Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Përpara Fillimit Të Punës; Gjatë Punës - Viking MB 248 Gebrauchsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MB 248:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Gjatë transportit të pajisjes ndiqni rregullat
ligjore lokale, veçanërisht për sa i përket
sigurimit të ngarkesës dhe transportit të
objekteve mbi platformën e ngarkimit.
4.5 Përpara fillimit të punës
Duhet të sigurohet që me pajisjen të
punojnë vetëm personat që i njohin
udhëzimet e përdorimit.
Përpara vënies në punë të pajisjes
kontrolloni sistemin e karburantit për
rrjedhje, në veçanti në pjesët e dukshme,
si p. sh. rezervuari, kapaku i rezervuarit,
lidhjet e tubave. Mos e ndizni motorin me
djegie të brendshme nëse sistemi ka
rrjedhje ose dëmtim – Rrezik zjarri!
Përpara vënies në punë rregulloni pajisjen
te shitësi i specializuar.
Mbani parasysh rregullat lokale për kohët
e përdorimit të pajisjeve të kopshtarisë që
punojnë me motor me djegie të
brendshme ose me elektromotor.
Kontrolloni plotësisht terrenin ku do të
vendosni pajisjen dhe largoni të gjithë
gurët, degët, telat, kockat dhe objektet e
tjera, të cilat mund të hidhen tutje nga
pajisja. Pengesat (p.sh. trungjet e pemëve,
rrënjët) mund të mos shihen lehtë kur bari
është i gjatë.
Për këtë arsye, përpara fillimit të punës me
pajisjen shënoni në sipërfaqen që do të
korret të gjitha objektet e huaja të fshehura
(pengesat), të cilat nuk mund të hiqen.
Përpara përdorimit të pajisjes, marmita me
defekt dhe të gjitha pjesët e tjera të
konsumuara dhe të dëmtuara duhen
ndërruar. Këshillat në pajisje për rreziqet
dhe paralajmërimet, të cilat nuk lexohen
ose janë dëmtuar, duhen zëvendësuar.
0478 111 9822 C - AL
Shitësi i specializuar i VIKING i ka gati të
gjitha etiketat ngjitëse rezervë dhe të gjitha
pjesët e tjera të këmbimit.
Pajisja lejohet të përdoret vetëm kur ajo
është në gjendje të sigurt funksionimi.
Përpara çdo vënieje në punë duhet
kontrolluar,
– nëse pajisja është montuar sipas
rregullave.
– nëse vegla prerëse dhe e gjithë njësia
prerëse (thika korrëse, elementet
mbërthyese, njësia kositëse) janë në
gjendje teknike pa probleme. Në
mënyrë të veçantë duhet bërë kujdes
për pozicionin e sigurt, për dëmtimet (të
çara ose plasaritje), si dhe për
konsumimin.(
11.5)
– nëse kapaku i rezervuarit është
mbërthyer mirë si duhet.
– nëse rezervuari dhe pjesët ku kalon
karburanti, si dhe kapaku i rezervuarit,
janë në gjendje teknike pa probleme.
– nëse pajisjet e sigurisë (p.sh. doreza
për ndaljen e motorit, kapaku i daljes,
karkasa, timoni, doreza mbrojtëse) janë
në gjendje teknike pa probleme dhe
funksionojnë siç duhet.
– nëse shporta për mbledhjen e barit
është montuar pa u dëmtuar dhe
plotësisht; nuk lejohet përdorimi i
shportës së dëmtuar për mbledhjen e
barit.
– nëse fileta e tapës së vajit është
mbërthyer mirë si duhet.
Nëse nevojitet, kryeni të gjitha punimet e
nevojshme ose drejtojuni një shitësi të
specializuar. VIKING rekomandon shitësin
e specializuar të pajisjeve VIKING.
4.6 Gjatë punës
Mos punoni asnjëherë kur në
zonën e rrezikut qëndrojnë
kafshë ose persona,
veçanërisht fëmijë.
Pajisjet e sigurisë dhe të aktivizimit të
instaluara në pajisje nuk duhet të hiqen
ose të anashkalohen. Në veçanti, doreza
për ndaljen e motorit nuk duhet fiksuar
asnjëherë në timon (p.sh. duke e lidhur).
Kujdes – Rrezik lëndimi!
Asnjëherë mos i vendosni duart
ose këmbët në ose poshtë
pjesëve që rrotullohen.
Asnjëherë mos e prekni thikën që
rrotullohet. Qëndroni gjithmonë larg nga
hapja e daljes.
Duhet respektuar gjithmonë distanca e
sigurisë e përcaktuar nga timoni. Timoni
duhet të montohet gjithmonë sipas
udhëzimeve dhe nuk lejohet që të bëhen
ndryshime të tij. Asnjëherë mos e vini në
punë pajisjen me timonin e palosur.
Asnjëherë mos vendosni objekte mbi
timon (p.sh. rroba pune).
Punoni vetëm në dritë natyrale ose kur ka
ndriçim artificial të mjaftueshëm.
Mos punoni me pajisjen kur bie shi, kur ka
shkreptima dhe veçanërisht kur ekziston
rreziku i goditjes nga rrufeja.
Kur terreni është i lagësht, për shkak të
qëndrueshmërisë më të vogël ekziston një
rrezik më i madh për aksidente.
Prandaj duhet punuar me shumë kujdes
për të parandaluar ndonjë rrëshqitje. Nëse
është e mundur, mos e përdorni pajisjen
kur terreni është i lagësht.
335

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mb 248 tMb 253Mb 253 t

Inhaltsverzeichnis