Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR056 Betriebsanleitung Seite 95

Akku-radio mit laterne
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR056:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 71
fabrikës. Pas konfirmimit, të gjitha parametrat e
përdoruesit dhe stacionet e ruajtura do të fshihen.
● [SW Upgrade]: Në të ardhmen mund të ketë në
dispozicion përditësime softueri për radion tuaj.
Ndërkohë që vihen në dispozicion përditësime
softueri, mund të gjeni informacion se si ta
përditësoni radion në faqen e internetit të Makita.
Zgjidhni këtë opsion për të bërë një përditësim të
softuerit.
● [SW Version]: Zgjidhni këtë opsion për të parë
versionin e softuerit të radios. Për të dalë nga
ekrani i softuerit, shtypni butonin Info/Menu.
● [Back]: Zgjidhni këtë opsion për të kthyer mbrapa
një hap në menutë e radios ose për t'u kthyer tek
ekrani i mëparshëm.
DËGJIMI I MUZIKËS
PËRMES TRANSMETIMIT
ME BLUETOOTH
Duhet ta çiftoni pajisjen me Bluetooth me radio përpara
se të mund të lidheni automatikisht për të luajtur/
transmetuar muzikë me Bluetooth përmes radios. Çiftimi
krijon një "lidhje" në mënyrë që të dyja pajisjet të mund
ta njohin njëra-tjetrën.
Shënim:
● Për të pasur cilësi më të mirë zëri, rekomandojmë
vendosjen e volumit në më shumë se dy të tretat
e volumit në pajisjen tuaj Bluetooth dhe më pas të
rregulloni volumin në radio siç kërkohet.
● Radioja mund të memorizojë deri në 8 sete pajisjesh
të çiftuara, kur memoria e tejkalon këtë shumë, do të
mbishkruhet historiku i çiftimit më të vjetër.
Çiftimi i pajisjes suaj me Bluetooth
për herë të parë
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
Shtypni butonin e modalitetit për të zgjedhur
modalitetin e Bluetooth. Ikona e statusit të Bluetooth
pulson dhe në ekran shfaqet "Çiftim" për të treguar
që radioja është e zbulueshme.
2. Aktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj sipas manualit
të përdorimit të pajisjes për ta lidhur radion. Gjeni
listën e pajisjeve me Bluetooth dhe zgjidhni pajisjen
me emrin e radios suaj (Me disa celularë që janë
të pajisur me versione më të hershme se Bluetooth
BT 2.1, mund të jetë e nevojshme të vendosni kodin
"0000").
3. Pasi të keni bërë lidhjen, do të bjerë një tingull
konfirmimi. Ikona e Bluetooth do të ndalojë së
pulsuari dhe do të shfaqet një shenjë konfirmimi pas
saj. Thjesht mund të zgjidhni dhe të luani muzikë nga
pajisja e burimit. Volumi mund të kontrollohet nga
pajisja e burimit, ose direkt nga radioja.
4. Përdorni kontrollet në pajisjen e aktivizuar për
Bluetooth ose në radio për të luajtur/vendosur në
pauzë dhe naviguar nëpër këngë.
Shënim:
● Nëse 2 pajisje me Bluetooth, që çiftohen për herë
të parë, kërkojnë për radion, ajo do ta shfaqë
disponueshmërinë e vet në të dyja pajisjet.
Megjithatë, nëse njëra pajisje lidhet me këtë njësi në
fillim, atëherë pajisja tjetër me Bluetooth nuk do ta
gjejë atë në listë.
● Nëse pajisja juaj me Bluetooth shkëputet
përkohësisht nga radioja, atëherë duhet ta rilidhni
manualisht pajisjen me radion.
● Nëse emri i radios suaj shfaqet në listën e pajisjeve
me Bluetooth por pajisja juaj nuk mund të lidhet me
të, ju lutem fshijeni artikullin nga lista dhe çiftojeni
pajisjen përsëri me radion duke ndjekur hapat që
tregohen më sipër.
● Rrezja optimale e transmetimit të Bluetooth është
rreth 10 metra (33 feet) kur nuk ka pengesa deri te
radioja, por ekziston mundësia e distancës deri në 30
metra (100 feet).
● Nëse lidhja me Bluetooth humbet për shkak të
tejkalimit të kohës së ndarjes, tejkalimit të distancës
optimale, pengesave ose ndryshe, mund të jetë e
nevojshme rilidhja e pajisjes suaj me radion.
● Pengesat fizike, pajisjet e tjera me valë ose pajisjet
elektromagnetike mund të ndikojnë në cilësinë e
lidhjes.
● Performanca e lidhjes me Bluetooth mund të
ndryshojë në varësi të pajisjeve të lidhura me
Bluetooth. Referojuni kapaciteteve të Bluetooth-it të
pajisjes suaj përpara se ta lidhni me radion. Mund të
mos mbështeten të gjitha funksionet në disa pajisje të
çiftuara me Bluetooth.
Luajtja e audios në modalitetin e
Bluetooth
Kur ta keni lidhur me sukses radion me pajisjen e
zgjedhur me Bluetooth, mund të filloni të luani muzikë
duke përdorur kontrollet në pajisjen tuaj të lidhur me
Bluetooth.
1. Pasi të ketë filluar luajtja, volumi mund të rregullohet
si në radio duke përdorur butonat e volumit, ashtu
edhe në pajisjen me Bluetooth duke përdorur
kontrollin e volumit të pajisjes.
2. Përdorni kontrollet e pajisjes suaj me Bluetooth për të
luajtur/ndaluar dhe ndryshuar këngët. Ose mund ta
kontrolloni luajtjen duke përdorur butonat Luaj/Pauzë,
Kënga tjetër, Kënga e mëparshme në radion tuaj.
3. Mbani shtypur butonin e lëvizjes shpejt përpara
ose lëvizjes mbrapa për të lëvizur te kënga aktuale.
Lëshojeni butonin kur të keni arritur te pika që doni.
95 SHQIP

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mr009g

Inhaltsverzeichnis