Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Siguria Vjen E Para - Beko CN236220X Bedienungsanleitung

Frost-free kühl-gefrier-typ ii
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 32
SQ
Urime për zgjedhjen tuaj në produktin tonë i cili patjetër do t'ju ofrojë shumë vjet shërbimi të mirë.

Siguria vjen e para!

Ju lutem lexoni manualin e përdorimit me kujdes. Përmban informacione të rëndësishme si ta përdorni
pajisjen tuaj. Nëse nuk i përmbaheni udhëzimeve, mund të humbisni të drejtën për riparime falas gjatë
periudhës të garancisë. Ju lutem mbajeni këtë manual në një vend të sigurt dhe kalojani përdoruesve të
mëvonshëm nëse ka.
• Mos e lidhni pajisjen tuaj me energjinë derisa të gjitha paketimet dhe mbrojtëset e transportit të jenë
hequr.
• Lëreni të rrijë të paktën 4 orë para se ta ndizni për të lejuar që kompresori të rregullohet nëse
transportohet horizontalisht.
• Kjo pajisje mund të përdoret vetëm për qëllimin e synuar, p.sh. për të mbajtur dhe ngrirë ushqime të
ngrënshme.
• Nuk rekomandojmë që ta përdorni pajisjen në një ambient pa ngrohje, të ftohtë p.sh. garazht, depo,
aneks, hangar, jashtë, etc. Shikoni 'Vendndodhja'.
• Pas dërgimit, kontrolloni për t'u siguruar që produkti nuk është i dëmtuar dhe që të gjitha pjesët dhe
aksesorët të jenë në gjendje perfekte.
• Mos e vini në punë një pajisje të dëmtuar; nëse nuk jeni të sigurt, kontrolloni me shitësin.
• Mos lejoni që fëmijë të luajnë me pajisjen.
• Mos u ulni ose hipni sipër ose mos i lini fëmijët të ulen ose të hipin sipër në pajisje ose në pjesët që
dalin prej saj.
• Mos u varni në derën e pajisjes.
• Pajisja juaj përmban lëndë ftohëse pa fluorur (CFC/HFC), por përmban ftohës isobutan (R600a), një
gaz natyror që është shumë i pajtueshëm me mjedisin.
(R600a) është shumë i djegshëm. Prandaj, sigurohuni që qarku i ftohjes të mos dëmtohet qoftë gjatë
transportit apo gjatë përdorimit.
Në rast dëmtimi;
• Shmangni çdo flakë të ndezur, burime shkëndijash dhe substanca të djegshme.
• Ajroseni menjëherë dhomën ku ndodhet pajisja.
• Në rast se lënda ftohëse spërkatet në sy mund t'ju shkaktojë lëndime në sy.
• Hapësira në dhomë ku është instaluar pajisja nuk duhet të jetë më e vogël se 10 metra kub.
• Mos e hidhni pajisjen në zjarr. Pajisja juaj përmban substanca jo CFC në izolim të cilat janë të
djegshme.
• Ju lutem kontaktoni me autoritetet vendase në vendin tuaj për informacione mbi mënyrat e hedhjes
dhe vendet në dispozicion.
Paralajmërim - Mbani hapësirat e ajrimit në trupin e pajisjes ose në strukturën e brendshme
pa pengesa.
Paralajmërim - Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin
e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
Paralajmërim - Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
Paralajmërim - Mos përdorni aparate elektrike brenda vendeve të pajisjes për mbajtjen e
ushqimeve të parekomanduara nga prodhuesi.
• Mos prekni lidhjet e kondensatorit
lëndoheni.
• Në rast të një defekti të mundshëm, më parë shkëputeni pajisjen nga energjia.
• Para se ta pastroni pajisjen gjithmonë hiqeni sipnën e energjisë ose fikeni automatin.
Mos e tërhiqni kabllin - tërhiqni spinën.
• Riparimet në pajisjet elektrike mund të bëhen vetëm nga ekspertë të kualifikuar. Nëse kablli i
energjisë është dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose
persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
metalik
në pjesën e pasme të pajisjes; ekziston rrezik të
73
Udhëzime për përdorim

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis