Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

CYBEX CLOUD Z i-SIZE Benutzerhandbuch Seite 125

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
5. Hiqni bazamentin (2) dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (6) plotësisht në
pozicionin e tyre të transportit.
6. Shtyni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më
pas paloseni për të krijuar hapësirë.
7. Nëse po përdorni "Base Z", është e rëndësishme që ta palosni plotësisht
këmbëzën mbështetëse në mënyrë që sinjali zanor paralajmërues të ndalojë.
Në pjesën e poshtme të bazës tregohet një pozicion për parkimin e këmbëzës
mbështetëse (21).
Heqja e sexholinos me rrip automatik në 3 pika
1. Nxirreni pjesën diagonale të rripit nga tokëza e rripit diagonal (18).
2. Lirojeni tokëzën e rripit të sexholinos dhe hiqeni pjesën e prehërit të rripit nga
tokëzat e rripit të prehërit (17).
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetëset e lëvizshme të kokës (22) mund të rregullohen duke përdorur
dorezën e rregullimit të mbështetëses së kokës (23). Kur rregulloni mbështesen e
kokës (22), sigurohuni që të mbetet jo më shumë se 2 cm (afërsisht (sa gjerësia e
2 gishtave) midis supeve të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (24) dhe tërhiqini njëkohësisht të dy rripat
e supave (25) për t'i liruar.
2. Lirojeni tokëzën e rripit (26) duke e shtypur fort butonin e kuq.
3. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
4. Vendosini rripat e shpatullave (25) direkt mbi shpatullat e fëmijës.
5. Bashkoni të dyja gjuhëzat e tokëzës (27) dhe fiksojini në tokëzën e rripit (26).
Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
6. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm fiksues "SensorSafe",
shtypeni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një tingull "KLIK" dhe
rrëshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (26).
7. Tërhiqeni rripin e rregullimit qendror (28) për të shtrënguar rripat e supave
(25) derisa të qëndrojnë pas trupit të fëmijës.
Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të mos
��
jetë e mundur palosja e rripave.
8. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe", pozicionojeni
atë direkt nën jastëkët e shpatullave.
FUNKSIONI I RROTULLIMIT
Funksioni i rrotullimit disponohet vetëm me bazament "Base Z". Shtyjeni anash
butonin jeshil (29) te shina e rrotullimit të sexholinos (30) dhe më pas tërhiqeni të
gjithë shinën në drejtim jashtë. Tani mund ta ktheni sexholinon.
Para se të filloni udhëtimin tuaj, sigurohuni që sexholinoja është fiksuar mirë dhe që
treguesi i drejtimit të lëvizjes së automjetit (31) tregon ngjyrën JESHILE.
RREGULLIMI I STREHËS PËR DIELLIN
Shpaloseni strehën për diellin (32) duke e tërhequr kapakun plastik.
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRJES JASHTË AUTOMJETIT.
Sexholinoja mund të çohet në pozicion të shtrirë rrafsh duke shtypur dorezën e
lëshimit për pozicionin e shtrirjes rrafsh (33), ndërkohë duke e kthyer pjesën e
pasme për poshtë.
SISTEMI I UDHËTIMIT
Mund ta lidhni sexholinon me çfarëdo karroce të aprovuar. Klikoni sexholinon te
adaptori i aprovuar, të drejtuar nga prindi. Për ta shkëputur, mbani shtypur dy
butonat e lëshimit për adaptorin e karrocës (34) dhe ngrijini lart.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 6 pjesë. Ato mbërthehen në sexholino në
disa pika. Pasi zbërthehen, pjesët e veçanta të mbulesës mund të hiqen. Për të
rivendosur mbulesën, ndiqni në rend të kundërt udhëzimet e heqjes.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat
��
larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani
mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo
duke e ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermania) ju ofron 3 vite
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është
shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të
gjitha informacionet thelbësore të domosdoshme për mbrojtjen nga garancia mund
t'i gjeni në faqen tonë kryesore:
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.
SQ
123

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis