.
3. Rrotulloni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes për të zgjedhur opsionet e mëposhtme
dhe shtypni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes për të konfirmuar cilësimin.
Alfanumerike
Grup
Të vlefshme
Dynamic Range Control (DRC) – DAB
Veçoria DRC mund t'i bëjë tingujt e qetë më të lehtë
të dëgjohen kur radioja përdoret në një ambient me
zhurmë duke reduktuar gamën dinamike të sinjalit të
audios. Ka tre nivele ngjeshjeje:
81 SHQIP
Rendit listën e stacioneve në
mënyrë alfanumerike 0...9 A...Z.
Organizon listën e stacioneve
përmes multipleksit të DAB.
Tregon vetëm ato stacione për
të cilat mund të gjendet sinjali.

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis