Herunterladen Diese Seite drucken

Beko B5RCNA345HG1 Bedienungsanleitung Seite 69

Werbung

Verfügbare Sprachen

Verfügbare Sprachen

Udhëzimet lidhur me sigurinë
A
1.3. Siguria elektrike
Produkti nuk duhet të futet në prizë gjatë
operacioneve të instalimit, mirëmbajtjes,
pastrimit, riparimit dhe transportimit.
Nëse kordoni i rrymës është i dëmtuar,
duhet të zëvendësohet nga shërbimi i
autorizuar për të evituar ndonjë rrezik që
mund të ndodhë.
Mos e futni kordonin e rrymës nën produkt
ose në pjesën e pasme të produktit. Mos
vendosni gjësende të rënda mbi kordonin e
rrymës. Kordoni i rrymës nuk duhet të
lakohet, të shtypet, dhe të bie në kontakt
me ndonjë burim të nxehtësisë.
Mos përdorni kordon zgjatës, pajisje me
shumë priza ose konvertor për të operuar
produktin.
Pajisjet me shumë priza ose furnizimi
portativ me energji elektrike mund të kenë
nxehje të tepër dhe të shkaktojnë zjarr.
Prandaj, mos të keni një pajisje me shumë
priza prapa ose afër produktit.
Priza duhet të jetë e lehtë për t'u qasur.
Nëse kjo nuk është e mundur, në instalimin
elektrik duhet të ketë një mekanizëm i cili
plotëson legjislacionin elektrik dhe që
shkëput të gjitha terminalet nga rrjeti
(siguresa, çelësi, çelësi kryesor etj.).
Mos prekni prizën me duar të lagura.
Kur e shkëputni pajisjen nga priza, mos e
mbani kordonin e rrymës, por prizën.
A
1.4. Siguria gjatë manovrimit
Ky produkt është i rëndë, mos e bartni vetë.
Mos e mbani produktin nga dera e tij gjatë
manovrimit me produkt.
Bëni kujdes që të mos e dëmtoni sistemin e
ftohjes dhe gypat gjatë manovrimit me
produkt. Mos e vëni produktin në funksion
nëse gypat janë të dëmtuar dhe kontaktoni
një shërbim të autorizuar.
A
1.5. Siguria gjatë instalimit
Kontaktoni shërbimin e autorizuar për
instalimin e produktit. Për të përgatitur
produktin për instalim, shikoni
informacionet në udhëzuesin për përdorues
dhe sigurohuni që pajisjet elektrike dhe ato
të ujit janë siç kërkohet. Nëse instalimi nuk
është i përshtatshëm, thirreni një elektricist
dhe hidraulik të kualifikuar në mënyrë që t'i
kryejnë aranzhimet e nevojshme.
Përndryshe, mund të ndodhë shkaktohen
shoku elektrik, zjarri, probleme me pajisje
ose lëndime.
Kontrolloni për ndonjë dëmtim në produkt
para se ta instaloni atë. Mos e instaloni
produktin nëse është i dëmtuar.
Vendoseni produktin në një sipërfaqe të
sheshtë dhe të fortë dhe drejtpeshoni me
këmbët rregulluese. Përndryshe, frigoriferi
mund të përmbyset dhe shkaktojë
dëmtime.
Produkti mund të instalohet në një ambient
të thatë dhe të ajrosur. Mos mbani qilima,
tepihë ose mbulesa të ngjashme për
dysheme nën produktin. Kjo mund të
shkaktojë rrezik të zjarrit si pasojë e
ventilimit / ajrosjes të papërshtatshëm / së
papërshtatshme.
Mos i bllokoni ose mbuloni vrimat e
ventilimit. Përndryshe, konsumimi i
energjisë elektrike mund të rritet dhe mund
të ndodhin dëmtime ndaj produktit tuaj.
Mos lidhni produktin në sistemet e
furnizimit siç janë pajisjet e furnizimit me
energji diellore. Përndryshe, produkti juaj
mund të dëmtohet si rezultat i luhatjeve të
papritura të tensionit!
Sa më shumë ftohës të përmbajë një
frigorifer, aq më e madhe do të jetë dhoma
e instalimit të tij. Në dhoma shumë të vogla,
mund të ndodhë një përzierje e ndezshme
mes gazit dhe ajrit në rast të rrjedhjes së
gazit në sistemin e ftohjes. Kërkohet të
paktën 1 m
04 / 21 SQ
vëllim për çdo 8 gram ftohës.
3
Frigorifer / Manual i përdoruesit

Werbung

loading