Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Udhëzimet E Instalimit; Shpaketimi; Përshkrimi I Produktit - Bosch TR4000 Montage- Und Gebrauchsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für TR4000:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Udhëzimet e instalimit
H Siguria e pajisjeve elektrike për
përdorimin në shtëpi dhe për
qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet
elektrike vlejnë në përputhje me EN
60335-1 standardet e mëposhtme:
„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
mbi 3 vjeç ose nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe dijesh
nëse ata mbahen nën vëzhgim ose
udhëzohen në lidhje me përdorimin e
sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet
që lindin nga përdorimi i saj. Fëmijët nuk
lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi
dhe mirëmbajta nga ana e përdoruesit
nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa qenë
nën vëzhgim."
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet,
ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi
ose shërbimi i tij i klientit ose një person
me kualifikim të ngjashëm, për të
mënjanuar rreziqet."
Lexojeni këtë manual të udhëzimeve të
instalimit dhe përdorimit me kujdes,
dhe më pas veproni sipas tyre! Ruajeni
për t'iu referuar në të ardhmen.
80
2
Udhëzimet e instalimit
Instalojeni bojlerin me qarkullim të vazhdueshëm siç
përshkruhet në pjesën e ilustruar. Ndiqni udhëzimet në
tekst .
2.1

Shpaketimi

Inspektojeni pajisjen për dëmtime nga transporti!
Hidheni paketimin, dhe nëse aplikohet, pajisjen e vjetër, në
mënyrë miqësore për mjedisin.
Çfarë vjen bashkë me pajisjen
(Fig. 1)
1. Kasa
2. Montimi (3 vida, 3 upa)
3. Treguesi i përdorimit
(vetëm në TR4000 6 EB dhe TR4000 8 EB)
4. Mbajtësja e instalimit
5. Kllapa e montimit
6. Aeratori
7. Dokumentacioni
2.2
Përshkrimi i produktit
Bojleri elektrik me qarkullim të vazhdueshëm është i
përshtatshëm ato të mbyllura (nën presion). Ai e ngroh ujin
ndërsa kalon përmes pajisjes.
Bojleri me qarkullim të vazhdueshëm ndizet dhe ngroh ujin kur
hapet rubineti nga uji i ngrohtë. Ai fiket sapo mbyllet rubineti.
Pajisja nuk mund të punojë me ujë të ngrohur paraprakisht,
sepse do të aktivizohet mbrojtja nga temperatura e lartë.
Ky instalim dhe manuali i udhëzimeve të përdorimit përshkruan
lloje të ndryshme pajisjesh:
Pajisje mbi lavaman:
TR4000 6 EB dhe TR4000 8 EB:
për lidhje fikse elektrike
Pajisje nën lavaman:
TR4000 4 ET dhe TR4000R 4 ET: me lidhje me prizë
TR4000 5 ET, TR4000 6 ET dhe TR4000 8 ET:
për lidhje fikse elektrike
Vetëm për pajisjet e instaluara në mënyrë të përhershme:
Pajisja është e pajtueshme me IEC 61000-3-12.
Përgatitjet për instalimin
(Fig. 2)
Mbyllni furnizimin me ujë përpara se të lidhni
pajisjen . Lidhja elektrike duhet të shkëputet nga rrjeti i
furnizimit me energji . Zhvidhosni siguresën ose
mbyllni automatin.
TR4000 | TR4000R – 6720876021 (2022/04)

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis