Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR056 Betriebsanleitung Seite 93

Akku-radio mit laterne
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR056:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 71
E RËNDËSISHME:
● Përpara se të lidhni pajisjen USB me karikuesin,
gjithmonë rezervoni të dhënat tuaja në pajisjen USB.
Ndryshe, të dhënat ka mundësi të humbasin.
● Karikuesi mund të mos i furnizojë me rrymë disa
pajisje USB.
● Kur nuk e përdorni apo pas karikimit, hiqeni kabllon e
USB-së dhe mbyllni kapakun.
● Mos e lidhni këtë fole USB-je me portën e USB-së
në kompjuter, sepse ka shumë të ngjarë të shkaktojë
prishje të njësive.
DËGJIMI I RADIOS DAB
Ndryshimi i stacioneve DAB
Për të shkuar në stacione radioje DAB, ndiqni këta
hapa:
1. Ndizeni radion duke shtypur butonin e energjisë.
2. Zgjidhni modalitetin e radios DAB duke shtypur
vazhdimisht butonin e modalitetit.
3. Nëse kjo është hera e parë që po përdoret radioja
DAB, atëherë radioja do të bëjë automatikisht një
skanim të plotë për të gjetur të gjitha stacionet e
radios DAB që janë në dispozicion. Gjatë procesit të
skanimit, ndërsa gjenden stacione të reja, numëruesi
i stacioneve do të rritet dhe stacionet do të shtohen
në listë, duke u ruajtur kështu në radio. Grafiku shirit
tregon progresin e skanimit.
4. Kur skanimi të përfundojë, radioja do të renditë
të gjitha stacionet që janë gjetur. Shtypni butonin
e kërkimit lart ose kërkimit poshtë për të lëvizur
nëpër listën e stacioneve dhe shtypni butonin e
përzgjedhjes për të shkuar te një stacion.
SHËNIM:
Për modalitetin e radios DAB, nëse sinjali i radios nuk
është i mirë, mund të jetë e nevojshme që ta çoni radion
në një vend tjetër ku sinjali është më i fortë.
Menuja e radios DAB
Mund ta hapni menunë e radios DAB duke mbajtur
shtypur butonin Info/Menu ndërkohë që radioja është në
modalitetin e radios DAB. Përdorni butonin e kërkimit
lart ose poshtë për të zgjedhur një nga veprimet dhe më
pas shtypni butonin e përzgjedhjes për të konfirmuar.
Parametrat standarde dhe të rekomanduara të radios
tregohen me një yllth.
Menuja e radios DAB ofron opsionet e mëposhtme:
● [Full Scan]: Zgjidhni këtë opsion për të bërë një
skanim të plotë dhe për t'i ruajtur të gjitha stacionet e
radios DAB që janë gjetur në listën e stacioneve.
● [Manual tune]: Zgjidhni këtë opsion për të shkuar
manualisht te një kanal/frekuencë DAB.
● [DRC]: Dynamic Range Control (i njohur gjithashtu si
DRC) mund ta bëjë më të lehtë dëgjimin e tingujve të
qetë kur radioja përdoret në një ambient me zhurmë
duke reduktuar gamën dinamike të sinjalit të audios.
Zgjidhni këtë opsion dhe më pas përdorni butonin
e kërkimit lart ose kërkimit poshtë për të theksuar
parametrin DRC të dëshiruar:
[1]: Kompresioni maksimal i aplikuar.
[1/2]: Kompresioni mesatar i aplikuar.
[0]: Asnjë kompresion i aplikuar.
Shtypni butonin e përzgjedhjes për të konfirmuar
parametrin.
● [Station order]: Zgjidhni këtë opsion dhe më pas
[Alphanumeric] për ta radhitur listën e stacioneve
sipas alfabetit ose zgjidhni [Ensemble] për ta radhitur
listën e stacioneve sipas DAB multiplex ose zgjidhni
[Valid] për të shfaqur vetëm ato stacione për të cilat
ka sinjal.
● [System]: Zgjidhni këtë opsion për të shkuar
te parametrat e menusë së sistemit dhe për ta
konfiguruar radion (shikoni kapitullin "Përdorimi i
menusë së sistemit" për hollësi).
● [Back]: Zgjidhni këtë opsion për të kthyer mbrapa një
hap në menutë e radios ose për t'u kthyer tek ekrani i
mëparshëm.
Shfaqja e informacionit DAB në ekran
Kur dëgjoni një transmetim radioje DAB, shtypni
vazhdimisht butonin Info/Menu për të kaluar nëpër
informacionet e mëposhtme në ekranin e radios.
● Dynamic Label Segment (Teksti që lëviz)
● Lloji i programit
● Emri i multiplex
● Frekuenca dhe kanali
● Gabim sinjali/Forca
● Bit rate/Lloji i audios
● Data
DËGJIMI I RADIOS FM
Ndryshimi i stacioneve FM
Për të shkuar në stacione radioje FM, ndiqni këta hapa:
1. Ndizeni radion duke shtypur butonin e energjisë.
2. Zgjidhni modalitetin e radios FM duke shtypur
vazhdimisht butonin e modalitetit.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e kërkimit lart ose
kërkimit poshtë për të shkuar automatikisht në një
stacion FM me frekuencë përkatësisht më të lartë ose
më të ulët. Radioja do të ndalojë skanimin kur gjen
një stacion që ka forcë të mjaftueshme. Ekrani do të
tregojë frekuencën e sinjalit që është gjetur. Nëse ka
në dispozicion informacion RDS, pas pak sekondash
ekrani do të tregojë emrin e stacionit të radios.
4. Shtypni butonin e kërkimit lart ose kërkimit poshtë për
të gjetur me imtësi frekuencën me hapat 0.05MHz
nëse është e nevojshme.
93 SHQIP

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mr009g

Inhaltsverzeichnis