Zgjidhja e problemeve
• Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit
mund të jetë ndotur, konsumuar, çarë ose të
mos jetë izoluar mirë. >>> Pastroni ose
ndërroni gominën. Gominat e dëmtuara /
çara bëjnë që frigoriferi të punojë më gjatë
për të ruajtur temperaturën aktuale.
Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët
ndërsa temperatura e frigoriferit është e
mjaftueshme.
• Temperatura e ngrirësit është rregulluar në
një vlerë shumë të ulët. >>> Rregulloni
temperaturën e ngrirësit në një gradë më të
ngrohtë dhe kontrolloni.
Temperatura e frigoriferit është shumë e ulët
ndërsa temperatura e ngrirësit është e
mjaftueshme.
• Temperatura e frigoriferit është rregulluar
në një vlerë shumë të ulët. >>> Rregulloni
temperaturën e frigoriferit në një gradë më
të ngrohtë dhe kontrolloni.
Ushqimet që mbahen në sirtarët e dhomëzës
së frigoriferit kanë ngrirë.
• Temperatura e frigoriferit është rregulluar
në një vlerë shumë të lartë. >>> Rregulloni
temperaturën e frigoriferit në një vlerë më
të ulët dhe kontrolloni.
Temperatura në frigorifer ose ngrirës është
shumë e ulët.
• Temperatura e frigoriferit është rregulluar
në një vlerë shumë të lartë. >>> Konfigurimi
i temperaturës së dhomëzës së frigoriferit
ka një efekt në temperaturën e ngrirësit.
Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose
ngrirësit dhe prisni derisa dhomëzat
përkatëse të arrijnë temperaturën e
mjaftueshme.
• Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për
një kohë të gjatë. >>> Mos i hapni dyert
shpesh.
• Dera është pak hapur. >>> Mbylleni derën
plotësisht.
• Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të
jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>> Mos
vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
Frigorifer / Manual i përdoruesit
• Frigoriferi është vënë në prizë ose është
mbushur me ushqime së fundi. >>> Kjo
është normale. Kur frigoriferi vihet në prizë
ose është mbushur së fundi me ushqime,
do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë
temperaturën e caktuar.
Dridhje ose zhurmë.
• Dyshemeja nuk është në nivel ose është e
paqëndrueshme. >>> Nëse frigoriferi tundet
kur lëvizet ngadalë, balancojeni duke i
rregulluar këmbët. Gjithashtu sigurohuni që
dyshemeja të jetë e fortë mjaft për të
mbajtur frigoriferin, dhe të jetë në nivel.
• Sendet që vendosni në frigorifer mund të
shkaktojnë zhurmë. >>> Hiqni sendet që
janë sipër frigoriferit.
Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për
shembull rrjedhje lëngjesh, spërkatje, etj.
• Rrjedha e lëngut dhe gazit është sipas
parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo
është normale dhe nuk është defekt.
Vjen një fishkëllimë nga frigoriferi.
• Përdoren ventilatorë për të ftohur
frigoriferin. Kjo është normale dhe nuk
është defekt.
Kondensim në muret e brendshme të
frigoriferit.
• Moti i ngrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe
kondensimin. Kjo është normale dhe nuk
është defekt.
• Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për
një kohë të gjatë. >>> Mos i hapni dyert
shpesh. Mbyllini nëse janë hapur.
• Dera është pak hapur. >>> Mbylleni derën
plotësisht.
Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis
dyerve.
• Mund të ketë lagështi në ajër; kjo është
normale në mot me lagështi. Kur lagështia
është më e ulët, do të shfaqet kondensimi.
Erë e keqe brenda frigoriferit.
• Disa enë ose materiale paketimi mund të
shkaktojnë erë. >>> Përdorni enë të tjera
ose materiale paketimi origjinale.
19 / 21 SQ