Shqip
► Nëse korrësja e barit është lagur: Lëreni të
korrësen të thahet.
► Pastrojeni korrësen e barit.
13 Transportimi
13.1
Transportimi i korrëses së barit
► Fikeni motorin.
Thika nuk duhet të rrotullohet.
► Hiqeni prizën e kandelave.
Shtyrja e korrëses së barit
► Shtyjeni korrësen e barit me ngadalë përpara
dhe në mënyrë të kontrolluar.
Bartja e korrëses së barit
► Mbani doreza mbrojtëse.
► Hiqni shportën për mbledhjen e barit.
► Shkëputni zgjatimin.
► Nëse korrësja e barit bartet me timonin e
kthyer për jashtë:
► Kapeni korrësen e barit nga njëri person me
të dyja duart te doreza e transportit (1) dhe
me të dyja duart nga personi tjetër tek
timoni (2).
► Ngrijeni dhe mbajeni korrësen e barit me dy
persona.
► Nëse korrësja e barit bartet me timonin e
kthyer:
► Palosni timonin,
► Kapeni korrësen e barit nga njëri person me
të dyja duart te doreza e transportit (1) dhe
me të dyja duart nga personi tjetër te doreza
(3).
► Ngrijeni dhe mbajeni korrësen e barit me dy
persona.
Transportimi i korrëses së barit në automjet
► Sigurojeni korrësen e barit në këmbë, në
mënyrë që të mos përmbyset dhe të mos
lëvizë.
14 Ruajtja
14.1
Mbajtja e korrëses së barit
► Fikeni motorin dhe lëreni të ftohet.
► Hiqeni prizën e kandelave.
364
8.2.
► Mbajeni korrësen e barit në mënyrë të tillë që
të përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit të mbahet larg rrezes së
veprimit të fëmijëve.
– Korrësja e barit është e pastër dhe e thatë.
– Korrësja e barit të mos jetë në vend ku
mund të rrëzohet.
– Korrësja e barit të mos jetë në gjendje të
rrokulliset.
Nëse kositësja e barit ruhet për më shumë se
3 muaj, vini re gjithashtu:
► Punoni deri sa të mbarojë karburanti.
► Pastrojeni serbatorin nga shitësi STIHL.
► Ndërrojeni vajin e motorit ashtu si
përcaktohet në udhëzimet e përdorimit të
motorit.
► Zhvidhosni kandelën dhe derdhni 3 ml vaj
motori në motor përmes hapjes së
kandelës.
► Tërhiqeni dhe kthejeni dorezën e ndezjes
disa herë.
PARALAJMËRIM
■ Kur tërhiqet doreza e ndezjes me tapën e
kandelës së hequr, mund të dalin shkëndija
për jashtë. Shkëndijat mund të ndezin avujt e
benzinës që ikin dhe të shkaktojnë zjarre dhe
shpërthime. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
ose të humbin jetën, si dhe mund të ndodhë
dëmtim i pronës.
► Mbajini tapat e kandelës larg vrimës së
kandelës.
► Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
14.2
Pozicioni i magazinimit
Korrësja e barit mund të paloset për ruajtjen e
hapësirës.
► Vendoseni korrësen e barit në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hiqni shportën për mbledhjen e barit.
► Vendosni lartësinë e prerjes në pozicionin më
të lartë.
11.2
► Palosni timonin.
13 Transportimi
8.2
0478-111-9815-B