Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Funksioni Fast Freeze; Vendosja E Ushqimeve Të Ngrira; Ngrirja E Ushqimeve Të Freskëta - Beko FSA13020 Bedienungsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für FSA13020:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 40
SQ
2 - Led jeshile - energjia e ndezur (Tensioni)
Ndizet kur pajisja është e lidhur me energjinë
dhe qëndron ndezur për sa kohë ka energji në
dispozicion. LED jeshile nuk jep informacione
për temperaturën brenda ngrirësit.
3 - Led e kuqe - Alarm i temperaturës të lartë
4 - Butoni i rregullimit të temperaturës
Alarm i temperaturës të lartë
Pasi pajisja ndizet për herë të parë alarmi nuk
është aktiv për 12 orët e para (led e kuqe është
e fikur).
Pas kësaj periudhe, led e kuqe mund të ndizet
(led e kuqe është e ndezur) në rastet e
mëposhtme:
- Nëse pajisja është e mbingarkuar me ushqime
të freskëta
- Nëse dera është lënë hapur gabimisht.
Në këto raste led e kuqe do të qëndrojë e
ndezur derisa pajisja të arrijë temperaturën e
caktuar.
Nëse led e kuqe është e ndezur prisni 24 orë
para se të njoftoni shërbimin e autorizuar.
E rëndësishme:
Temperaturat e arritura mund të ndryshojnë në
varësi të kushteve të përdorimit të aparatit, si:
vendndodhja, temperatura e ambientit,
shpeshtësia e hapjes të derës, sasia e
mbushjes me ushqime. Rregullimi i
temperaturës do të ndryshohet sipas këtyre
kushteve.
Nëse led e kuqe është e ndezur prisni 24 orë
para se të njoftoni shërbimin e autorizuar.
Mund të jenë vendosur ushqime të ngrohta
brenda ngrirësit dhe/ose dera është lënë hapur.
Pas 24 orësh punimi alarmi për temperaturën e
lartë (led e kuqe) duhet të fiket.

Funksioni Fast freeze

Për të aktivizuar funksionin FAST FREEZING, ju
lutem rregulloni rrotullën e vendosjes të
temperaturës në pozicionin „FAST FREEZE".
Këshillohet që t'i vendosni ushqimet që doni t'i
ngrini më shpejt në ngrirës 24 orë para se të
aktivizoni funksionin e ngrirjes të shpejtë.
Ndërkohë që ngrirja e shpejtë është e aktivizuar,
frigoriferi punon në temperaturë më të ulët për
ngrirësin.
Udhëzime për përdorimin
Funksioni Fast freeze zgjat për 50 orë. Pasi të
mbarojë, frigoriferi kthehet në kushtet normale të
punimit me një rregullim temperature prej 3 edhe
nëse rrotulla është përsëri e vendosur në pozicionin
"FAST FREEZE". Veçoria 'ecodesign' ofron kursim
energjie kur funksioni i ngrirjes të shpejtë nuk
anulohet për asnjë arsye. Kapaciteti i ngrirjes të
frigoriferit tuaj është matur dhe deklaruar me
funksionin e ngrirjes të shpejtë të aktivizuar.
Vendosja e ushqimeve të ngrira
Ngrirësi juaj është i përshtatshëm për të ruajtur për
kohë të gjatë ushqimet që shiten të ngrira dhe
mund të përdoret për të mbajtur ushqime të
freskëta.
Nëse ka një ndërprerje energjie, mos e hapni
derën. Ushqimet e ngrira nuk duhet të preken nëse
defekti zgjat më pak se 18 orë. Nëse ndërprerja
është e gjatë, atëherë ushqimet duhet të
kontrollohen dhe të hahen menjëherë ose të
gatuhen dhe të ngrihen përsëri.
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Ju lutem ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të
arritur rezultatet më të mira.
Mos ngrini sasi shumë të mëdha ushqimi
njëherësh. Cilësia e ushqimit ruhet më mirë kur
ngrihet deri në qendër të tij sa më shpejt të jetë e
mundur.
Nëse do të ngrihen sasi të mëdha ushqimesh të
freskëta, rregulloni çelësin e kontrollit në pozicionin
"FAST FREEZE" 24 orë para se të vendosni
ushqime të freskëta në ndarjen e ngrirjes të
shpejtë.
Rekomendohet fort të mbani rregulluesin në
pozicionin "FAST FREEZE" në periudhën jo më pak
se 24 orë për të ngrirni sasinë maksimale e
artikujve ushqimore të freskët të cila është
deklaruar si kapaciteti të ngrirjes. Duhet të keni
kujdes nuk të përzierni artikujve ushqimore të ngrirë
me artikujve ushqimore të freskët.
Sasi të vogla ushqimi deri në 1/2 kg. (1 lb) mund të
ngrihen pa funksionin e ngrirjes të shpejtë. Bëni
kujdes të veçantë të mos përzieni ushqimet tashmë
të ngrira me ushqimet e freskëta.
43

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis