Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Zhurmat Normale Të Punimit; Këshilla Praktike Në Lidhje Me Uljen E Konsumit Të Energjisë - Beko CN236220X Bedienungsanleitung

Frost-free kühl-gefrier-typ ii
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 32
SQ
Zhurmat normale të punimit
Zhurma të ndryshme funksionale janë krejt
normale për shkak të punimit të sistemit të
ftohjes të pajisjes tuaj;
• Zhurma gurgullimi, fishkëllimi, vlimi ose flluskash
shkaktohen nga lënda ftohëse që qarkullon
brenda sistemit të ftohjes. Këto zhurma mund të
dëgjohen akoma për një kohë të shkurtër edhe
pasi fiket kompresori.
• Zhurma të papritura plasaritjeje ose kërcitjeje
shkaktohen nga zgjerimi dhe tkurrja e mureve të
brendshme ose disa komponentëve brenda
kabineteve.
• Gumëzhimë, uturrimë, pulsim ose zhurma me
frekuencë të lartë shkaktohen nga kompresori.
Këto zhurma janë pak më të larta në momentin e
nisjes të kompresorit dhe ulen kur pajisja arrin
temperaturat e punimit.
Gjitahshtu për të shmangur dridhjet dhe
zhurmat e bezdisshme sigurohuni që;
• Frigoriferi juaj qëndron në nivel në të katërta
këmbët.
• Frigoriferi nuk kontakton me muret, objektet
përreth ose kabinetet e kuzhinës dhe mobiliet.
• Kanaçet, shishet ose pjatat brenda frigoriferit nuk
prekin dhe kërcasin me njëra tjetrën.
• Të gjitha raftet dhe shportat janë montuar mirë
brenda kabineteve dhe dyerve të frigoriferit.
Udhëzime për përdorim
Këshilla praktike në lidhje me uljen e
konsumit të energjisë
1. Sigurohuni që pajisja të ndodhet në vende të
ajrosura mirë, larg nga çdo burim nxehtësie (sobë,
radiator, etj.). Në të njëjtën kohë, vendndodhja e
pajisjes duhet të jetë në mënyrë të tillë që të mos
jetë nën dritën direkte të rrezeve të diellit.
2. Sigurohuni që ushqimet e blera në gjendje të
ftohur/ngrirë të vendosen në pajisje sa më shpejt
të jetë e mundur, veçanërist gjatë kohës të verës.
Rekomandohet që të përdorni qese termale të
izoluara për transportin e ushqimeve në shtëpi.
3. Rekomandojmë që ti shkrini pakot e ushqimeve
të nxjerra nga pjesa e grirësit në pjesën e
frigoriferit. Për këtë qëllim, pakoja që do të
shkrihet do të vendoset në një enë në mënyrë që
uji që del nga shkrirja të mos derdhet në pjesën e
frigoriferit. Rekomandojmë që të filloni shkrirjen të
paktën 24 orë para përdorimit të ushqimit të
ngrirë.
4. Rekomandojmë të ulni numrin e hapjes të derës
në minimum.
5. Mos e mbani derën e pajisjes të hapur për më
shumë nga sa është e nevojshme dhe sigurohuni
që pas çdo hapjeje dera të mbyllet mirë. Kur
hapen dyert, ajri i ngrohtë hyn në kabinetet e
frigoriferit/ngrirësit dhe pajisja konsumon më
shumë energji për të ftohur ushqimet. Prandaj
mos i hapni dyert shpesh për të kursyer energji
dhe për t'i mbajtur ushqimet në temperaturën
ideale.
6. Volumi maksimal i mbajtjes të ushqimeve të
ngrira arrihet pa përdorur sirtarin e mesit dhe të
sipërm të dhënë në pjesën e ngrirësit. Konsumi i
energjisë të pajisjes tuaj është deklaruar me
pjesën e ngrirësit të mbushur plot pa përdorur
sirtarin e mesit dhe të sipërm.
7. Mos e bllokoni ventilatorin e ngrirësit duke i
vendosur ushqimet përpara. Duhet të ketë
gjithmonë një distancë minimale 3 cm përpara
grilës të ventilatorit të ngrirësit që ajri i nevojshëm
të qarkullojë në pjesën e ngrirësit.
8. Nëse nuk planifikoni të vendosni ushqime në
pjesën e ushqimeve të freskëta, ju lutem aktivizoni
funksionin Eco Fuzzy për kursim energjie. Pjesa e
ngrirësit vazhdon të ngrijë normalisht.
9. Aktivizoni funksionin "Kursim Energjie". Nëse
funksioni Kursim Energjie është aktiv, të gjitha
ikonat në ekran do të fiken përveç ikonës të
kursimit të energjisë. Të gjitha ikonat do të ndizen
nëse hapet dera e ushqimeve të freskëta ose
preket ekrani.
10. Rregullimet e rekomanduara të temperaturës
janë +4°C dhe -20°C përkatësisht për ndarjen e
ushqimeve të freskëta dhe atë të ngrirësit.
82

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis