Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita AN454 Betriebsanleitung Seite 86

Coilnagler-hp
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für AN454:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 64
Tubat e furnizimit të ajrit duhet të kenë një kapaciteti për
presion minimal pune prej 1,03 MPa (10,3 bar) ose 150
për qind të presionit maksimal të prodhuar në sistem,
cilado që të jetë më e lartë.
Vajosja
► Fig.3
Për të siguruar performancë maksimale, instaloni grup
ajri (vajosës, rregullator, filtër ajri) sa më pranë veglës.
Rregullojeni vajosësin në mënyrë të atillë që të lëshojë
një pikë vaji për çdo 30 gozhda.
Kur nuk përdoret grup ajri, vajoseni veglën me vajin e
veglës pneumatike duke lëshuar 2 (dy) ose 3 (tre) pika në
pajisjen e ajrit. Kjo duhet bërë përpara dhe pas përdorimit.
Për t'u vajosur siç duhet, vegla duhet të shkrepet dy-tri
herë derisa të hyjë vaji i veglës pneumatike.
► Fig.4: 1. Vaji i veglës pneumatike
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Përpara se të rregulloni ose të
kontrolloni funksionin në vegël, gjithmonë ktheni
në vend këmbëzën dhe shkëputni tubin e ajrit nga
vegla.
Rregullimi i thellësisë së gozhdimit
KUJDES:
Lirojeni gjithmonë këmbëzën dhe
shkëputni tubin përpara se të rregulloni thellësinë
e gozhdimit.
► Fig.5: 1. Rregulluesi
Për të rregulluar thellësinë e gozhdimit, rrotulloni
rregulluesin.
Thellësia e gozhdimit është më e thella kur rregulluesi rrotullohet
plotësisht në drejtimin A të treguar në figurë. Ajo do të bëhet më e
cekët ndërsa rregulluesi rrotullohet në drejtimin B.
Nëse gozhdët nuk mund të hyjnë aq thellë sa kërkohet
edhe kur rregulluesi rrotullohet plotësisht në drejtimin A,
shtoni presionin e ajrit.
Nëse gozhdët ngulen shumë thellë edhe kur rregulluesi
rrotullohet plotësisht në drejtimin B, ulni presionin e ajrit.
Përgjithësisht, jetëgjatësia e shërbimit do të jetë më e
madhe nëse vegla përdoret me presion më të ulët të
ajrit dhe nëse rregulluesi vendoset në thellësi më të
thellë të nguljes së gozhdëve.
Grepi
KUJDES:
Lirojeni gjithmonë këmbëzën
dhe shkëputni tubin përpara se të ndryshoni
pozicionin e grepit.
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
KUJDES:
Mos e varni grepin nga rripi i
mesit. Nëse gozhduesi bie aksidentalisht, kjo mund
të rezultojë në shkrepje aksidentale dhe lëndime
personale.
► Fig.6
► Fig.7: 1. Grepi 2. Buloni hekzagonal 3. Vrima
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.
Për të ndryshuar pozicionin e grepit, hiqni bulonin me kokë
hekzagonale dhe ndryshoni drejtimin e grepit. Grepi ka dy vrima.
Zgjidhni vrimën në varësi të gjerësisë së preferuar të grepit.
Rregullimi i udhëzuesit të tjegullës
► Fig.8: 1. Elementi i kontaktit 2. Udhëzuesi i tjegullës
3. Tjegulla
► Fig.9: 1. Pllakëza rregulluese 2. Leva
Udhëzuesi i tjegullës është projektuar për ekspozim të
njëtrajtshëm të tjegullës.
Vendoseni tjegullën në pozicionin e dëshiruar. Rrotulloni
levën për të liruar pllakëzën rregulluese. Vendoseni
gozhduesin në mënyrë që elementi i kontaktit të ulë si
tjegullën e ekspozuar, ashtu edhe radhën e mëparshme
të tjegullave. Rrëshqitni pllakëzën rregulluese kundrejt
fundit të tjegullës së ekspozuar dhe kthejeni levën për
të kyçur pllakëzën rregulluese.
MONTIMI
KUJDES:
Përpara se të kryeni punë në
vegël, gjithmonë ktheni në vend këmbëzën dhe
shkëputni tubin e ajrit nga vegla.
KUJDES:
Ngarkoni të njëjtin lloj, madhësi
dhe gjatësi uniforme të gozhdëve kur ngarkoni
gozhdë në kasetë.
Ngarkimi i gozhduesit
VINI RE:
Zgjidhni gozhda të përshtatshme për
punën.
VINI RE:
Vendoseni pllakëzën mbështetëse
të gjerdanit sipas madhësisë së gozhdës që
do të përdoret. Nëse vegla përdoret me pllakën
mbështetëse të gjerdanit në gradimin e gabuar, mund
të rezultojë në lëshim të dobët të gozhdëve ose në
avari të veglës.
1.
Shtypeni levën kapëse dhe hapni kapakun e kasetës.
► Fig.10: 1. Kapaku i kasetës 2. Leva kapëse
2.
Ngrini dhe rrotulloni pllakëzën mbështetëse
të gjerdanit në mënyrë që shigjeta me madhësinë
e gozhdës të treguar në pllakëzën mbështetëse të
gjerdanit të tregojë shkallëzimin korrespondues të
gradimit të shënuar në kasetë.
► Fig.11: 1. Pllakëza mbështetëse e gjerdanit
2. Gradimi 3. Shigjeta
3.
Vendoseni gjerdanin e gozhdëve mbi pllakën
mbështetëse të gjerdanit. Çmbështillni gozhdët sa
duhet për të arritur të grremçi furnizues. Vendosni
gozhdën e parë në kanalin e lëshimit dhe gozhdën e
dytë në grremçin furnizues. Vendosni gozhda të tjera të
çmbështjella në trupin e furnizuesit. Mbylleni kapakun e
kasetës pasi të keni kontrolluar që gjerdani i gozhdëve
është vënë siç duhet në kasetë.
► Fig.12: 1. Grremçi furnizues
86 ALBANIAN

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis